Neimar ka arritur të marrë çmimin e parë “hors concours” në kampionatin brazilian, një arritje që nuk e kishte bërë askush më parë përveç Pele në vitin 1970.
“Hors concours”, e cila në latinisht do të thotë “jashtë konkurrimit”, iu dorëzua atij nga një nga emrat më të njohur të futbollit brazilian, Ronaldinjo, i cili për vete ishte fitues i një trofeu të kësaj mbrëmje gala, duke marrë “Topin e Artë” të Brazilit për paraqitjen e tij në këtë sezon. Ish-futbollisti i Barcelonës, shfrytëzoi momentin për t’i thurur elozhe Neimar dhe duke e vlerësuar paraqitjen e tij.
“Ti je me të vërtetë “hors concours”. Në gjuhën e futbollit, të tjerët po nisin biçikletën ndërsa ti ecën me motoçikletë”.
Neimar, autor i 42 golave në 47 ndeshje për klubin e Santos gjatë këtij kampionati, e pranoi çmimin duke folur shumë pak fjalë mes emocioneve të veçanta të kësaj mbrëmje.
“Nuk kam fjalë të përshkruaj se sa i lumtur jam për këtë çmim. Mund të them vetëm faleminderit. Të marr këtë çmim nga duart e një prej idhujve të mi është një arsye për të qenë shumë krenar”.
Gjatë mbrëmjes gala, Neimar mori edhe çmimin e golashënuesit më të mirë, pasi ka realizuar 56 gola me Santos gjatë viti 2012.
vetem nje korrigjim per autorin “hors concours” eshte frengjisht, jo latinisht.Sic eshte edhe “Grand prix”. Nejse, nuk ka shume rendesi, kot sa per njohuri te pergjithshme.
dumdum ,mos i korigjo keto artikullshkruesit e Temes se nuk marrin nvesht po te jet fjal shqipe i thojn turqisht,kaq nivel kane
Na fal daje, rrespekt per ty qe lexon vetem 55…
jo qe lexon, por qe masturbohet me 55-en…