Zhoze Murinio ka mbajtur premtimin e tij dhe në orën 21.20 të së shtunës ka zbritur i vetëm në fushën e “Santiago Bernabeu”, duke qëndruar në këmbë para pankinës së tij për të dëgjuar nëse tifozët e mbështetnin apo e vërshëllenin.
Rreth 3 mijë të pranishëm në stadium në ato momente, kanë brohoritur trajnerin portugez, ndonëse përsëri nuk janë shmangur vërshëllimat, pjesa më e madhe e të cilave vinin nga tifozët e Atletiko Madrid që sapo ishin futur në stadium.
Por në të njëjtën orë, 21:20, Zhoze Murinjo është përshëndetur edhe nga stadiumi “Kamp Nou”, ku po luhej ndeshja mes Barcelonës dhe Atletik Bilbao. Tifozët katalanas kanë shfrytëzuar orarin e saktë të caktuar nga Murinjo për t’i dhuruar një ovacion fyerjesh, pasi nuk kanë kursyer sharjet në kor ndaj trajnerit portugez që qëndronte disa mijëra kilometra larg./lajmeshqip
Nje trajner i madh dhe nje burre i vockel si ai, rralle mund te gjenden. Ai vetem xheltenmen nuk eshte…
Une lexova ne shtypin spanjoll se me shume ka patur fyerje e fishkellima per Mou por sic duket “perkthyesi” i TEMA-s eshte tifoz i Realit dhe i manipulon lexuesit e tij.
ESHTE TRAJNIER I MADH, POR PLEHRE, AMA ESHTE TRAJNIER I MADH DHE TE GJITHE DUHET TA PRANOJNE SI E MBRON KY SKUADREN E VET NUK E MBRON ASKUSH.