Insistimi i Abramoviç bezdis Guardiolën

5 Dhjetor 2012, 18:09Sport TEMA

Çelsi ka marrë një paralajmërim të qartë që të lërë të qetë Pep Guardiolën, në të kundërt rrezikon që të humbasë përfundimisht mundësinë që të ketë trajnerin spanjoll në stolin e saj në të ardhmen.

Pronari i klubit londinez, Roman Abramoviç, është i dëshpëruar në dëshirën e tij për të patur teknikun katalanas në drejtimin e skuadrës, pasi shkarkoi Roberto Di Mateon dhe ka emëruar deri në fund tët sezonit Rafel Benitez. Por ish-trajneri i Barcelonës ka filluar të acarohet nga kërkesat dhe kontaktet e vazhdueshme që i vijnë nga Çelsi.

Këshilltarët e spanjollit i kanë bërë të qartë pronarit të Çelsit se ky lloj insistimi për të mësuar nëse do të pranojë ofertën e tij apo jo, thjesht po krijon një efekt të kundërt, me Guardiolën që po mendon seriozisht të refuzojë një ofertë të mundshme, i irrituar nga interesimi i vazhdueshëm.

Trajneri katalanas ka vendosur të bëjë pushime dhe telefonatat e pandërprera të personave pranë Abramoviç nuk po e lënë të qetë në këtë periudhë.

Abramoviç, nga ana tjetër, është i shqetësuar se mos Guardiola bindet para projekteve që mund t’i ofrojnë klube të tjera si PSZH, Mançester Junajtid, Mançester Siti, Milan e Bajern Mynih, që kanë shprehur interesimin për të.

4 komente në “Insistimi i Abramoviç bezdis Guardiolën”

  1. kapo says:

    O cifut rusie e ka vendosur Guardiola ku do shkoje ai po mendohet midis Manchester City dhe Bayernit te mynihut, me ju sbesoj qe te lidhi gje llafe

  2. aleksandri i madh says:

    Kapo!
    Per M City nuk e di por ne Munich Guardiola nuk ka shanc qe te drejtoje kurren e kurres sepse klubi gjerman nuk mund te drejtohet nga trajnere qe nuk dine gjermanisht dhe Guardiola eshte nje nga ata. Eshte nje regull i brendeshem i klubit gjerman qe vetem trajneret qe flasin gjermanisht mund te drejtojne.

    1. gallata says:

      Ke te drejte ,Trappatoni e thekte gjermanishten,edhe sot e kesaj dite e qan.

  3. ajax says:

    Nje pyetje kam,Guardiola di anglisht?Se spanjollet,italianet dhe francezet te hane me nder m…. per gjuhe te huaja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje