Buxheti i Berishës sa buxheti i Nanos më 2005. Rritja ZERO!

7 Dhjetor 2012, 20:36Politika TEMA
Buxheti i Berishës sa buxheti i Nanos më 2005. Rritja ZERO!

Një e dhënë interesante ka dalë vetë nga goja e Berishës. Ai thotë se ky është buxheti më i madh në historinë e Shqipërisë dhe përbën 28.5 përqind të Produktit të Brendshëm Bruto. Analisti Eduard Zaloshnja, nisur nga ky fakt, ka krahasuar këtë buxhet me atë të Fatos Nanos në vitin 2005. Shifra është ekzaktësisht e njëjtë.

Zaloshnja citon Ministrinë e Financave, buxheti i 2013-ës do të jetë në nivelin 28.5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Po në vitin 2005 në ç’nivel ka qenë? Sipas Ministrisë së Financave, në vitin 2005, buxheti ka qenë po në nivelin 28.5% të Produktit të Brendshëm Bruto. Pra, rritja është ZERO!

4 komente në “Buxheti i Berishës sa buxheti i Nanos më 2005. Rritja ZERO!”

  1. kameniku says:

    ca prisni nga berisha pervec genjeshtrave mashtrimit dhe krimit pushtetar

  2. ILIRET says:

    Pune e madhe se rritja eshte zero. Nuk ka krize. As ne 2005 nuk kishte krize as sot nuk ka krize.
    Ore a din kush, sa e shtoi Zeni pasurine ket vit? Vjet shume pak. Vetem 280 milion leke.
    Po qe se ket vit e ka shtuar pasurine po aq, apo me shume s’mund te flasim per krize…..
    A, nese pasuria e tij ket vit eshte rritur aty te 200 milion leke, kjo eshte per te menduar seriozisht dhe kriza ka prekur edhe familjen e z. Sali Bej Risha…

  3. nuk duam votime me qeverine e sali berishes.ne zgjedhje te parakohshme,, ME sali berishen nuk kemi besim ne zgjedhje te lira e te ndershme.

  4. Pik rreziku says:

    Zhvillimet ne Shqiperi varen shume nga tekat e ketyre dy fytyrave qe shikoni ne foto; mos nenvleresoni asnjerin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje