Migjen Basha po bëhet gati që të luajë për Zvicrën. Mesfushori kosovar i Torinos, në pritje prej shumë kohësh të lejes nga FIFA për t’u aktivizuar me kombëtaren shqiptare, duket se nuk do të presë më dhe do të kthehet te kombëtarja zvicerane.
Basha po shkëlqen në këtë sezon në Serinë A dhe nuk është rastësi që në derbin e Torinos kundër Juventusit, në tribunë ka qenë i pranishëm edhe Mikael Bont, asistenti i trajnerit të përfaqësueses zvicerane, Otmar Hitzfeld.
Mesfushori kosovar ka edhe pasaportën zvicerane, edhe atë shqiptare, ndërsa prej dy vitesh ka qenë i gatshëm të veshë fanellën kuqezi. Por problemet e lindura për shkak të aktivizimit të tij me U-21 të Zvicrës disa vite më parë, kanë bërë që debutimi i tij të shtyhej pambarimisht, me Zvicrën që bëri të qartë se nuk do t’i jepte leje atij të kalonte te Shqipëria, pasi për një gjë të tillë duhej marrëveshje dypalëshe.
Në këtë situatë, duket se Basha ka vendosur të mos presë më dhe të kthehet te Zvicra. “Pas ndeshjes Juventus–Torino kam takuar asistentin e trajnerit të Zvicrës, Mikael Bont, i cili kishte qenë në ndeshje për të më vëzhguar. Gjatë bisedës ai më tha se janë të interesuar për mua, por më porositi që të vazhdoj të luaj me këtë ritëm për të marrë ftesë nga Otmar Hitzfeld”, deklaroi futbollisti për mediat kosovare, duke konfirmuar në këtë mënyrë se tashmë mund të luajë për Zvicrën.
“Jam lodhur duke pritur një përgjigje nga FIFA nëse do të ma lejojë të luaj me Shqipërinë apo jo. Nëse ftohem nga Hitzfeld, duhet ta pranoj ftesën, edhe pse dëshira ime është që ta vesh fanellën kuqezi”, tregoi Basha.
Çështja Basha ka përfunduar prej disa muajsh në zyrat e FIFA-s dhe pret një zgjidhje, po vonesa në marrjen e vendimit po bën që përfaqësuesja shqiptare të humbasë një tjetër futbollist të cilësisë së lartë.
Ik edhe ti nga qoftelargu o Basha!
http://fashionguests.blogspot.com/2012/09/xhaka-vs-armand-duka.html
Mire do besh!
jashteqitje shqiptare,skemi nevoje
Thyefsh qafen jarabi.
lat nam o legena mbetet duke luajtur me lloj lloj shtetesh vetem me shqiperine jo….ska per tju gezuar zemra kurre…
Ne kete rast nuk duhet ti vem faj Bashes, pasi ky ka bere te pamunduren per tu veshur kuqezi. Ka marr pashaporten, ka pritur me muaj te tere pergjigje nga FIFA dhe per keto raste FIFA i ka te qarta rregullat qe duhet dhe nje leje nga Zvicra qe ky te luaj me Shqiperine. Ne kete rast Zvicra eshte vet e interesuar per kete lojtar dhe nuk i jep lejen, kshuqe Basha eshte i detyruar te luaj me Zvicren per shkak te rregullave aktuale. Ndersa lojtret e tjere si tipi i Xhakes, Shaqirit, Xhemailit, Ninit, Kones. Gerxhaliut e etj, jane legena se e kan refuzuar qe ne fillim Shqiperine, sidomos keta tre te fundit qe permenda.
Po ca te bej ai,te mos luaj me asnje ekip kombetar?Ka dy vjet qe pret te luaj kuq e zi.Bravo Migjen,te pakten u tregon lojtareve te tjere qe ti bere c’ishte e mundur,por…
migjen
Mire ja ke bere
Eshte e udhese qe te gjithe lojtaret Kosovare te largohen .Dhe kurren e kurrese asnje kosovare te mos lozi per at popull hibrid qe çdo gje mund te jene vetem shqiptare JO.
Keto jane legena, vetem nje kombetare eshte ne zemer dhe nuk mund te jene dy. JO TE MADHE thuaji Zvicres.