Rama: Opozita do marrë pushtetin, gati për koalicion të madh. Berisha ka frikë dhe debatin televiziv

7 Dhjetor 2012, 23:06Politika TEMA
Rama: Opozita do marrë pushtetin, gati për koalicion të madh.

“Të gatshëm të zgjerojmë koalicion me të djathtë dhe takimin me Metën do e ribëja sërish”. Kështu deklaroi  kreu i PS-së Edi Rama në një intervistë televizive për ABC news.

Shefi i opozitës nënvizoi se në koalicion janë të mirëpritura të gjitha ato forca politike, të majta, të qendrës apo edhe të djathtat, të cilat pranojnë programin politik të Partisë Socialiste. Sa i takon mundësisë për një aleancë politike me Lëvizjen Socialiste për Integrim, Rama tha se nëse LSI vendos ta braktisë koalicionin aktual me Partinë Demokratike, do të vlerësohet mundësia për të bashkëpunuar.

“Por, për sa kohë partia e Ilir Metës, është pjesë e koalicionit, për PS-në nuk ka asnjë shqetësim dhe LSI do konsiderohet si kundërshtar për ta mundur”, tha Rama.

Kryesocialisti Rama është shprehur i bindur se do të jetë në parlament pas zgjedhjeve të qershorit të ardhshëm. Duke folur për këtë temë kreu i selisë rozë deklaroi se zgjedhjet e ardhshme duhet të jenë të tilla që vullneti i popullit të mos deformohet.

“Dua të besoj që zgjedhjet do jenë në standarde të pranueshme evropiane, pa pasur nevojë t’i organizojë PS, por duke qenë të tilla vitin e ardhshëm, dhe sigurisht që demokracia në Shqipëri është gjithnjë e më shumë një eufomizëm”- deklaroi ai, i cili shtoi se zgjedhjet nuk janë mjaftueshmërisht të lira e të ndershme për sa kohë nuk kemi institucione që t’i garantojnë ato.

“Zgjedhjet e 2013 nuk janë të Edi Ramës, po për të bërë një përcaktim të rëndësishëm për atë që shqipëria do të jetë për dekadën e ardhshme. Nuk lidhet se do zgjidhet mes PS e PD, por për rrugën ku duhet të krijojmë rrugën për rilindjen. Dua të shpresoj dhe kam besim që do ia dalim që zgjedhjet e ardhshme do i kemi të tilla, që të mos deformohen”, theksoi Rama.

Përsa u takon zgjedhjeve të 2009 kreu i PS tha zgjedhjet nuk i ka vjedhur ligji, por KQZ ka shkelur ligjin dhe duke e bërë këtë ka garantuar vjedhjen e zgjedhjeve. Për kryesocilaistin PD në 2005 erdhi në qeveri në rrugë legjitime, por nuk e pati votën popullore, “pasi ndarja e votës së të majtës solli PD në qeveri. 2009 tregoi se PD nuk vjen në qeveri pa vjedhur votën”.

“Ajo që unë besoj se gjithë kjo gjendje shumë e rëndë ekonomike e sociale, e shtetit të së drejtës, lidhet me faktin se nuk kemi një qeveri që buron nga vota”- theksoi Rama, i cili u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Në prag të zgjedhjeve të vitit 2013 Rama ka sfiduar kryeministrin Berisha në një debat të hapur televiziv. Ndërkohë teksa ka theksuar se programi i PS-së është instrument qeverisës, opozita do të vijë në pushtet ndërkohë që ai do jetë kryeministër.

 

Buxheti 2013
Përsa i takon buxhetit të vitit 2013 Rama tha se në diskutimet për të u ballafaquan dy vizione të ndryshme për bashkëjetësën e njerëzve në një shoqëri demokratike, e përgjegjësisë së shtetit në raport me të gjithë ata që nuk ia dalin.
“U ballafaquan secili për vete Zoti për gjithë, secili për vete, qeveria për të gjithë”- u shpreh ai.

Vizioni i programit politik të PS-së
Për kreun e PS-së nevoja e Shqipërisë për të rilindur nuk është nevojë që ka nisur të formësohet në 2009.
“Është bërë ulëritëse, nuk besoj se gjithçka e mbrapshtë ka nisur me këtë qeveri në 2005, por në vend që të ndërtohej mbi gjërat e arritura jo keq, u shkatërrua në vijim me të bërat keq. U zgjodh rruga e rrënimit në vend asaj të përparimit . Flasim për një qeveri që nga 2009 nuk ka legjimitetin pasi është me vota të vjedhura. Është një forcë që po qeveris prej gati 8 vitesh. Ajo që kemi sot në Shqipëri është rezultat i keqqeverisjes dhe rrënimit”- theksoi Rama.

Zgjedhjet e 2013
“Dua të besoj që zgjedhjet do jenë në standarde të pranueshme europiane, pa pasur nevojë t’i organizojë PS, por duke qenë të tilla vitin e ardhshëm, dhe sigurtisht që demokracia në Shqipëri është gjithnjë e më shumë një eufomizëm”- deklaroi ai, i cili shtoi se zgjedhjet nuk janë mjaftueshmërisht të lira e të ndershme për sa kohë nuk kemi institucione që t’i garantojnë ato.
“Zgjedhjet e 2013 nuk janë të Edi Ramës, po për të bërë një përcaktim të rëndësishëm për atë që Shqipëria do të jetë për dekadën e ardhshme. Nuk lidhet se do zgjidhet mes PS e PD, por për rrugën ku duhet të krijojmë rrugën për rilindjen. Dua të shpresoj dhe kam besim që do ia dalim që zgjedhjet e ardhshme do i kemi të tilla, që të mos deformohen”.

Rama: Zgjedhjet nuk i vodhi ligji, KQZ shkeli ligjin
Përsa u takon zgjedhjeve të 2009 kreu i PS tha zgjedhjet nuk i ka vjedhur ligji, por KQZ ka shkelur ligjin dhe duke e bërë këtë ka garantuar vjedhjen e zgjedhjeve. Për kryesocilaistin PD në 2005 erdhi në qeveri në rrugë legjitime, por nuk e pati votën popullore, pasi ndarja e votës së të majtës solli PD në qeveri. 2009 tregoi se PD nuk vjen në qeveri pa vjedhur votën.
“Ajo që unë besoj se gjithë kjo gjendje shumë e rëndë ekonomike e sociale, e shtetit të së drejtës, lidhet me faktin se nuk kemi një qeveri që buron nga vota”- theksoi rama, i cili u shpreh i bindur në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Rama: PS e gatshme për koalicion edhe me parti të djathta
Duke folur për koalicionin parazgjedhor për 2013, kryesocialisti u shpreh se është i gatshëm të bëjë koalicion edhe me parti të djathta. Nga ana tjetër, një koalicion me LSI-së duket se nuk është me një dilemë mes socialistëve. Nuk do të ketë koalicion me LSI-ne para zgjedhjeve të 2013 sipas kryesocialistit, për sa kohë partia e Ilir Metës, është pjesë e koalicionit qeverises. “LSI do konsiderohet si kundërshtar për ta mundur” tha Rama.

Lista e deputeteve për zgjedhjet e 2013
Sa i takon listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socailiste për zgjedhjet e 23 qershorit, Rama nënvizoi se grupi aktual parlamentrar e ka justifikuar plotësisht besimin. Ai theksoi se PS nuk është në kushtet për të bërë përmbysje të madhe, pasi grupi është plotësisht i konfirmueshëm.

Rama: Miratimi i 3 ligjeve, nëse zbatohet vendimi për Fierin
Përsa i takon miratimit të 3 ligjeve, në funksion të marrjes së statusit të vendit kandidat, kryesocialisti ripërsëriti qëndrimin se PS do i votojë menjëherë pasi të zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë për kreun e këshillit të Qarkut Fier. Sipas tij, deputetët socialistë nuk do të japin votën e tyre për të bërë një makiazh legjislativ për Gjykatën e Lartë

28 komente në “Rama: Opozita do marrë pushtetin, gati për koalicion të madh. Berisha ka frikë dhe debatin televiziv”

  1. Gon Zavalani says:

    Ehhh mor Ed, te zuri dhe ty me keta dallkauket politike. Mos u lesho pe se nuk e njohin burrerine keta. Nuk kane fe e bese, nder e familje.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/3-borats-made-in-albania.html

    1. Turi says:

      Pse edi po te duket burre ty mi shoqe??? Kujt i thoni burre ju nga anet tuaja? Atyre qe harrojne gjakun e 4 viktimave te 21 janarit? Apo ate te atyre te gerdecit? Apo ate te deputetit te fierit? Apo quani burre ata qe bejne sikur smajne mend horrlliqet e ilir metes? Une e kuptoj qe per ju te shoqates mund te duket burre, por per njerzit e thjeshte nuk eshte gje tjeter vecse nje buce politike.

  2. Rruzhdi says:

    LSI vendos ta braktisë koalicionin aktual me Partinë Demokratike, do të vlerësohet mundësia për të bashkëpunuar.

    LSI nuk eshte parti eshte nje grup skraparllinjsh qe Nano i quante Levizja e Skraparllinjve te Inatosur. Skraparllinjte nuk jane me te inatosur, tashme jane kthyer ne miliardere dhe kane dale te vjedhin vota, e atje ku nuk i vjedhin dot ti blejne me miliardat e tyre te vjedhura. E vetmja gje per te cilen duhet te konsiderosh Ilir Meten eshte nje qeli te ftohte burgu.Eshte turp qe edhe e permend kete bastard per te cilin u vrane kater te pafajshem me 21 Janar.

  3. flogerti says:

    i qarte, koherent, i besueshem dhe fitues.

    1. Era says:

      Po te ishte i qarte, Rama duhet te jete transparente me te ardhurat e tij personale. Sot nje familje e thjeshte ke menjane 3 mije euro, aq sa ka edhe Edi Rama.

  4. treg says:

    vizion i qarte dhe transparent me popullin

    1. Dani says:

      Padyshim qe e meriton te kete shansin per te qeverisur. Jam i bindur se do te krijoje nje precedent te ri ne mireqeverisje.

  5. ORA E BUSHIT says:

    O Edi qeverine ti do e marresh si motra e Lonit kur mori provimin….

    1. Tani says:

      Hahahahahahaaaaaa…!!!

    2. hajriu says:

      Mos o te lumt goja , se do ti ngeli qejfi leoneshes. Po leonesha a e ka marre provimin???

  6. Nadia Shabani says:

    Mire e ke ti Edi Rama por Saliu ka filluar ti vjedhin zgjedhjet qe tani duke ja u hequr mandatet Beratit dhe duke ja shtuar Kukesit. S’kam degjuar ndonje koment nga ju per kete pune, cfar pret ti apo te vidhen njehere pastaj te bertashesh per fallsifikimin e listave te banoreve.

    1. hydajet says:

      o dallkauk siq e ka qef edi ket shprehje,kukesit nuk po i shtohet po i lihet aq sa kishte .

  7. Kely J. Andress says:

    O Rama ! Po pallë mbete tërë jetën more . Saliu i vodhi votat për Tiranën (dhe mirë paska bërë) mu para hundës së ambasadorit Arzizu dhe nuk e rruajti fare. (Pale ai turi miu amerikan përveshi dhe mëngët gjoja për presion). Nuk e kupton ti more axhami se nuk ka zgjedhje të lira po qe Sala në pushtet. Ai duhet rrëzuar para qershorit (po pate bythë) dhe pastaj mund të pretendosh për zgjedhje të lira.

  8. sali says:

    Kam frike se Saliu do te sjelle nja 100000 mercenare kosovare sic solli ne zgjedhje per lulzim bashen .Kosovaret jane lojji qe per para shesin e te jatin

  9. Fredi says:

    Turp te kesh o delenxhi dhe i pafytyre. Turp! Koalicion me Vjedhjen qe te sigurosh 100% endrren tende. Maskara. Ju jeni te gjithe njesoj. Une asnjehere nuk te kam pelqyer Ty se je Tironc qe nuk te pame kurre ne xhirro, as te uleshe te guri, as ne stadium nuk shkele kurre, ishe nje sportist qe te benin qejfin e prindereve per te mbajtur ne ekipin e trete Dinamo. Ti mesove te recitosh ne 90′ se deri atehere degjoje Revisten Televizime o kulmi i degjenerimit. Pse kaq i pafat ky Popull?!

  10. refiku says:

    Kush flet per debat televiziv,lideri i monologjeve ky qe do, po te ishte e mundur qe dhe drejtuesin e emisionit mos ta kishte perballe,mundesisht te ishte vetem fare,ose te kishte perballe nga ata gazetare qe jua pregatit vete pyetjet qe duhet ti drejtojne “padronit”. Ky qe mbas 5 vjetesh vajti per here te pare te tv klani.Vertet tv klani mund te jete televizion i qeverise po ne fund te fundit ata nuk hane njerez,dhe ky si lider i “madh” politik nuk duhet ta kete problem te perballet me cilindo politikan,gazetar apo analist te kujtdo televizioni qofshin ata.

    Mos u ngopni me luge te zbrazet o njerez. Jane shashka qe dy “lideret” e “medhej” polike i hedhin njeri tjetrit si zakonisht perpara zgjedhjeve per te trullosur mendjet tuaja.

  11. albania says:

    Z. Rama! Ne kohet e lashta, ne eposin grek, thuhet se perpara luftes midis Athines dhe Spartes, mbreti i Athines i tha nje te deleguari te Spartes: “Ne do t’ju djegim, do t’ju therim, do t’ju cpojme me hweshta e shigjeta sa edhe qielli nuk do te duket dot! Dhe i deleguari i Spartes iu pergjegj: “Nese!”, apo “ne qofte se!” Edhe Rama, do e marre pushtetin: Ne qofte se Berisha ia fal!

  12. kushtrimi says:

    Nuk e ka kuptuar si duket akoma Edi qe Berisha nuk i humb zgjedhjet
    per kete do kujdeset personalisht ai.Arsyeja eshte e thjeshte.
    Ai(Berisha)do shkoje ne burg me shume te tjere qe i njohim.
    Nuk mund ta paramendoj Berishen ne pension. Ka dy menyra per ta hequr.
    E para: E heq zoti.
    E dyta: E heq populli. Me protesta por asesi me vota.
    Kesaj te dytes i frigohem se nuk do kaloj pa viktima. Na e ka vertetuar qysh nga 97-ta.

  13. CIU-CIU-CRRRRRRR says:

    EDHE UNE JAM ME JU EDI CE DO E MERRNI PUSHTETIN POR JO NE 2013 sic thoni ju por me 2100.

  14. JC says:

    Po, patjeter qe do e merrni.

    Tani, ju do e merrni, por ai do jua vjedhi.

    Pyetja eshte cfare do beni, do ikni me pushime ne Korrik apo do e ktheni mbrapsht fitoren?

    Kesaj pyetje jepini pergjigje, sepse pushtetin e moret edhe heren qe kaloi juve, vecse jua vodhi sy per sy.

    Tani zgjohuni pak dhe shikoni realitetin. Nuk behet fjale per fitore, behet fjale se cfare do beni kur te perballoheni me vjedhjen sy per sy te pushtetit!

  15. akrepii says:

    Shume i pa qarte per popullin e thjeshte.Jane shume probleme qe duan pergjigje nga ju Z.Rama Nuk dhe ndonje pergjigje as per nismen e fundit te Berishes per dhenien e nen shtetesis te gjithe atyre bashkekombsave qe nuk jetojne brenda teritorit shtetit shqiptar.LSI ne qofte se braktis kualicjonin aktual te shikohet munde sia e bashkepunimit,cfar e pate kete doni qe ta mbani akoma ne pushtet tradhtarin nnuk keni frik se mbas
    zgjedhjeve shkon andej nga eshte e thela me e madhe? Si duket iharruat tradhetit e LSI dhe ate qe eshte e fresket si zgjedhia e presidentit.KUALICJONI me LSI ju le ne OPOZITE.

  16. na ishte nje here says:

    kujtoj dikur fjalet e medha ne ne film shqiptar lirine nuk jua solla une ate e gjeta ketu,midis jush.te doli mjekra o rame,na u bere si sudja,shume e ke ngrejte pazarin,mendon kualicion te madh mbi kurrizin e nje populli te kerrusur,apo nje koalicion rastesor pasi ne si popull me liri skemi.ti do besh kualicion,deri diku respektoj punen tende,po qe te jesh prijes i nje populli,ky qe kena,apo ti.juve ja bofte zoti hallall qe talleni por,te ju imagjinosh juve si ne filmin nentori i dyte,apo i cercizit liri a vdekje,ju siguroj se jeni aktor me te mire se borati,por shqiptaret e shkret kan nevoj per prijes,qe suksesin ta arrijne vete,jo te dhuruar,se me kujton filmin,me pallton e halit beratit..

  17. fshatari says:

    O Rama!Per te rrezuar Saliun ti do te bashkohesh edhe me ILIR METEN?po Saliu a nuk e mbrojti Ilir Meten dy dite para pretences ku tha qe vera e ILIR Metes i shijoi?atehere cfare ndryshimi ka ndermjet teje dhe Saliut?se ti futesh ne kategorine e politikaneve te “ndershem” te pakten kur te degjon se si lufton hajduterine pa permendur asnje emer!

  18. Qytetari i vertete says:

    Ne Shqiperi sipas mendimit tim nuk ka dhe nuk do te kete koalicione ne baze te pelqimit te programit te partive te ndryshme, por vetem koalicione qe kane perfituar pushtet dhe nepermjet tij para me Saliun dhe koalicion kundra Saliut.Sa per bashkim me LSI nqs kjo e fundit largohet nga koalicioni qeveritar une mendoj se te bashkohesh me te keqen per te shporrur te keqen do te thote qe edhe ti je nje e keqe por me e vogel se ajo qe qeveris sot dhe neser per tja kaluar ne te keqijat qe do te besh duke pase pushtetin.Duhet me qene shume i qarte Z.Rama se ti je e keqja e vogel e ketij vendi apo nje e mire relative dhe kjo qartesi tregohet vetem me veprimet qe ben dhe jo fjalet qe thua.Rilindja e Shqiperise nuk behet me programe partish se ato me copy dhe perkthim jane marre nga programet e partive europiane dhe pothuajse nuk kane shume ndryshime nga njera tjetra,por me njerez te cilet ne punet qe kane bere kane dhene prova qe kane vlera dhe jane te afte dhe kurajoz per tu perballur me antivlerat ska gje qe sjane te anetaresuar me domosdo ne ndonje parti.

  19. djal mamaje says:

    O Edi shpjegona pak pse e bere marveshjen me Berishen per ndryshimin e kushtetutes dhe kodit zgjedhor pastaj ti besojme perrallat e tua. Mos per tu vjedh votat partive te tjera?

  20. Ivani i madh says:

    me kete qe the tani z Rama ne lidhje me lsi te mbeti te besh kualicion edhe me pd qe te rezosh Berishen. Po prapesi sa ka bere lsi me Meten aq ka bere dhe pd me Berishen.Kjo nuk eshte politike kjo eshte lajthitje.

  21. Shoku im burgaxhi says:

    Edvin!
    Po pastron imazhin e Televizionit ABC?
    Na thuj or burr kur po shkon tek Shijak TV se kjo tek ABC na paska ik pa e pare. ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje