Murinjo: “Topi i Artë” është vendosur

5 Dhjetor 2012, 11:35Sport TEMA

Hoze Murinjo është i bindur se trofeu i “Topit të Artë” është vendosur. Trajneri i Real Madrid ka deklaruar se fituesi i këtij edicioni është paracaktuare më parë, duke aluduar për një konspiracion të “kokave të futbollit” të cilët kanë bërë fushatë për Lionel Mesin.

Futbollisti i Barcelonës është favorit për të fituar trofeun për herën e katërt radhazi, ndërsa ka si rivalë shokun e skuadrës, Andres Ineista, si dhe portugezin e Real Madrid, Kristiano Ronaldo.

I pyetur pikërisht rreth Kristiano Ronaldos dhe shanseve që ka ai për të fituar këtë trofe, trajneri i Realit ka qenë shumë i prerë në përgjigjen e tij.

“‘Topi i Artë’ është dhënë tashmë. Kur kokat e futbollit flasin dhe bëjnë fushatën, dihet që tani se kush e ka fituar”, tha Murinjo, të cilit me sa duket nuk i kanë pëlqyer lëvdatat e vazhdueshme të Mishel Platini dhe Sep Blater në adresë të Lionel Mesit.

Më pas, Murinjo ka folur shkurtimisht edhe për zërat e merkatos që e shohin atë larg Real Madrid në fund të këtij sezoni, mundësisht në drejtimin e Paris Sent Zhërmen.

“Thuhet se po shkoj në Paris dhe se Ançeloti do të marrë Realin? Ndoshta dy klubet mund të organizojnë një shkëmbim. Por Parisi do të ishte një destinacion i bukur… për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampioneve”, tha portugezi.

5 komente në “Murinjo: “Topi i Artë” është vendosur”

  1. leka says:

    Ky ka karakterin e nje gruaje te keqe,qe merre neper goje jo lagjen,por boten e tere.Dhe kjo ka bere qe ta largojne nga klubet si Celsi apo Real me daulle.

  2. kapo says:

    jozi more jozi po e meriton more , se mesi eshte lojtari me i arte qe ka pare bota keto vite

  3. TOTILA says:

    O MURINJO ,O QARAMAN ,O PSIKOPAT ,O LESHTERIK,O PIS ,O LLUM . E perdore sa e perdore ate SERGIO RAMOSIN se edhe ai eshte pis i madh shume , por ne EUROPIAN kur ky doci RAMOS pa sjelljen e PIQUESE qe e kishte shok ne mbrojtje u ndje si i dhjere per “BEMAT ” QE KISHTE BERE DHE kur RAMOSI e kuptoi se u perdor e ktheu faqen dhe u be kunder MURINJOS . E kam thene zotnia quhet IKER KASIJAS. O MURINJO ARIXHIU qe mbete me placka ne krah ,une te kam parashikuar qe ty LEGEN KALLAI do te te dilte shpejt ,por zgjati pak . As te mos t’a shkoje ndermend ky felliqesire se do te fitoje KUPEN E KAMPIONEVE ,KURRE.por mund te marr kupen e mbretit ne se BARCELONA tregohet doreleshuar .SOT MESSI ne date 5.DHJETOR ,BARAZON REKORDIN E LEGJENDES MULLER dhe do te shohim se si GJIGANDI MULLER DO T’I JETE MIRENJOHES MESSIT qe rekordi i tij gjeti pasues te denje dhe jo halabake si ata qe stervit ti .O MURINJO IDIOTI SJELLJA E LOJTARIT NE fushe dhe mesazhi qe lojtari percjell tek ekipi i tij tek “KUNDERSHTARET” APO mbare OPINIONI BOTEROR SPORTDASHES eshte deciziv ne marrjen e vendimit per fitimin e TROFEUT. Une habitem qe cili eshte ai ekip qe do te marre sherbimet e ketij GRINDAVECI QE KUDO ku shkon le pas TOKEN e DJEGUR.

  4. Ina says:

    Mesi e meriton sepse eshte futbollist i papare e per me teper ka ne fushe nje sjellje model. Eshte mbi te gjithe Mesi, edhe ata qe e kane inat e pranojne qe eshte me i miri.

  5. england says:

    Kjo foto e ka nje domethenie te madhe!
    Ky njeri ka lindur per te fituar trofe!
    Dhe faktet jane aq kokeforta sa nuk i kundershton dot,duke filluar nga ekipe te portugalise me Porton ne Champions,duke vazhduar me Chelsea ne Angli,qe kish 50 vite pa trofe,pamvarsisht se Abramovichi qe nuk ja ka haberin nga futbolli mendoi ta zevendesonte,se kerkonte Champiosin brenda dy viteve,duke menduar se ne futboll fitohet ne te njejten menyre si fitohet nga burimet e gazit,apo te naftes qe ai administron!Dhe po e shikojme si eshte katandisur Chelsea duke nderruar trajnere cdo vit,nga Mourinjo te Di Mateo mund te jene nja 10 trajnere!
    Pas nje periudhe te shkurter rilaksi erdhi momenti i Interit te bente te tij Champiosin,por historia nuk mbaron ketu se nese vitin e pare ne Spanje ngriti kupen e mbretit,ne te dytin i rrembeu Barces La Ligen,qe ne gjirin e saj ka lojtare qe luajne bashke prej vitesh,dhe kush e kupton futbollin ky fakt eshte shume domethenes.Pra perfundimet ti nxjerrin ata qe nuk kane sy te shohin,ose te marrin nje laps e te mbajne shenime se ne cilin vit Mourinjo nuk ka ngritur nje trofe te vetem(pa permendur qe ne Angli ka ngrit dhe FA Cup,dhe ne Itali te njejten gje cupen e Italise)Megjithese eshte kaq i suksesshem perseri ka nga ata qe e urrejne(nuk them ta dashurojne,por nese ka merita jepi Cezarit ate qe i takon,dhe jo duke perdorur metafora pa kuptim se kudo qe shkon le pas toka te djegura)Ndersa persa i perket trofeut te topit te arte kjo eshte nje ceshtje shijesh,nese te pelqen nje lojtar klasik ky eshte Kristiano Ronaldo,nese te pelqejne lojtare te triblimit dhe lojes ne zona te ngushta keto pa dyshim se Iniesta dhe Mesi jane fantastike,une preferoj Zidane perpara Maradones ky eshte vlersimi im!cdo kush ka preferencat e tij,por kjo nuk do te thote se nese fiton Iniesta kjo eshte absolutisht ajo qe duan te gjithe,futbolli eshte relativ,nuk eshte shkence ekzakte…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje