Ky mund të jetë sezoni i fundit i Lorik Canës në skuadrën e Lacios. Këtë fakt e ka pohuar vetë futbollisti i përfaqësueses shqiptare, menjëherë pas ndeshjes së fundjavës kundër Parmës, ku luajti si zëvendësues. Pikërisht qëndrimi në stol ka bërë që futbollisti të mendojë për largimin nga ekipi kryeqytetas, edhe pse pohon se një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm në fundin e sezonit dhe jo në janar.
“Unë nuk jam nga ata që tërhiqet dhe dorëzohet lehtë. Do të qëndroj te kjo skuadër dhe nuk e kam mendjen te merkato e janarit, pasi dua të provoj shanset e mia për një vend mes titullarëve. Këtë sezon do ta mbyll këtu. Në verë do të shohim nëse ka ndonjë ofertë interesante dhe do të mundohem ta shoh sa më seriozisht atë, por deri në fund të sezonit jam këtu”, ishte deklarata e mesfushorit shqiptar te “Sky Channel”.
Pavarësisht fjalëve të mira të trajnerit Petkoviç në adresë të futbollistit shqiptar, ai vazhdon të shihet si një alternativë e titullarëve dhe 233 minutat e koleksionuar në këtë sezon e provojnë më së miri një gjë të tillë. Njëkohësisht, Cana po aktivizohet më shumë si mbrojtës se si mesfushor, me Petkoviç që ka bërë të qartë se nuk ka një vend në mesfushë për lojtarin shqiptar.
Si rrjedhojë, largimi bëhet një hipotezë mëse reale, me shumë skuadra që interesohen për të, sidomos Olimpik Marsejë në Francë e Volfsburg në Gjermani, të cilat do të ishin gati të merrnin 28 vjeçarin./lajmeshqip
Ta nap voten 10 si patriot, por si lojtar ke met pas:
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/lorik-canaj-apel-per-tradhetaret.html
Mos e beje kete Cana.
Do ta marresh ne qafe Lacion qe edhe mund te dali nga kategoria pa pranine tende ne stol.
Shume dobet me Lacion, zhgenjim dhe me gallatasarajin.
Disa lnuk duhet te levizin nga skuadra ku jane formuar, ik ne France.ojtare
po ti,s’ke moshe te luash me mor lorik,ike ti nga lacio,s’eshte ndonje problem.
o pu pu ce gheti lacion ,si do bej une pa ty
Po te kishe ik me kohe. Lojtari qe rri ne stol, nuk duhet te aktivizohet me ekipin kombetar. Keshtu i kane kushtet te gjitha shtetet.
Dhe zgjidh nje ekip sipas kapacitetit tend. Mos pretendo shume. Ndryshe mbete prap ne stol dhe do ta lesh futbollin qe 30 vjev…
Ne dac luaj,ne dac bej qejf!Ne te duam dhe do te duam dhe sikur te luash me Terbunin se je nje patriot i vertete.
me kombetaren tone tallet ,dhe na behet patriot
Sa te jete serbi trajner nuk ka vend per Lorikun