Siti, shpenzime të larta edhe për menaxherët e lojtarëve

1 Dhjetor 2012, 12:15Sport TEMA

Kampionët e Anglisë të Mançester Sitit janë ekipi që kryeson renditjen e vitit 2012 për shpenzimet rreth menaxherëve të lojtarëve dhe kuotave që ata përfitojnë gjatë transferimit të tyre. Kjo skuadër, që kryesonte këtë listë edhe një vit më parë, ka shpenzuar 10.54 milion paund që nga janari, deri në shtatorin 2012, të gjitha para që i kanë shkruar menaxherëve të ndryshëm të futbollistëve të saj.

Liverpuli është në vendin e dytë të këtij klasifikimi, me 8.6 milion paund të shpenzuara për menaxherë futbollistësh, ndërsa vendin e tretë e mban në mënyrë të pabesueshme klubi që aktualisht renditet i fundit në kampionatin anglez, QPR, me 6.82 milion paund të shpenzuara.

Vendi i katërt i takon Totenhem, që ka shpenzuar 6.6 milion paund dhe renditet para Çelsit (6.5 milion paund), Arsenal (5.6 milion paund) dhe Uest Hem (4.4 milion paund), ndërsa Mançester Junajtid ka paguar vetëm 3.7 milion puand në vitin 2012 për menaxherët e lojtarëve, një rënie me 0.8 milion paund në krahasim me një vit më parë.

Sipas raportit të publikuar nga Liga Angleze, 77 milion paund të shpenzuara nga 20 klubet e elitës së futbollit në këtë vend, përfaqësojnë një rritje prej 5.13 milion paund të një viti më parë.

Sauthempton është klubi që ka paguar më pak, vetëm 646106 paund, duke qenë e vetmja skuadër që ka shpenzuar më pak se 1 milion paund për kuotat e menaxherëve të futbollistëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje