Trukimet, pezullim i përjetshëm për maltezin Samut

4 Dhjetor 2012, 14:11Sport TEMA

Komisioni i Apelit i UEFA-s ka vendosur të përjashtojë përjetësisht nga futbolli ish-lojtarin maltez, Kevin Samut, i cili akuzohet se ka tentuar të manipulojë ndeshjen mes Norvegjisë dhe Maltës të 2 qershorit 2007, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian 2008.

Futbollisti është përjashtuar “nga çdo aktivitet që ka lidhje me futbollin, pasi ka thyer parimet e integritetit dhe sportivitetit të UEFA-s”. Shumë shpejt, ky vendim do të aprovohet edhe nga FIFA që do e shtrijë pezullimin në të gjithë botën.

Me 17 gusht të këtij vitit, Kevin Samut ishte skualifikuar fillimisht për 10 vite nga Komisioni i Disiplinës i UEFA-s, ndërsa këtë vendim e kishte apeluar si lojtari, ashtu edhe Inspektori i UEFA-s, i cili kishte kërkuar përjashtimin e përjetshëm të tij nga futbolli.

Por edhe vendimi i dhënë dje nga UEFA nuk është përfundimtar, pasi lojtari ka të drejetë ta apelojë atë përsëri në Tribunalin e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë, i cili kohët e fundit ka dalë kundër vendimeve të UEFA-s dhe FIFA-s.

Përsa i përket dy lojtarëve të tjerë të dyshuar si të përfshirë në marrëveshje, Keneth Shikluna dhe Stefen Uellman, Komisioni i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e pafajësisë, duke cilësuar të pamjaftueshme provat që ishin ofruar nga Inspektorët hetimorë të UEFA-s.

2 komente në “Trukimet, pezullim i përjetshëm për maltezin Samut”

  1. aqifi says:

    Po keta “muterit” tane me kryemutin Duka ne krye, kur do te perzullohen???!!!

  2. antonio says:

    Bo,boooooooo,cfare mrekullie po ndodh ne futbollin boteror!!!
    Tani,si duket e gjeten ARMIKUN E FUTBOLLIT,ndaj nuk ka me bASTE E TRUKIME!!!
    HAAAAAAAAAAAAAAA!!!!
    Ky eshte TURP E MASHTRIM!!!
    Trukime dhe shitje e blerje ndeshjesh do kete,per deri sa lejohen te veprojne KOMPANITE E BASTEVE LIGJERISHT!!!
    Vetem kaq mjafton,qe te thuash se FIFA dhe UEFA mashtrojne kur tentojne te na habisin me te tilla vendime tallese!!!
    Po te ishja kapiten i ndonje skuadre,do te behesha MILIARDER vetem nga BASTET,bile pa rene ne sy fare!!!
    Mjafton te besh mareveshje paraprake me nje kapiten tjeter skuadre per “TOPIN E PARE” dhe miliardat vene e vine kollaj!!!
    Biem dakort me kohe,qe topin e pare ta gjuaje nje skuader e para caktuar dhe BASTI ESHTE I FITUAR NGA TE DY PALET!!!
    Ja kaq kollaj eshte kjo pune!!!
    Boll na cate derrasat me demagogji!!!
    SPORTI ESHTE I QELBUR KOKE E KEMBE NE TE GJITHE BOTEN!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje