Çivas shkarkon nga puna Johan Krujf

3 Dhjetor 2012, 12:16Sport TEMA

Klubi i Çivas Guadalahara në Meksikë ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga detyra holandezin Johan Krujf. Legjenda e futbollit botëror, të cilit i jepen meritat për ndërtimin e sistemit të klubit të Barcelonës, ka shërbyer si një këshilltar i kësaj skuadre që nga muaji shkurt, ndërsa asokohe deklaroi se kishte një kontratë trevjeçare.

Nën drejtimin e ish-lojtarit e trajnerit të Barcelonën, Çivas vendosi në drejtim të skuadrës trajnerin holandez Xhon Van’t Ship dhe rregulloi fushën me bar në stadiumin e vet. Por sukseset nuk erdhën dhe ekipi e përfundoi sezonin e rregullt në vendin e 8-të, duke u eliminuar më pas në raundin  parë të play-off, ndërsa u eliminua që në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve të CONCACAF.

“Stafi teknik i skuadrës nuk do të ketë ndryshime”, shkruhej në deklaratën e lëshuar nga klubi meksikan, duke bërë të qartë se Van’t Ship do të vazhdonte të drejtonte ekipin dhe se vetëm Krujf shihej si shkaktar i dështimit.

Vetëm një muaj më parë, pronari i Çivas, Horge Vergara, deklaroi se Krujf do ta ndihmonte të gjente një trajner të mirë për klubin tjetër të tijin në MLS, Çivas USA. Në të njëjtën konferencë për shtyp, ai tha se emri i ri do të bëhej i ditur brenda 10 ditëve. Thuajse një muaj më vonë, Çivas USA nuk ka ende trajner, ndërsa Krujf nuk është më pjesë e menaxhimit të klubit me bazë meksikane.

Çivas Guadalahara është klubi më i suksesshëm në Meksikë, pasi ka fituar 11 herë titullin kampion./lajmeshqip

3 komente në “Çivas shkarkon nga puna Johan Krujf”

  1. TOTILA says:

    CRUIFI ,ky mburravec i keq ,asnjehere nuk me ka pelqyer jashte fushe. Suksesin e BARCELONES ja dedikon vehtevehtes . Flet shume dhe disa here lepin ato qe pashtyn ,sic beri me VILANOVEN.

    1. Tulipani says:

      Ti gjithmone ben profesorin, por je gabim.Chivas nuk eshte ne europe e ska si te behet super ekip.SA per JC, kur ngeli ne doren tende per ta vleresuar?????Vaj medet .Shko te Barca.com e meso cfar ka ber JC nga 73 e deri tani…..(kk)

  2. ajax says:

    I nderuar Totila,une e di qe ti je me te gjithe te miret kundershtare,per ty vetem Messi eshte.Une habitem or burre nga i di gjithe keto gjera,Krujf mburravec i keq jashte fushe ,ti sikur ke jetuar non stop me ate,Bekembauer ka thene per holandezet jane njerez pa karakter,ku i lexon gjithe keto gjera, te thuash qe jane pa karakter holl.eshte cmenduri.A njeh personalisht ndonje holl.apo nisesh nga Bekja,nje gje duhet te dish se gjermanet as te maje gishtit te kembes nuk i vene jo vetem per futboll por ne te gjitha drejtimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje