Mario Baloteli, tatuazh me thënien e Genghis Khan: Jam ndëshkuesi i dërguar nga Zoti

29 Nëntor 2012, 20:53Sport TEMA
Mario Baloteli, tatuazh me thënien e Genghis Khan: Jam ndëshkuesi i

Mario Baloteli shënoi golin e parë në Premier Ligë këtë sezon, mbrëmjen e djeshme ndaj Uigan. Dhe, për të festuar fitoren nuk shkoi me shokët e vet, por vendosi që të bëjë një tatuazh shumë arrogant, ashtu siç janë shpesh herë sjelljet e tij.

Baloteli vendosi që të bëjë si tatuazh një thënie të famshme të  Genghis Khan.

“Unë jam ndëshkuesi i dërguar nga Zoti. Nëse ju nuk do të kishit kryer mëkate të mëdha, Perëndia nuk do të kishte dërguar një ndëshkues si unë mbi ju”, është thënia e Genghis Khan, të cilin Baloteli e ka bërë si tatuazh në trup.

1 komente në “Mario Baloteli, tatuazh me thënien e Genghis Khan: Jam ndëshkuesi i dërguar nga Zoti”

  1. Mark says:

    Tatuazhin tjeter beje me boje te bardhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje