Otmar Hitzfeld beson se një fitore e mundshme e Bajern Mynih ndaj Borusia Dortmund në sfidën direkte të së shtunës do të mbyllë përfundimisht luftën për titullin kampion në Gjermani. Në ndeshjen që luhet në “Allianz Arena”, vendasit do të kërkojnë një fitore për të thelluar diferencën e 11 pikëve që kanë me kampionët në fuqi, të cilët aktualisht janë të tretët në renditje.
“Nëse Bajerni fiton, atëherë titulli është i vendosur dhe Bundesliga bëhet e mërzitshme”, tha trajneri aktual i Zvicrës në një prononcim për “Sky Sports”.
“Megjithatë, nëse Dortmund fiton, Bajern mund të gabojë përsëri dhe Dortmundi sipas meje ka cilësi të mjaftueshme për të mposhtur Bajernin. Kjo ka qenë historikisht një ndeshje klasike, pak a shumë si Real Madrid kundër Barcelonës në Spanjë”.
63 vjeçari lavdëroi Jurgen Klop për punë e tij me Dortmundin dhe sidomos blerjen e Marko Reus, por mendon se uria e bavarezëve për sukses mund të jetë ajo që do të përcaktojë këtë sfidë.
“Marko Reus ishte një transferim i madh, ndoshta më i mirë se ai i Shinji Kagaua. Dortmund ka besim te vetja duke u bazuar te e kaluara, në të cilën ka treguar se në një ditë të mirë mund ta mposhtë Bajernin. Por këta të fundit nuk kanë qenë kurrë më të uritur se tani, pasi gjithë trysnia është mbi ta. Të gjithë e dinë që nuk mund të ekzistojë një vit i tretë pa një trofe për Bajernin, ndaj besoj se ata i kanë bërë detyrat dhe nuk do të gabojnë më”./lajmeshqip
Borusia ja ka varur kampiionatit gjerman se do Championsin kete vit. Mision i veshtire por jo i pamundur.
Bayern lufton per te dyja:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/10/blog-post.html
…Po pse,si mendon ti? Bayern te hapi portat dhe te beje sikur luan futboll,apo Dortmundi te shtrohet dhe te mesoj te luaj qe ta mundi Bayern-in?