Murinjo sfidon tifozët e pakënaqur

1 Dhjetor 2012, 11:43Sport TEMA

Zhoze Murinjo ka vendosur të përballet me tifozët që e kanë vërshëllyer kohët e fundit në stadium, duke u hedhur atyre dorashkën e sfidës, si gjithmonë në stilin e tij të veçantë. Trajneri portugez ka deklaruar se do të hyjë i vetëm në fushën e lojës 40 minuta para fillimit të ndeshjes së Real Madrid ndaj Atletiko Madrid, në mënyrë që tifozët të kenë mundësi ta vërshëllejnë qetësisht atë, pa bezdisur skuadrën kur luan.

“Tifozët më duartrokasin apo më vërshëllejnë, por kjo është jeta në futboll. Unë do të zbres në fushë i vetëm në orën 21.20”, tha trajneri në konferencën për shtyp para derbit.

“Ata të cilët duan të vërshëllejnë, le ta bëjnë një gjë të tillë atëherë. Njerëzit që vijnë më pas, duhet të mbështetin ekipin e tyre, të mbështetin Real Madrid, në mënyrë që kjo skuadër të arrijë objektivin që është fitorja e ndeshjes”.

“Unë nuk e shoh këtë si një sfidë. Nëse ata duan të vërshëllejnë, do ta pranoj me thjeshtësi dhe qetësi gjithashtu, pasi kam shumë vite në këtë zanat. Sulmet ndaj meje janë kthyer në sportin kombëtar këtu, por unë e pranoj, pasi kështu të paktën njerëzit kënaqen. Për mua nuk përbën ndonjë problem”, ishte deklarata e Murinjos që tashmë pret të shohë a ka më mbështetjen e tifozëve apo i ka përfundimisht kundër ata.

1 komente në “Murinjo sfidon tifozët e pakënaqur”

  1. megjithese jam tifoz gjerman per kete tipin nuk e di por kam pas gjithmon konsiderat,per mua eshte tranieri me i mire ne bot.te kishte bayern nje te till ne stol do i kishit haruar CHL se do ishin vetem gjermane.mentaliteti dhe talenti gjerman plus karakterin fitues dhe shpirtin e murinjos futbolli do fliste gjermanisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje