Revista e specializuar braziliane, “Pluri Consultoria”, ka publikuar një listë me rrogat e trajnerëve më të paguar që futbollin botëror, duke i renditur ata sipas përfitimeve vjetore të deklaruara nga klubet.
Trajneri që ka rrogën më të lartë në botë është Zhoze Murinjo, i cili paguhet 15.3 milion euro në sezon nga Real Madrid. Por jo të gjitha këto para përfundojnë në xhepat e portugezit, rroga neto (pa taksa) e të cilit është 7.3 milion euro në sezon. Kësisoj, Murinjo mund të jetë më i paguari, por jo ai që fiton më shumë.
Listën e atyre që fiton më shumë e kryeson Karlo Ançeloti, i cili paguhet “vetëm” 13.5 milionë euro nga Paris Sent Zhërmen, por nga këto para, në xhepat e tij përfundojnë 7.4 milion euro neto, aq sa mjaftojnë për të kaluar Murinjon në këtë klasifikim falë taksave më të ulëta që paguhen në Francë.
Ai që përfiton më shumë rrogë neto, në krahasim me rrogën bruto që paguhet, është një tjetër italian, Fabio Kapelo, i cili paguhet 7.8 milion euro në vit nga Rusia, por vetëm 1 milion euro shkojnë në llogaritë e institucionit të taksave, pasi pjesa tjetër përfundon në xhepat e tij.
Në klasifikimin e 30 trajnerëve më të paguar në botë, figurojnë 7 italianë, ndërsa bie në sy fakti që trajneri aktual i Barcelonës, Tito Vilanova, gjendet në vendin e 8-të të klasifikimit, duke përfituar 7 milion euro (bruto) në sezon, ndërsa mes 30 trajnerëve më të paguar më të paguar në botë nuk figuron tekniku i Spanjës, Kampioni i Botës dhe i Evropës, Visente Del Boske. /lajmeshqip
Lista e 30 trajnerëve më të paguar në botë për një sezon:
1. Zhozeé Murinjo (Real Madrid 15.3 mln euro)
2. Karlo Ançeloti (PSZH 13,5 mln euro)
3. Marçelo Lipi (Guangzhou Evergrande 10 mln euro)
4. Aleks Ferguson (Mançester Junajtid 9.4 mln euro)
5. Arsen Venger (Arsenal 9.3 mln euro)
6. Gus Hidink (Anzhi 8.3 mln euro)
7. Fabio Kapelo (Rusi 7.8 mln euro)
8. Tito Vilanova (Barcelona 7 mln euro)
9. Hose Antonio Kamaço (Kina 5.9 mln euro), Roberto Mançini (Mançester Siti 5.9 mln euro)
11. Frank Rajkard (Arabia Saudite 5.3 mln euro)
12. Jup Heinkes (Bajern Mynih 5.2 mln euro)
13. Andre Vijas Boas (Totenhem 4,5 mln euro)
14. Herri Redknap (QPR 4 mln euro), Horge Hesus (Benfika 4 mln euro)
16. David Mojes (Everton 3.6 mln euro), Manuel Pelegrini (Malaga 3.6 mln euro), Paulo Autuori (Katar 3.6 mln euro)
19. Abel Braga (Fluminense 3.5 mln euro)
20. Luçiano Spaleti (Zenit 3.3 mln euro)
21. Antonio Konte (Juventus 3 mln euro), Çesare Prandeli (Italia 3 mln euro), Vanderlei Luksemburgo (Gremio 3 mln euro), Murisi Ramajho (Santos 3 mln euro), Tite (Korinthians 3 mln euro)
26. Otmar Hitzfeld (Zvicër 2.6 mln euro)
27. Hoakim Lëv (Gjermani 2.5 mln euro), Marcelo Bielsa (Atletik Bilbao 2.5 mln euro), Martin O’Nill (Sandërlend 2.5 mln euro), Roi Hodgson (Angli 2.5 mln euro)
Alo gazetari mundohuni ti shkruani si duhet emrat e njerezve. Nuk thuhet Zhoze por Hose. Trajneri i Realit nuk eshte Francez por portugez. Neser do ju sjell librin e kendimit dhe abetaren e klases se pare…….
Jose Mourinho, dhe jo Hose, ne France nuk ia perkthen njeri emrin, se emri mbetet emer.
o aleksander i madh lexoje njehere mire artikullin e pastaj komenti.
po pse do e lexoj pa aty zhoze pa dhe framce e tha eshte francez lol