Mesi, Ronaldo dhe Iniesta, tri kandidatët zyrtarë për “Topin e Artë”

29 Nëntor 2012, 19:11Sport TEMA

Lionel Mesi, Andres Iniesta dhe Kristiano Ronaldo janë 3 kandidatët e mbetur për fitoren e trofeut të “Topit të Artë” për vitin 2012., siç u shpall sot nga FIFA që bëri të ditur emrat e tre futbollistëve të kampionatit spanjoll. Pak a shumë, kandidatura e këtyre tre futbollistëve pritej, pasi ata kanë qenë vendimtarë me klubin apo kombëtaren gjatë vitit 2012.

Lionel Mesi ka fituar vetëm Kupën e Mbretit me Barcelonën në vitin 2012, por ka arritur të shënojë shifrën e pabesueshme të 82 golave që nga janari, vetëm 3 gola më pak se rekordi që mbahet nga Gerd Myler. Argjentinasi mund të bëhet i pari që fiton 4 herë trofeun më të rëndësishëm individual për futbollistë.

Kristiano Ronaldo, ka qenë lojtari kryesor i Real Madrid në edicionin e kaluar, duke ndihmuar këtë skuadër të fitojë titullin në Spanjë, falë 46 golave të tij. Një arritje tjetër është edhe shkuarja deri në gjysmëfinalet e Euro 2012 me Portugalinë.

Ndërkohë, Andres Iniesta ka fituar po ashtu si Mesi vetëm Kupën e Mbretit me Barcelonën, por u shpall “Lojtari më i vlefshëm” i Euro 2012, të cilën e fitoi me kombëtaren e Spanjës. Ai arriti të merrte çmimin “Lojtari i Vitit UEFA” duke mundur pikërisht Mesin e Ronaldon.

Braziliania Marta dhe amerikanet Ebi Uambah e Aleks Morgan janë konkurrentet për “Topin e Artë” në futbollin e femrave.

Në kategorinë e “Trajnerit të Vitit”, trofeu do të diskutohet mes Visente Del Boske, Zhoze Murinjo dhe Pep Guardiola, me dy të parët që duken më të favorizuar falë arritjeve të tyre në vitin 2012.

Bruno Bini, Norio Sasaki dhe Pia Sandhexh është treshja e trajnerëve që konkurrojnë për trofeun “Trajneri i Vitit” në futbollin  femrave.

Ndërkohë, janë përcaktuar edhe tre finalistët e trofeut “Pushkash” për golin më të bukur të vitit dhe ata janë Radamel Falkao, Neimar dhe Miroslav Stoh.

Të gjithë fituesit e këtyre trofeve do të bëhen të ditur me 7 janar, në mbrëmjen gala të organizuar në Zyrih.

9 komente në “Mesi, Ronaldo dhe Iniesta, tri kandidatët zyrtarë për “Topin e Artë””

  1. TOTILA says:

    Une nuk arrij qe te kuptoj nje gje : C’pune ka apo CFARE e lidh RONALDEN me “TOPIN e ARTE” apo u duhet per dekor dhe numeror TOPI !!!!

  2. tamam e ke o totila!E SA KE LIDHJE TI ME FUTBOLLIN KA DHE RONALDO ME TOPIN E ARETE.

  3. madrid says:

    topi arte nuk eshte nje cmim objektiv por nje cmim subjektiv.thjesht uefa po nge nje mit te ri qe do te qendroj gjat ne pjedestslin e futbollit.jo se se meriton por eshte mbivlersuar shum fare duke ber qe ne fund njerzit ta shohin kete cmim si nje pron te platinis.kur spanja fitoi cupen e botes dhe golin ne finale e shenoi iniesta nuk ju dha topi i arte,por canavaro e fitoi kete trofe pikerisht se italia e tij fitoi cupen e botes ne 2006 dhe ai ishte lojtari me i mir italian.po lozet me dy standarte;beni si them une e mos beni si bera une.topi arte i takon inistas.

  4. TOTILA says:

    PO ” MADRID” , Je dhe eshte me drejta T’A MARRE INIESTA ,QE te mos kete me QEJFMBETJE !

  5. madrid says:

    totila!Iniesta e meriton dhe jo ta mar per te shuar polemikat sepse ka fituar vec atyre qe ka fituar mesi 2 cupa europe dhe nje kampionat boteror dhe per keto s’ka mar asnje vlersim nga fifa apo uefa.po te kesh inesten ne ekip dhe gjyshi ime ka rezik shpallet golashenus(shiko dy golat e funduit te mesit me levanten)

  6. Leo says:

    Iniesta, Iniesta, Iniesta e meriton Topin e Arte!

  7. ajax says:

    Madrid topi i arte nuk eshte i UEFA-s dhe nuk quhet me topi i arte por eshte topi i FIFA-s.Me perpara isshte cmimi qe jepte Franc futboll.UEFA ka cmimin fanela e arte.Messi psh.ka fituar nje top te arte ne 2009 dhe dy topat e FIFA-s ne 2010,2011.Totila po pse ne 2010 cf e lidhte Messin me topin e FIFA-s ose po e leme me me emrin e vjeter me topin e arte?Dhe po ta shpjegoj,per topin e arte ne 2010 ne podium duhet te ishin Snajder,Kasijas dhe Iniesta.Snajder njeriu qe coi Interin ne majat e futb.me 1 tiplete,2coi Hollanden ne finale te boterorit,golshenuesi me i mire i kamp.bot me 5gola bashke me Forlan dhe me Muller te gjerm.ky i fundit fitoj kepucen earte per shkak se kishte luajtur me pak se dy te paret,them Ksijas si fitues i bot,them Iniesta si fit.i bot.dhe golsh.ne finale,po pse e fitoi Messi une nuk e di???Dhe ne gjysem finale te cl.kunder Barces,elimi.Barc,Iniesten Messin dhe ne ndeshjen e pare shenoi edhe gol.Mire qe Snajder nuk e fitoi topin e arte por sishte as ne ne podium.Pra topi i arte eshte cmim subjektiv.

  8. TOTILA says:

    “AJAX” .Se pari SCHNAJDER nuk e kishte as staturen dhe as tagrin per ta fituar “TOPIN e ARTE”. E dyta. Jam dakord qe “TOPI i ARTE ” nuk eshte me “PRONESI ” E EUROPES ,por eshte unifikuar per t’ia dhene futbollistin me te kompletuar qe sipas SPECIALISTEVE ,KEMBENGUL, SIPAS SPECIALISTEVE ,e meriton . GJykimi i specialisteve eshte totalisht i zhveshur nga SUBJEKTIVIZMI dhe ata kane parametrat e tyre qe duke i krahasuar ,japin me ne fund nje gjykim te unifikuar dhe profesional . Une i di parimet e specialisteve ,kriteret ,bile kohe me pare i kam RENDITUR 20 kriteret ku specialistet bazohen ,por tani nuk eshte vendi te behem i MERZITESHEM dhe do te dukej shenje JO MODESTIE nese do t’i RIKUJTOJA. E shikoj qe kronikan i mire dhe mban mend shume detaje historike . Per nga cilesite individuale ti , une por besoj se edhe 70% e opinionit sportiv boteror dhe tifozeve mendojne se ky titull pa dyshim qe i perket MESSIT. Kjo eshte absolute dhe nuk ka nevoje per diskutim . Po te risjell ne mendje vetem RIVALITETIN QE PO NDODH MIDIS TE DYVE MESSIT-RONALDO qe prej nheshjeve eleminatore te 12 dhe 16 tetorit per KAMPIONATIN BOTEROR QE do te zhvillohet ne BRAZIL. Shifrat anojne komplet nga ana e MESSIT, SI NE CHAMPIONS LEAGUE ,dhe ne LA-LIGA . Nuk dua te permend numrin e golave te MESSIT ,POR DI QE AI VETEM NE 8 NDESHJET E FUNDIT KA NJE MESATARE TE FRIKESHME krahasuar me RONALDON. Pse si kujton ti se RONALDUA nuk do te shenoje ? PSE ESHTE MERZITUR RONALDUA ? Aresyeja ESHTE SE : Ai nuk ka me kapacitete intelektuale e sportive qe te ndjeke MESSIN .Ai eshte i lodhur dhe i DEKURAJUAR ,sepse ne fund te fundit ai nuk ka me “FUQI” QE TE NDJEK MESSIN .Nga ana tjeter MESSI nuk shfaq as me te voglen shenje MENDJEMADHESIE apo HISTERIZMI sic ben RONALDUA kur shenon ,sepse ato qe MESSI BEN i ben sepse per ata ato jane gjera te zakoneshme .Por GJENIALITETIT TE VET ai i shton dhe punen e pandaleshme qe ai ben. Ne se titullin e merr INIESTA ,jam shume dakord qe e meriton per cka dhene .Por lepuri fle diku tjeter. F.I.F.A mund t’ia jape titullin INIESTES qe MESSI te mos shkaktoj alergji tek kreret e futbollit sepse do te eklipsone te gjithe ata lojtare qe e kane marre ate me se shumti 3 here ,pa dashur te permend emra .Dhe ne se kjo ndodh ( dhe kam mendimin se keshtu do te ndodhe , “TOPIN e ARTE do t’a marre INIESTA) , atehere per kete edicion ” TOPI i ARTE ‘ do te jete nje cmim ,le te themi ashtu subjektiv. Po e riperseris qe : 70% e TIFOZERISE BOTERORE per gjerat qe ka bere MESSI ne harkun e nje viti ,pa dyshimin me te vogel ja japin atij CMIMIN.

  9. ajax says:

    Jam sh dakort me ty Totila,por te lutem ma shpjego pak pse e fitoi Messi ne ne 2010? Nuk eshte vetem Messi qe ka fitur pa te drejte po te them disa,Uhea,Sammer,Rivaldo,Nedved apo dhe ndonje tj. me vone do ti shpjegoj dhe arsyet.Ciao.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje