Skolari shkakton polemika në prezantim: Lojtarët që nuk e durojnë presionin, të punojnë në Bankën e Brazilit

30 Nëntor 2012, 11:43Sport TEMA

Luiz Felipe Skolari nuk e ka filluar në mënyrën më të keqe të mundshme eksperiencën e tij të dytë si trajner i Brazilit, pasi që në ditën e prezantimit është ndeshur me vështirësi të paparashikuara por shkak të një batutë të bërë gjatë konferencës për shtyp. Pasi u premtoi brazilianëve titullin e 6-të Kampion Bote, Skolari tha se lojtarët që nuk e duronin trysninë, bënin më mirë të zgjidhnin një punë të lehtë në “Banco do Brazil”, banka kombëtare e këtij vendi.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i bankës, që e cilësoi të gabuar këtë deklaratë të trajnerit të sapozgjedhur duke kritikuar ashpër nënvlerësimin që i kishte bërë punonjësve të saj.

“Banka ndjehet krenare për 116 mijë punonjës që veshin ngjyrat e saj, ngjyrat e Brazilit, çdo ditë, duke punuar me përkushtim për nevojat e klientëve. Felipao (emri me të cilin Skolari njihet në Brazil), jo vetëm tregoi mungesë respekti ndaj punonjësve të bankave, por tregoi mungesë të plotë njohurie rreth realitetit të punës në sistemin financiar. Shpresojmë që ai të mos jetë aq larg botës së futbollit sa është me realitetin e situatës së punës në bankë”, ishte batuta e përfshirë në deklaratën e bankës braziliane.

Duket se ky reagim ka shtyrë Skolarin të kërkojë menjëherë falje, siç u konfirmua nga një deklaratë tjetër për shtyp e lëshuar nga banka pak orë më vonë, e cila sqaroi se trajneri ishte një klient i saj prej shumë kohësh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje