Emre rrezikon burgun për një fyerje raciste

6 Dhjetor 2012, 19:43Sport TEMA

Prokuroria e Stambollit ka kërkuar dënimin me burg për futbollistin e njohur turk të Atletiko Madrid, Emre Belozoglu, i cili akuzohet se ka përdorur fyerje raciste ndaj futbollisti nga Bregu i Fildishtë, Didier Zokora.

Ngjarja ka ndodhur me 15 prill të këtij viti, në takimin mes Fenerbahçes dhe Trabzonsporit, në një çështje që shkaktoi shumë bujë. Pasi Emre, që asokohe aktivizohej me Fenerbahçen, pranoi se kishte fyer në anglisht Zokora, Federata Turke e pezulloi atë për dy ndeshje, por pa saktësuar nëse frazat e tij kishin qenë raciste apo jo.

Por gazeta turke “Hürriyet” ka zbuluar se ekipi i Trabzonspor ka hapur çështje penale ndaj futbollistit të enjten dhe kërkesa e prokurorit është për dënim nga 6 muaj deri në 2 vjet burg, nëse provohet që frazat e tij kanë qenë raciste dhe kanë qenë me qëllim.

32 vjeçari Emre është një nga futbollistët më të njohur turq, pasi në karrierën e tij ka luajtur për ekipe si Gallatasaraj, Inter, Njukasëll, Fenerbahçe dhe së fundmi Atletiko Madrid, skuadër të cilës iu bashkua gjatë kësaj vere.

Mesfushori ka luajtur 89 ndeshje me kombëtaren turke, duke shënuar 9 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje