Ndërsa UEFA nuk miraton pjesëmarrjen e skuadrave dhe kombëtares kosovare në turnetë e saj, apo edhe vetë anëtarësimin e Kosovës në arenën e futbollit ndërkombëtar, duket se nuk ka problem t’i garantojë këto të drejta kolonisë së vogël të Gjibraltarit.
Kjo koloni e vogël britanike që ka një popullsi prej rreth 28 mijë banorësh, dje ka marrë pjesë për herë të parë në shorteun e organizuar nga UEFA për kampionatet e moshave, vetëm dy muaj pasi u pranua si anëtar i përkohshëm i organizatës të futbollit evropian.
Gjibraltari përfundoi në një grup me Anglinë, Armeninë dhe Irlandën në fazën e parë të turneu për U-17, ndërsa do të vihet kundër Kroacisë, Çekisë dhe Qipros në edicionin për U-19. Gjatë hedhjes së shortit, ishte parashikuar që Gjibraltari dhe Spanja të mos viheshin bashkë, pasi ky vend e kundërshton ashpër pranimin e kolonisë së vogël nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s.
Vendimi për të cilësuar Gjibraltarin si anëtarin e 54-t të UEFA-s, me të drejta të plota, do të diskutohet në Kongresin e Përgjithshëm të kësaj organizate në Londër, në majin e vitit 2013.
Çështja e Gjibraltarit është përforcuar nga një vendim i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv, e cila bëri të ditur se UEFA ishte e detyruar në bazë të rregulloreve të saj të pranonte aplikimin e kësaj kolonie që vazhdon të mbetet një “mollë sherri” mes Spanjës dhe Anglisë.
Spanja vazhdon të pretendojë se ka sovranitet mbi Gjibraltarin, ndonëse ajo iu dha Britanisë së Madhe pas Traktatit të Utrehtit të vitit 1713. Një vendim i qeverisë në Spanjë urdhëron të gjitha federatat sportive që të bllokojnë anëtarësimin e çdo lloj organizate sportive nga Gjibraltari në arenën ndërkombëtare.
Per sa kohe qe ne krye te FIFA-s do te jete Sep Blater (zviceran)dhe kombetarja e zvicres varet nga shqiptaret qe luajne atje dhe ne krye te UEFA-s nje francez proserb si Platini harrojeni se Kosova do te pranohet ne keto organizma te futbollit.
Ka lezet!
Aty,me aq popullsi sa ka,cdo grup moshe ben nje skuader.
Keshtu qe asnjerit nuk i ngel mendja per te luajtur futboll.
Gjibraltari kishte aplikuar per pranim ne UEFA perpara se Rusia e Serbia ben te mundur ndryshimin e rregullave te pranimit ne UEFA. Cfare eshte idiotsi eshte vota e Dukes pro serbofilit Platini.