Në Angli Murinjon e shohin trajnerin e ardhshëm të Sitit

30 Nëntor 2012, 12:50Sport TEMA

Gazeta britanike “The Sun” ka publikuar lajmin se Zhoze Murinjo nuk ka vendosur ende se ku do të drejtojë në sezonin tjetër vetëm për faktin se është në pritje të shkarkimit të Roberto Mançinit nga drejtimi i Mançester Sitit. Sipas kësaj gazete, trajneri portugez thjesht pret largimin e italianit, pasi ky i fundit u eliminua në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve për të dytin vit radhazi.

Megjithëse Mançini ka firmosur një kontratë deri në vitin 2017, sheiku Mansur mund të tundohet por ta larguar atë nga drejtimi, nëse arrin të marrë portugezin që shumëkush e cilëson trajnerin më të mirë në botë për momentin. Jo rastësisht, menaxheri i Murinjos, Horge Mendes, ka patur një takim në Portugali me drejtorin e ri sportiv të klubit anglez, Çiki Begirishtajn.

Për më tepër, gazeta ka zbuluar nga burime pranë Murinjos se ky i fundit do të preferonte shumë më tepër të drejtonte Mançester Sitin sesa PSZH, nëse vendos të largohet nga “Santiago Bernabeu” ku ka edhe 4 vite të mbetura në kontratën e tij.

Jo rastësisht, Murinjo dhe Mançini kanë thumbuar në distancë njëri-tjetrin gjatë kohëve të fundit. Fillimisht, portugezi deklaroi se në asnjë skuadër të madhe nuk do të kishte mbijetuar një trajner i cili eliminohej dy vite radhazi në Ligën e Kampioneve. Ndërsa Mançini u përgjigj me deklaratën se Murinjo nuk ishte shefi i tij dhe se bënte mirë të mos komentonte më ekipet e të tjerëve. Ndërkohë, vetë tifozët e Mançester Sitit janë kundër portugezit që më parë ka drejtuar Çelsin. Ata lëshuan kore kundër tij gjatë të gjithë ndeshjes së Ligës së Kampioneve mes Mançester Sitit dhe Real Madrid.

1 komente në “Në Angli Murinjon e shohin trajnerin e ardhshëm të Sitit”

  1. aleksandri i madh says:

    O gazetar profesionist! Quhet Hoze dhe jo Zhoze. Trajneri i Realit eshte portugez dhe jo francez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje