Lionel Mesi ka folur për të kaluarën dhe të tashmen e tij në një intervistë të dhënë për revistën prestigjioze “Voetbal International”, ku ka pranuar se sa shumë i detyrohet katalanasve që e kanë transformuar atë në një lojtar të kompletuar.
“Një gjë është e sigurt, këtu, në akademinë e Barcelonës, kam mësuar shumë, pasi punohet në mënyrë ndryshe nga pjesa tjetër e botës, si në kontrollin e topit, ashtu edhe në pasimin apo në ekzekutimin e sistemit taktik. Unë vija nga Argjentina, ku bëja çfarë të doja, atje pak a shumë puna ynë ishte të vraponim. Këtu mësova se si luhet në të vërtetë në ekip”.
Barcelona luan pa një sulmues të mirëfilltë, por Mesi nuk mendon se sistemi pa një “9” është krijuar për t’iu përshtatur atij. “Nuk mund të thuhet se pozicioni i “9 false” është krijuar për mua, ai është fryt i një sistemi specifik loje. Unë thjesht mundohem të bëj sa më mirë punën time në fushë. Çelsi i lojës është ekipi. Ksavi dhe Iniesta kanë shumë gjëra të përbashkëta. Kur të dy janë në fushë dhe kemi ne topin, gjërat vështirësohen shumë për kundërshtarin. Me Fabregas kuptohem mirë, të dy e dimë se cila është loja që kërkon Barça dhe është e lehtë të luaj përkrah tij. Debatet me Vijan? Unë një diktator i vogël? Nuk më shqetëson ajo që shkruhet për mua, shokët e mi e dinë se nuk jam ashtu, ata e dinë se si jam në të vërtetë”, tregon argjentinasi, i cili në fund ka folur edhe për krahasimet me yjet e futbollit botëror në vite.
“Më pëlqejnë vlerësimet, por unë vazhdoj të jem kritiku më i madh ndaj vetes. Krahasimi më Pele dhe Maradonën është një nder i madh, për shkak të madhësisë së këtyre dy kolosëve të futbollit. Por unë synoj mbi të gjitha të jem më i miri për veten time dhe ekipin, nuk shoh të tjerët. Për këto gjëra do të mendoj kur të mbyll karrierën”, tha lojtari që këtë vit është kandidat për “Topin e Artë” të katërt radhazi.
Jeni treshe e persosur qe do te mbeteni gjate ne mendjet e njerezve, jo vetem per perfomancen e shkelqyer ne futboll, por edhe per dinjitetin e futbollit, si njerez te rregullt dhe paqesore, pa komplekse te superoitetit.
Jeni legjende, asnje skuader ska patur nje futboll kaq te rregullt dhe qe dirigjohet kaq bukur.
Jeni te tre per topin e arte, na keni mrekulluar me kete futboll fantastik sidomos ne shqiptaret qe keto 22 -vjet, te vetmin ngushellim qe kishim, ishte futbolli i mrekulluaeshem spanjoll dhe i Barcelones ne vecanti.
Per kete duhet ti mbetemi gjithnje falenderues nje njeriu qe na dha mundesine te shofim ne cdo cast futbollin ne cdo kohe dhe ky njeri eshte Drtan Hoxha, qe na beri te mundur me ane te Digjitalbit, te jemi gjithnje afer ketyre lojtareve, ne cdo kohe qe zhvillohet nje ndeshje.
Shumi i sakte “HORRI i BULEVARDIT”. Me komentin tend ua ke dhene pergjigjen te gjitheve.