David Vija ka çuar në 301 numrin e golave të shënuar në karrierën e tij si profesionist, falë dy golave të shënuar në suksesin 3-1 të Barcelonës në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Deportivo Alavesh.
30 vjeçari ka arritur të kthehet përsëri pranë formës së tij më të mirë, duke lënë pas dëmtimin që i kushtoi 9 muaj larg fushave të futbollit, pasi theu këmbën në dhjetorin e kaluar, ndërsa tani ka arritur shifrën e 39 golave për Barcelonën, skuadër të cilës iu bashkua në fillimin e sezonit 2010-2011 nga Valencia.
Të 301 golat si profesionist të “El Guahe” kanë ardhur me fanellën e Sporting Gijon, Saragoza, Valencia, Barcelona dhe kombëtares të Spanjës, ku me këtë të fundit ai është afirmuar si një prej golashënuesve më të mirë në qarkullim në futbollin botëror.
GOLAT E DAVID VIJA
Sipas ekipeve:
Kombëtarja: 53
Sporting Gijon: 41
Saragoza: 38
Valencia: 129
Barcelona: 39
Sipas turneve:
Primera Division: 166
Segunda Division: 38
Kombëtare: 53
Liga e Kampioneve: 15
Kupa e Mbretit: 14
Superkupa e Spanjës: 2
Kupa UEFA: 11
Kupa Intertoto: 1
RESPEKTE!