Muhamed Ali merr titullin “Mbreti i Boksit”

5 Dhjetor 2012, 12:49Sport TEMA

Muhamed Ali ka marrë kurorën që i takon, pas marrjes së titullit “Mbreti i Boksit”, të dhënë nga kategoria WBC në një ceremoni madhështore të organizuar në Kankun të Meksikës me rastin e 50 vjetorit të kësaj shoqate.

Më shumë se 1000 persona të ftuar nga e gjithë bota kanë qenë të pranishëm në këtë ceremoni për të parë kurorëzimin e atij që cilësohet nga të gjithë si boksieri më i madh i të gjitha kohëve. Normalisht, gjithë salla ka pritur me një duartrokitje të gjatë “mbretin”, i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, shkoi dalëngadalë drejt fronit të veçantë që kishin vendosur në skenë.

Kurorën atij ia dha vetë mbajtësi i brezit për peshat e rënda në këtë kategori, Vitali Kliçko, i cili tha se që fëmijë, në Bashkimin Sovjetik, kishte dëgjuar legjendat e boksierit të jashtëzakonshëm amerikan dhe se tani ishte një nder i jashtëzakonshëm për të që mbante titullin që e kishte mbajtur shumë vite më parë kjo legjendë e gjallë.

Në sallë pastaj janë projektuar momentet më të lavdishme të karrierës së Kasius Klei, duke filluar që nga mosha 16 vjeçare, për të vazhduar me sukseset në Olimpiadë e triumfet e jashtëzakonshme në boksin profesionist.

Në emër të boksierit që vuan nga sëmundja e Parkinson dhe ka vështirësi në artikulimin e fjalëve, ka folur gruaja e tij, Loni, e cila nuk ka kursyer batutat, ashtu siç bënte gjatë gjithë karrierës bashkëshorti i saj. “A e di cila është pyetja e parë që do ju bënte Ali? Pse e vonuat kaq shumë!”, ishte batuta që ajo i bëri presidentit të WBC, Hose Sulaiman, duke theksuar më pas se bashkëshorti i saj e cilësonte një nder dhe krenari dhënien e këtij titulli.

13 komente në “Muhamed Ali merr titullin “Mbreti i Boksit””

  1. nuk harroj says:

    Ky ishte bukuria e boksit,ishte vete boksi.
    Te tjeret nuk boksojne,zihen.

  2. muslimani says:

    I lumte vellait tone te konvertuar ne islam Muhamed Ali.

    Kjo tregon shpirtin e muslimanit dhe na nderon.

    1. spartan says:

      Nuk ishte dhe aq musliman i mire, jo…
      Futu pak ne internet dhe lexo cfare i ka ndodh me Joe Frezer, me ate qe e mbajti me buke kur Alise i hoqen te drejten per te boksuar ?

    2. anticensurë says:

      o trap që përpiqesh të bësh propagandë fetare dhe këtu në sport!ti as që ja ke idenë se kush është kasus klei o muhamed aliu!ndoshta i ke parë ndeshjet vetëm se ai është konvertuar në islam,por të garantoj që nuk ja ke idenë e boksit!do të bëje mirë të vazhdosh punën tënde se sa të flasësh budallallëqe që nuk kanë të bëjnë me temën e shkrimit!ai ishte boksjer dhe për këtë dhe u shpërblye me atë që meritonet!nuk u nderua si myslyman!ai ishte revolucioni i boksit!jashtëzakonisht të paktë janë ata që kanë mundur të luajnë me zhdërvjelsinë e tij!

  3. TOTILA says:

    KASIUS KLAY E ktheu boksin NE ART ,si asnjeri perpara tij dhe pas tij . GJENI dhe i paperseritshem NE LLOJIN E VET . Na ka dhuruar emocione te jashtezakoneshme POR DHE ISHTE NJE NJERI MODERN QE NUK PRANOI TE VRISTE VIETNAMEZE TE PAFAJSHEM . Po te tjeret zihen ,nuk boksojne .

    1. plaku says:

      TOTILA,
      Ne gjyqin qe ju be sepse, nuk vajti ne lufte ne Vjetnam ai u pergjegj :
      Perse duhet te shkoj te luftoj ! Vjetnamezet nuk me kane bere keq mua dhe familjes sime!
      Ai ka shkuar edhe tek Sadam Huseini dhe mori disa amerikane qe, Sadami kishte marre peng.
      Ai ne fillim ishte shume i lidhur me levizjne myslimane ne Amerike por, kohet e fundit u nda prej tyre se, ata e vodhen.
      Ka qene i martuar pese here dhe bile vajza Laila Ali , qe kishte me mbretereshen e bukurise se Afrikes, ka qene me vite me radhe kampjonja e botes per femra ne peshen e rende. Me vone e la boksin se asnje femer nuk pranonte te bente boks me te se kishte nje grusht shume te forte. Nje femer shume shume e bukur ( i ngjiste shume te emes).

  4. plaku says:

    Nje korigjim ju lutem. Une jam nje fans i vellezerve Klitschko. Di me si guri se, Vitali ( qe eshte edhe ne fotografi ) eshte vellai i madh dhe ka VETEM brezin si kampjon i peshes se rende i shoqates WBC. Vellai i tij me i vogel, Vladimir Klitschko, ka edhe tre brezat e tjere te peshes se rende te tre shoqatave te tjera. Pra te dy vellezerit, qysh tre vjat me pare, i kane te gjitha brezat e peshes se rende te shoqatave te ndryshme te boksit.
    Vitali merret edhe me politike dhe eshte deputet ne parlamentin ukraninas. Vladimiri, eshte tip artisti, i pelqen shume muzika,i bie mire kitares, kendon edhe vete dhe flet shume mire rusisht, gjermanisht, anglisht, frengjisht dhe italisht.
    Te dy jane doktore shkencore te shkencave sportive.
    Vitali eshte martuar me nje ish modele ukranhinasi dhe ka tre femije ndersa, Vladimiri ka qejf artistet e filmave amerikane te cilat i nderron shpesh here.
    Une jam tifoz personal sidomos i Vladimirit. Njeri me shume kulture, luan shume mire shah dhe ka shume qejf shkencen e filozofise.
    Te dy jane krenaria e popullit ukrahinas.

    1. anticensurë says:

      plako,
      ty të pëlqejnë kliçkot vetëm për ato që thua,por si boksjerë janë të dhjerë!nuk bëjnë një lek!me boksierin e fundit,e pamë se si i vajti filli vladimirit!e kam fjalën për luisin!sot është një krizë në boks prandaj ata kanë fituar!në vëndin e boksit,usa,nuk ka më fitim nga boksi kështuqë nuk ka dhe boksjerë të mirë!
      sa për klein është më i madhi dhe pothuaj i paharritshëm!jo vetëm për stilin por dhe për karizmën e tij,pavarsisht se nuk kishte tituj shkencorë si kliçkot!ai ishte një boksjer dhe orator i lindur!
      përshëndetje plako!
      ps:gjithë shokët e mi kanë qënë polikumsa,plako,nga dega e mekanikës,elektrikja dhe elektromekanikja!ndoshta dhe njihemi,por ma merr mëndja se më ngatërron me dikë që ka mbarruar elektriken,që unë njoh dhe karrakteri është pak a shumë si timi!!

  5. plaku says:

    anticensure,
    Jam plotesisht dakord me ty se, Kasus Klei eshte boksjeri me i madh i peshes se rende te te gjithe kohrave. Kishte me te vertete nje karizem te jashtezakoneshme,
    Anticensure, kur mbarova fakultetin na derguan kursin komplet se bashku me kursin komplet te inxhinjerise mekanike ne shkollen e tankeve ne Zall Herr, per pese muaj.
    Ne ate kohe Kasus Kleit i ishte lejuar te bente perseri boks. Ne ndeshjen e pare me Xho Frezer,nje pjese e madhe e jona, pa marre leje, u larguam nga shkolla e tankeve dhe vajtem ne Tirane per te pare ndeshjen qe, u be reth ores tre ose kater te mengjezit. Fatkeqesisht ne rundin e parafundit Klei ra ne toke. Ai u ngrit shpejt por ndeshjen e humbi.
    Pastaj ai beri ndeshjen e fameshme me Foremanin ne Zaire te Afrikes dhe e fitoi me nockaut ne rundin e shtate. Kete ndeshje e kam ne video ne shtepi dhe e shof shpedh. Me vone po ne Afrike ai beri ndeshje me Xhoe Frezerin. Xho Frezeri u terhoq ne rundin e fundit se, nuk kishte me fuqi.Hajde ndeshje boksi hajde!!!
    Desha te te kujtoj ketu se, edhe vajzat e Frezerit ( ishte avokate )dhe e Kasus Kleit bene nje ndeshje boksi. Ishte nje ndeshje e dobet se, vajza e Frezerit nuk ishte boksjere. Ndeshjen e kam pare. Ishte nje ndeshje vetem per mediat dhe per te marre leke.
    Anticensure, une kam mbushur ne muajin mars 2012, 65 vjec. Ne se ke deshire te me thuash se sa vjec je ti do te ishte interesant per mua.
    Te uroj ty dhe familjes gjithe te mirat dhe sidomos SHENDET.

    1. anticensurë says:

      plako,pak a shumë duhet ta kuptosh nga ato që të kam shkruar!një togfjalsh ishte i FUNDIT!
      PS:nëse të bije ndërmënd mbaje për vete!

  6. anticensurë says:

    plako,
    në fund të dhejtorit do të jem në CH për të festuar fundvitin tek një shoku tim!nëse nuk jam gabim ti je në berrnë o rrethinat e saj?

  7. plaku says:

    anticensure,
    Po, une jetoj 5km larg qyteit te vogel qe quhet Thun. Thun eshte vetem 30 km larg Bernes.
    Ne se do te takohemi duhet te shkembejme telefonat ose te takohemi tek stacjoni i trenit te Bernes ose Thunit.
    Shife vete dhe me thuaj. Kuptohet qe, do te jete nje kenaqesi per mua. Koha nuk ka rendesi se une jam ne pension.
    Pershendetje.

  8. ajax says:

    Takohem te stacioni i trenit i Thunit apo i Bernes,me falni do te beni pazar …..,une ju pres tek i Amsterdamit. Ciao

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje