Fryma e Re Demokratike e kremtoi ndryshe Ditën e Rinisë.
“Sot pushteti feston, kryeministri feston, zyrtarët e korruptuar festojnë, siç bënin në prag të dhjetorit 1990. Njëlloj si atëherë, klanet e pushtetit kërcënojnë e denigrojnë këdo që është kritik ndaj tyre, si atëherë pushteti pushon nga puna çdo person që merr pjesë në aktivitetet opozitare. Por për rininë e sotme, nuk flet askush”, tha Sentiljana Barzezi, përfaqësuese e Forumit Rinor të Frymës së Re Demokratike.
Fryma e Re Demokratike mendon se ende studentët e Dhjetorit ‘90 mbeten brezi më idealist i shoqërisë shqiptare.
“Ne jemi vendi i vetëm në Evropën Komuniste që ende nuk kemi hyrë në Bashkimin Evropian, që nuk kemi bërë zgjedhje tërësisht të lira e demokratike, ku ende nuk ka ndodhur rotacioni i elitave dhe as kufiri minimal i dy rotacioneve zgjedhore, vendi që si 22 vjet më parë i ofron rinisë alternativën e ikjes dhe ku të njëjtit persona vazhdojnë të vegjetojnë në pushtet prej dy dekadash”, tha Barzezi.
“Rinia e FRD-së bën sot përgjegjës kryeministrin e majtë të së djathtës Sali Berisha për dështimet e zhgënjimet historike, për humbjen e shanseve të progresit dhe integrimit, për tradhti ndaj idealeve të dhjetorit dhe hakmarrje ndaj dhjetoristëve të vërtetë”, tha Barzezi.
“Ai ka përgjegjësinë që sot Shqipëria kryeson listën e shteteve evropiane për korrupsion, që rinia shqiptare është pa perspektivë, pa vende pune, pa shanse për mësim cilësor dhe profesional, pa besim tek institucionet politike dhe pa përfaqësim në vendimmarrje”.
Rinia e Frymës së Re Demokratike e ftoi publikisht Berishën që në ditën e Rinis, t’i kërkojë falje publike brezit të dhjetorit 90, që i denigroi, theu shpresat, prishi ëndrrat, u mori votat e ngriti një sistem piramidal dhune dhe oligarkie mbi familjet e tyre; që shteti në moshë më të re në Evropë ka politikanët në moshën më të lartë në Evropë, që nuk ka integrim dhe as progres ekonomik, nuk ka siguri dhe as stabilitet, nuk ka shtet të së drejtës dhe as një imazh pozitiv të Shqipërisë në raporte ndërkombëtare.
Pas deklaratës, grupi i të rinjve të FRD-së vendosi një kurorë me lule tek busti i Azem Hajdarit, në shenjë respekti për të gjithë ëndrrat studentore të viteve ’90.
po bamiri apo ai ska lidhje fare me pd.
Nja nga ata qe i duhet kerkuar falje eshte edhe Aleksander Biberaj sepse ka qene nder fillimtaret e kesaj levizjeje, po ja qe shkopin e drejtonte dikush tjeter..
Ik mor kelysh fashisti se na cave trapin! Na e bere ambasaden amerikane celule ku militojne ‘komunistet’ e imagjinates tende!
Edhe per keto emra qe ke nxjerre ketu,mund te them qe ja fut kot.Te pakten njerin prej tyre,une e njoh mire dhe mund te them qe do ta kisha per nder ta kisha mik;sepse njeri me te ndershem nuk kam njohur.E cfare pastaj se paska qene oficer i ushtrise popullore? Me i thjeshti i asaj ushtrie,ka qene nje mije here me patriot e i ndershem se sa ministri i mbrojtjes qe eshte sot,apo gjeneralet e Sales qe shiten detin dhe,qe jane ca buratine prej dylli.
Oj,te paska mbetur mendja tek te punesuarit e ambasades amerikane! I cileson jo,si spiune,jo terroriste ,e ku di une.Na cave trapin! Dil ore,me qe qenke kaq antikomunist dhe trim , e vriti te gjithe keta “antishqiptare”(sipas teje) Ate bej po pate bythe!
Une njoh Albert Hasanbelliun dhe sme rezulton me ate njohje qe une kam te kete qene siun dhe kelysh i komunizmit, eshte nje djale qe si ka bere keq njeriut dhe qe punon ne ate vend pune, natyrisht se ka pasur njhje qe e kane rekomanduar.
Tetjeret si njo, por me kete qe e njoh vete, mund te them se ky qe ka bere roman ketu, ja ka fut kot, ose ska patur bythe te futet ne ate vend pune qe gjithsejcili nga ne do ta deshironte.
SHUME U HODHE DHE PRAPA MBETE OR BUF KENETE.
saliu mercenar i enver-ramizit fundosi 22 dhjetorin jo e denigroi,sikterisi neper bote ajken e studenteve te sinqerte per demokraci te vertete.Me c’ka bere saliu ne sundimin e tij meriton gjyq para popullit shqiptar,tjeter pune se gjeti nje popull naiv,me i prapambeturi ne Ballkan o Evrope duke vene neper frona ci do prapanica,bythelepiresit, njeres qe ju ze luga gjize,qe mashtrohen me karigen dhe pasurine nen rogos te sales dhe i lepijne jarget saliut, shesin pa aftesite e tyre medemek, shikoni or milet sa te afte jemi.
Tani pas 72 vitesh komunizem plus neokomunizem ky kancer ka zaptuar Shqiperine permes shqipove me maskat e demon kracise aq qelbur sa ky vend smund te behet kure normal ne drejtesi.PS-PD na ngelen perseri me dashje ne klase,duke justifikuar si kalamaqi i cerdhes :e ka fajin ai jo neve.Ndaj nuk duhen besuar me te dy mekataret PS-PD.
Festa e 100 vjetorit cori masken saliut me faktin kush e nderoi kete njeri plus coroditjen qe beri ai traditave dhe shqiptareve me karakter duke i haruar,anashkaluar,per te mos nderuar vertet ata qe dhane jeten per kete toke.Saliu nga doktor u be edhe historian duke fundosur historianet,ne ke fushe saliu s’doli violia Nr 1? kulmi eshte kur behet dhespot apo hoxhe dhe predikon ne faltoret e tyre.
Shqiperia gropa me e piste e Ballkanit,qe te normalizohet kerkon burra me karakter,ndershmeri,jo karagjoze pa edukate,inacore,pa ekuiliber,qe s’kane trasparence me popullin e tyre,qe vjedhin pasuri dhe vota,qe i dredhin fjalet brenda dites,qe shesin Shqiperine per fronin e tyre,si e shiti Zogu sebit,apo ismail Beu grekeve.Katraurat qe kane bere drejtuesit e kesaj toke shqiptareve te ndershem ende komunistet i fshehin,nderkohe hiqen engjej.Ky popull ka gangrena te renda ne zemer te tij,keto nuk sherohen prej makiaveleve qe i kryen keto katraura.
Qe ne vitin 440 para eres se re e tha Platoni:”Populli nuk eshte aq i arsimuar qe te zgjedhe ne krye me te mencurit,me te ndershmit,me te urtet,per te udhehequr me urtesi shtetin,ndaj edhe demokracia kalon ne tirani.”
Shqiperia e tranzicionit ka nje tirani te maskuar,nen rogos,qe pa arme qeveria vret shqiptare te caktuar,duke u vetevrare.Ne Tirane zbatohet Konfuci vraje tjetrin pa arme.
Ne Tirane zbatohet Platoni:Eshte shume e lehte te zbukurosh vatanin me te hollat e te huajve. Anijen duhet ta drejtoje me i miri dale prej me te mireve,dhe jo intriganti qe grabit fronin.
Sa te afte kane qene Nano,Saliu,ne tranzicion e deshmon Nr i popullsise e dinim mbi 4 milion s’eshte as 3 milion shqiptare.
Ne Shqiperi jane shtuar te burgosurit ngaqe ky popull nuk arsimohet qe ne moshe te hershme me arsim te sakte,por ky popyll me shume denohet burgjeve se sa arsimohet.
Ky popull eshte 2000 vite prapa njerzimit derisa nuk njeh dijetaret e lashtesise qe kane thene me kohe si duhet qeverisur.
Shqiptaret s’kane nevoje per daullet dhe festat per buje,zurnate dhe gernetat mashtruse,por duan punesim dhe arsimim.
Ku mesojne femijet e politikaneve ku apo si mesojne femijet e popullit te thjeshte?mos kujtojme lypsat qe 6 vjec.
Saliu dhe analoget e tij te kujtojne popullin qe thote:Shume u hodhe dhe prapa mbete or buf kenete.
Ata qe e kane mbeshtetur Berishen mbas vitit 96, nuk kane goje te flasin, ketu do te beja vetem pak ndryshim per gazetarin Mero Baze, qe panvaresisht se e mbeshteti ne ate kohe, perseri sot ai eshte nje nga kundershtaret me te drejte dhe me profesioniste kunder diktatures berishiane.
Komentuesi i nderuar partizan mos u merr me plehrat e historise!
Si puna e tij qe shkruan ketu brockulla ka shume ne shqiperi, pasi keta monstra qe valvitin flamurin e antikomunizmit dhe te viktizimit,nuk hane buke ne asnje lloj sistemi se jane thjeshte plehra qe dhe koshi plehrave i bere extra per ta nuk i pranon,prandaj sot mundohen te marrin rrolin e viktimes kur nderkohe jane qeniet me perverse te njeh historia!
Agjensia e Lajmeve SOT – Aktualitet
26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane
Vleresimi nga Vizitoret: / 1
Details
Published on Thursday, 29 September 2011 03:00
Written by SOT NEWS
Hits: 11211
Share TwitterinShare.0
Fenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë, rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.
Letra
Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit
Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës
Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.
Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane
1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës
2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut
3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme
4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.
5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit
6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi
7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror
8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit
9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit
11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi
12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi
13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi
14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit
15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
16-P.Ç, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi
18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi
19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi
20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi
21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi
23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit
24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi
25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi
26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi
E vërteta e denoncimeve të Pjetër Arbnorit, Bilal Xhaferrit dhe Petro Markos
Fushat kryesore që drejtohen nga spiunët, nga arti në ushtri
Ashtu siç shihet lista e spiunëve që kanë nxituar për t’u punësuar në Ambasadën Amerikane është tepër e gjatë dhe në pamjen e parë, duket se kjo ambasadë ka shpallur një garë për të krahasuar meritat më të mëdha të ish bashkëpunëtorëve të shtetit, apo ish- komunistëve, të rrezikshëm të Shqipërisë. Dhe nëse një ditë kjo ambasadë do të hapte një panair të spiunëve, atëhere postjerët nuk do të lodheshin shumë për të shpërndarë ftesat. Sepse, 26 prej tyre do t’i gjente në mjediset e brendshme të ambasadës. Lind pyetja: Po sot? Çfarë po ndodh vallë sot, në mjediset e Ambasadës amerikane, pikërisht, 21 vjet pas montimit të sistemit demokratik në Shqipëri? Sipas, Geri Kokolarit, alarmi është i dukshëm dhe kambanat e paralajmërimit, bien gjithmonë, për ata që kanë vesh. Ndërmjet të tjerave, Kokalari ka udhëzuar zyrtarët e kësaj ambasade për të pasur kujdes me spiunët: “Ata mund t’ju spiunojnë”, është shprehur Kokalari. Dhe duke pasur parasysh, shprehjen e Tolstoit se “njeriu nuk ndryshon kurrë”, mund të themi se spiunët e djeshëm, kanë shumë pak shanse të ndryshojnë prirjet e tyre. Pra, ata mbeten spiunë, por në këtë rast rrezikohet që spiunët, të mos kenë ndryshuar profesionin, por padronin. Dhe ata, tanimë, nuk dihet se për kë punojnë. Por një dukuri tjetër e frikshme që duket se vazhdon të funksionojë në ambasadën amerikane është afrimi dhe marrja me të mirë e intelektualëve-spiunë, të cilët nuk punojnë aty, por hyjnë e dalin për të folur mbi udhëtime, takime ndërkombëtare, vizita në SHBA, apo projekte të ndryshme, prej të cilave përfitojnë, herë më pak dhe herë më shumë. Ajo që bie në sy, edhe pse dosjet nuk janë hapur, akoma, është fakti se pseudonimet e këtyre intelektualëve, sot i ka mësuar edhe një fëmijë i vogël, por për çudi zyrtarët e ambasadës bëjnë sikur nuk dinë gjë. Ata hyjnë e dalin në ambasadë, planifikojnë prerjen e biletave të avionëve, prenotojnë vendet e hoteleve dhe pijnë kafe me zyrtarë të lartë të ambasadës. I pyetur për këtë fenomen, ish kreu i SHISH-it, Klosi u shpreh për gazetën “Sot”, se “spiunët nuk duhen denigruar dhe as nuk duhen publikuar, sepse ata mund t’i nevojiten më vonë, vendit tonë”. Ose, një argument tjetër, që thotë Klosi, ka të bëjë me frikën e spiunëve të ardhshëm, për të punuar në strukturat sekrete, nga frika se mos një ditë, emrat e tyre publikohen, njëlloj, si ata, të sotmit”. Natyrisht, në arsyetimin e Klosit, ka një pjesë që duhet diskutuar, por kundërshtimi ndaj tij, vjen për shkak të dy problemeve: E para, ka të bëjë me faktin, se mijra spiunë të djeshëm, sot komandojnë fatet e vendit tonë, ose, përfaqësojnë majat e larta të diplomacisë, kulturës, shkencës, sportit, gazetarisë, etj, pa pasur as një shfaqje pendese, apo ndjese. Dhe e dyta, ka të bëjë me akuzat që ata vetë u bëjnë njerëzve të tjerë, të pafajshëm, si “bashkëpunëtorë apo servilë të rregjimit”. Ndërsa, në rastin e punësimit të tyre në ambasadën amerikane, kjo e ngre shumë lart stekën e tyre, të përfaqësimit dhe këtu nuk bëhet më fjalë për një garë vlerash, por për një keqkuptim, që mund të rishikohet, ose për një gabim të bërë me dashje, nuk dihet se për çfarë arsyeje.
Fillimet
Gjithçka filloi nga frika e asaj që mund të ndodhte më vonë. Ish-spiunët kërkuan mbështetjen e dy partive të mëdha, duke u strehuar në postet e larta, për t’u mbrojtur nga breshëri i së nesërmes, ose nga urrejtja e viktimave të tyre. Përveç partive, ata kërkuan të lidhen me ambasadat e huaja, për t’u punësuar, ose për të marrë një vizë largimi. Mbahet mend mirë, se denoncuesit, apo informatorët që raportuan Pjetër Arbnorin, Petro Markon, Bilal Xhaferin, Visar Zhitin, Sherif Merdanin, etj, në fillim tentuan të iknin jashtë shtetit, ose disa prej tyre, arritën të largoheshin. Por, më vonë, doli që edhe vetë Arbnori kishte firmosur si bashkëpunëtor i Sigurimit, ndërsa në familjen e Petro Markos, kishte depërtuar Sigurimi i Shtetit në thellësi. Disa guxuan të hedhin akuza edhe mbi Bilal Xhaferrin, por shumica e akuzave hynin në kuadrin e tejkalimit të së drejtës, me argumentin, apo faktin. Ndërkohë, disa prej ish-bashkëpunëtorëve, apo ish-spiunëve të tjerë, nuk lëvizën nga vendi. Ata heshtën, duke e kuptuar se kishin kryer një gabim, nën diktatin e dhunës, apo detyrimit. Disa në një moshë më të pjekur, disa të tjerë në një moshë më të re. Disa në rrethana të rënda detyruese, disa të tjerë duke bërë dhjetra lutje, me dëshirën për t’u pranuar. Por, në fund, fare, erdhi pendimi. Dhe kush pendohet, duhet vlerësuar për luftën e pastër me ndërgjegjen. Prandaj, koha e sotme në apelin e vet kërkon pajtim dhe paqe, për të gjithë, por në rradhë të parë pasi t’a kemi njohur, njëri-tjetrin edhe në tunelin e errët të prapaskenave periodike.
Visar Zhiti: Më spiunuan anëtarët e Lidhjes
Nëse e vutë re akt-ekspertizën, ajo fillonte me anëtarët e Lidhjes së Shkrimtarëve. Librin që kisha dorëzuar për botim ua kisha dhënë unë në duart e tyre dhe deklaratat e tyre bënë që të merrej ai dënim që u mor. Mua më bën përshtypje se akt-ekspertiza është bërë para se unë të dënohesha dhe ata avancojnë në drejtimin e së keqes, sepse më konsiderojnë armik. Unë nuk isha cilësuar ende armik në atë kohë. Se të jesh armik e vendoste gjyqi. Ata thoshin ky pseudopoet, ky armik, etj. Pra ata kanë paraprirë gjyqin, ndoshta-ndoshta ata ishin gjyqi i vërtetë! Aktualisht janë në detyra të ndjeshme. Po një pjesë e tyre janë edhe në Itali apo Angli. Gjithsesi, ky ndoshta është shkrimi më i mirë i tyre, akt-ekspertiza për mua. Është i vetmi rast ku ata janë botuar edhe në vende të tjera të botës.
Kasem Trebeshina: Më spiunuan shokët e mi
“Mua më spiunuan shokët e mi dhe në gjyq dolën si dëshmitarë kundër meje, 11 shkrimtarë e poetë”. Kështu, rrëfen Kasem Trebeshina, i cili thotë, se ka edhe më keq. Sepse, dikujt i ka dalë gruaja, apo vëllezërit, dikujt, motra dhe babai. Kjo pozitë është mjaft e tmerrshme dhe çdo dëgjues i vëmendshëm, thotë: “Mjaft”. Kjo është diçka e rëndë për ta dëgjuar sepse na trondit me vërtetësinë e vet. Por ka ndodhur edhe kështu. Nga: Ilir Bushi
Nuk e di,perse bejne hofendime njeri me tjetrin ketu.percilin do qe komenton me fakte,si komnentuesi me siper…. Atehere perse keta te tjere me fyerje ! Nese ndokush ka fakte dhe komenton shume mire.Le te mesoje ky popull i shume vuajtur,se kush eshte shoku apo miku,kush eshte kriminel dhe kush njeri. Mbase ndonje nga keta tipat e siperpermenduar,gezojne Respekt ne jeten qe ju rrethon.Por mbase eshte krejt e kunderta ! Keta mund te jene dhe me te rrezikshem,se shume e shume te tjere !! Nese ” Dele ” do te kete gjithmone.
Me ne fund e thate qarte dhe hapur fare qe Berisha e denigroi endrren e brezit te Dhjetorit.
Vetem se harruat nje detaj te vogel: ME NDIHMEN TUAJ.
Kete gje e beri me ndihmen e gjithe themeluesve te FRD-se per 20 vjet me rradhe. Urime!
Ambasada qenka si streh per komunistet dhe sigurimin e shtetit me sa shohim.
Quhem Ali Bulku, në ambasaden amerika ne Tirane punon i quajturi Edmond Ogreni që mua më ka dalë dishmitarë duke më dënuar 10 vjet burg në vitin 1984 sot jetoj në Sauk Tiran.
Sa kollaj i lau duart ballukegjati: perse Edi Rama mbaka pergjegjesi per zhgenjimin e te rinjve, kur nuk ka patur asnje dite pushtet (kryetar bashkie eshte qeverisje lokale), ndersa Bamke Topi megjithese ka qene 5 vite president dhe 20 vite figure qendrore ne PD nuk paska asnje pergjegjesi dhe nuk ka perse te kerkoje falje ???
KJO FRD ME NGJAN SI LEVIZJA E LSI ME TE MAJTEN.FRD =FRYE ROTEN DULLE.OSE FRIKACAKET E REME DEMOKRATAS OSE FURTH RURAL DIVELOPMENT.PO FUTET NE NJE THES OPOZITEN QE DERI SOT KA MBAJTUR GJALLE ZJARIN E TE VERTETES ,DO TE THOTE QE NESER JU DO JINI SHERBETORET E SALIUT.CESHTJA SOT SHTROHET O KUNDER SALIUT DHE ME OPOZITEN DHE PS E RAMES ,OSE KUNDER RAMES DHE ME SALIUN .AS ME RAMEN AS ME SALIUN ESHTE TEZE QE NUK TE SHPIE AS NE SHALLVARET E KETYRE SHALLVAREXHIJVE.
BIBERAJ BAMO DHE OKETA JU JENI KELYSHET E SALES ;SHUME NGA JU DEMOKRATET KENI ENGUR ME DY LUGE KENI MBARUAR SHKOLLA KENI PASUR PUNERA TE MIRA SI NE REGJIMIN KOMUNIST DHE NE REGJIMIN DEMOKRATIK NUK DUA TE FUTEM NE FAKTE TE ZGJEROHEM ;POR KUR LUFTONI RIVALET TUAJ SI ISH UDHEQESIN TUAJ ;NUK MUND TA BARAZONI ME EDIN SE JANE SI NATA ME DITEN ;EDI KA PASUR TE JATIN KOMUNIST ME TE CILIN KA PASUR KONTRADITA KUNDER REGJIMIT; KAM RESPEKT PER FAMILIEN E EDIT VECANERISHT PER Z KRISTAQ DHE Z NETA ;BABAI I EDIT SI SHUME TE TJERE QE VININ NGA FAMILIE TE SHKOLLUARA E TE KULTURUARA DHE EDUKATE; PER TE SHPETUAR FAMILIEN NGA REGJIMI I PROLETAREVE SI VUCITOLI DETYROHESHIN TE FUTESHIN NE PARTI: NJOH SHUME NJEREZ QE BENIN KETE VEPRIM; DUKE DEGJUAR DENGLAT E INJORANTEVE PROLETAR PER TE SHPETUAR FAMILIET E TYRE NGA PERSEKUTIMI DHE EMERI KULAK BORGJEZ ;AAAAAAAAAAAAA ME DESHIRE TE MADHE JU KA SHERBYER DHE I KA SHERUAR DOKTORI PSIKOPAT QE I KA RENE NE PJESE POPULLIT SHQIPETAR ;I CILI CDO TE KEQE QE BEN CFAR THONE KUNDER NESH PER KORUPSIONIN FAIN E KA EDI I CILI KA QENE KUDER PARTIS TE SALES DHE TE TE JATIT ;KUNDRA EDIT JANE DHE FDR E CILA ASHTU SI SALA E SHEH SE BASHKU ME AK E SPAHIUT SI RIVALE KRYESORE: