"Mbreti" i sëmurë, Myler gati t'ia lërë fronin Mesit

5 Dhjetor 2012, 12:17Sport TEMA

Ditët në të cilat ai është shndërruar në njërin prej legjendave më të mëdha të futbollit, janë të largëta: gjermani Gerd Myler tani jeton një jetë larg publikut, duke u ballafaquar në heshtje me sëmundjen e tij, që po e gërryen dita-ditës. Dhe, atij mund të mos i interesojë fare nëse sulmuesi i ri, argjentinasi Lionel Mesi, ia rrëmben kurorën historike. Plot 40 vjet më parë, Myler shënoi 85 gola brenda një viti kalendarik, por ky rekord është nën kërcënim këtë vit: Mesi ka shënuar 84 gola në vitin 2012 dhe ka gjasa që rekordin ta barazojë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Barcelonës dhe Benfikas, që zhvillohet sot, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Myler, i njohur me nofkën “Bombarduesi”, muajin e shkuar festoi ditëlindjen e 67-të, por shumë larg publikut dhe i rrethuar vetëm nga të afërmit e tij.

2 komente në ““Mbreti” i sëmurë, Myler gati t’ia lërë fronin Mesit”

  1. TOTILA says:

    “FSHATARI ME LEKURE TE TRASHE” , i JASHTEZAKONESHEM, GJIGANDI MULLER .Kure nuk kam qene adhurues i tij apo i BAYERNIT apo i NAZIONAL-MANSCHAFTIT ,POR MULLER eshte i MADH sepse me heshtjen e tij AI FLET SHUME HERE ME SHUME SE SA DISA KARAGJOZE qe e mbajne vehten per lojtatet ME TE MEDHENJ . Dhe a e dini pse keta te “MEDHENJ” FLASIN vend e pa vend si grate e liga ? ,sepse KANE RENE NGA FRONI. MULLERI jam i sigurte qe do t’a pergezoje “PLESHTIN” QE ESHTE PO AQ I JASHTEZAKONESHEM .Por kam mendimin qe dhe rekordi i MESSIT nuk do te pres me 40 VJET QE TE THYHET ,por kam mendimin se do te thyhet 5-6 here me shpejt . ARESYEJA . Futbolli SULMUES SOT E KA FITUAR BETEJEN ME FUTBOLLIN MBROJTES DHE per me teper me “CATENACIO-n” .Le te argetohemi !

    1. ora09 says:

      Si gjithmone, TOTILA je shume i sakte ne pershkrimet e tua.
      Gerd Müller, perveç nje spoti televiziv se bashku me Thomas Müller, nuk ka dashur te jete i pranishem ne publik, megjithe jehonen qe i ben ish klubi i tij FC Bayern Müchen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje