Në vazhdën e reagimeve që ka shkaktuar propozimi i kryeministrit Berisha për një ligj për marrjen e shtetësisë shqiptare, ju drejtuam për një opinion ish-ministrit të Drejtësisë dhe ish-këshilltarit juridik të Presidentit Bamir Topi, z.Spiro Peçi. Në opinionin e tij, zoti Peçi shprehet në lidhje me aspektin delikat dhe kompleks që ka një ligj i tillë, duke u ndalur në analizën e faktorëve juridikë që e bëjnë të vështirë një nismë të tillë ligjore.
Tashmë është botërisht e ditur deklarata e kryeministrit Berisha për shtetësinë, e cila me të drejtë po sjell dhe një debat të gjerë, jo vetëm politik por edhe juridik. Dhe, kur them edhe juridik, kam parasysh se sa ndryshimet e mundshme apo të pritshme do të jenë në përputhje me parimet e njohura të së drejtës ndërkombëtare në fushën e shtetësisë, norma dhe parime këto të pranuara nga Republika e Shqipërisë, një angazhim ky i shprehur në nenin 1 të ligjit që është në fuqi për Shtetësinë Shqiptare (Ligji nr.8389, datë 5.8.1998).
Natyrisht nuk është e lehtë dhe shumë normale të jepet opinion, sidomos juridik, kur ende nuk kemi në dorë një projekt të ligjit të pritshëm. Gjithsesi, deklarata e kryeministrit, në thelb, bën fjalë për dhënien e shtetësisë pa kufizime për të gjithë shqiptarët që jetojnë kudo jashtë Shqipërisë.
Nisur nga kjo, mund të them se për realizimin e idesë së kryeministrit do kërkohej ndryshimi i thelbit të ligjit ekzistues, që në fakt do të sillte një ligj të ri.
Për mendimin tim, një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë, për shkak se ligji ekzistues është i standardeve më të mira. Ai nuk ndalon të drejtën për të kërkuar dhe marrë shtetësinë shqiptare nga çdo i huaj (dhe i tillë konsiderohet çdo person që nuk ka shtetësinë shqiptare) dhe sidomos me origjinë shqiptare. Ligji, në përmbajtje të tij, në rastet kur një person kërkon të marrë shtetësinë shqiptare, në kushtet e kërkuara, për ata që janë me origjinë shqiptare, bën dallime lehtësuese në krahasim me të huajt e tjerë, në një element thelbësor, siç është ai i kohës së qëndrimit në Republikën e Shqipërisë. Ashtu siç e përmenda edhe më lart, ndryshimi i ligjit me qëllim heqjen e elementeve thelbësorë të kushteve për të fituar shtetësinë, është i gabuar.
Shtetësia, në konceptin juridik është një marrëdhënie ligjore, një “kontratë”e qëndrueshme, ku, si individi, ashtu dhe shteti, në mënyrë të ndërsjellë mbartin detyrime dhe gëzojnë të drejta në mënyrë reciproke, të shprehura në kushtetutën e vendit dhe gjithë legjislacionin. Është kjo arsyeja që në rregullat dhe legjislacionin e pjesës më të madhe të vendeve të BE, gjejmë të njëjtat elemente të rëndësishëm për marrjen e shtetësisë, siç mund të përmendim detyrimin e individit kërkues të ketë domosdoshmërisht një kohë qëndrimi në shtetin ku kërkon të bëhet nënshtetas.
Një arsye tjetër pse nuk duhet prekur ligji për shtetësinë, të paktën për heqjen e kushteve që duhet të plotësojë çdo kërkues, është dhe fakti se ato prekin marrëdhënie politike dhe juridike tashmë të vendosura, të pranuara dhe të nënshkruara si nga Republika e Shqipërisë dhe nga BE. Dhe këtu e kam fjalën për pasojat që mund të vijnë lidhur me lëvizjen e lirë në zonën Schengen të shtetasve shqiptarë.
Në marrjen e vendimit për heqjen e vizave për shtetasit shqiptarë, veç shumë kushteve të cilat duheshin plotësuar, është dhe detyrimi për të mbajtur të pa prekur të njëjtin regjim ligjor edhe për shtetësinë. Kjo është e përcaktuar në kontratën e nënshkruar nga të dyja palët BE-Shqipëri, dhe asnjë ndryshim nuk mund të ndodhë pa miratimin e BE. Shkelja e kontratës, në rastin konkret, besoj vështirë se mund të kalojë pa sanksione, të cilat mund të sjellin rikthimin e vizave për shtetasit shqiptarë.
Përpjekje të tilla, të ndodhura me ndonjë vend të veçantë për liberalizimin e dhënies së shtetësisë vetëm mbi baza etnike, kanë ndeshur reagimin e ashpër të BE, të cilat kanë detyruar shtetin përkatës të ndërpresë këto praktika.
Ndryshimi i ligjit për shtetësinë, përsa i përket heqjes së kufizimeve me qëllimin e marrjes së shtetësisë shqiptare nga çdo shqiptar kudo që jeton, besoj se do ngjallë reagime nga fqinjët, ku prezenca e shqiptarëve është e konsiderueshme. Një veprim i tillë do konsiderohet si lëvizje për prishje ekuilibrash me motive nacionaliste, që për rajonin ku jetojmë, gjithmonë sjellin pasoja, që popujt asnjëherë nuk i dëshirojnë. Është kjo arsyeja që reagimet e ndërkombëtarëve për të ulur tonet e nacionalizmit ekstrem janë të pranishme dhe serioze.
Pavarësisht nga sa më lart, nëse qeveria do t’i qëndrojë idesë së deklaruar nga kryeministri dhe do ndërmarrë nismën për ndryshimin e ligjit për shtetësinë, ky duhet të jetë një proces që të përfshijë jo vetëm specialistë vendas të së drejtës, por duhet bërë në konsultim dhe mirëkuptim me specialistë që përfaqësojnë BE, si dhe institucionin e Presidentit të Republikës, që ka detyrimin e mbikëqyrjes dhe të zbatimit të këtij ligji.
Revista “JAVA”
Sa i zgjuar ky kauri …Klithamt e kaureve po na shurdhojne veshet
sa te dobeta i paske veshet mor bin ladeni i xhaxhait!
berisha eshte shejtan budalla,,, asgje ska per te bere por e hodhi shashken e radhes.
e di qe gjith vemendja do te kalonte te ky gomarllek duke anashkaluar deshtimin e 100 vjetorit te pavarsise.
dhe ja ariti qellimit.
Ne asnji mnyre nuk duhet luejtun :p
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/ss-victory.html
Nuk them kote une se keta jane Ekstremista Ultra Ortodokse, Shikoja emrine SPIRO, Cfare koincidence te gjithe anti Shqiptaret me emra Ortodhokse
Por le ta prekin mor zoteri.Shqiptaret e Kosoves kujtojne se eshte ajo cope leter qe i ben shqiptar. C’fare i ben Shqiptar eshte dashuria per atdheun dhe ndihma ndaj atdheut.Mbeshtetja per ate qe i fal detin Jon Greqise, i shet nafte Milloshevicit e arreston luftetaret e UCK eshte anti-shqiptari. Kur keta ta kuptojne qe ajo qe po ben Berisha eshte thjesht perpjekje per importim votash e manipulim zgjedhjesh do jete shume vone.Berisha i do ato vota qe neser te vazhdoje axhenden e tij anti-kombetare.Nqs Shqiptaret e Kosoves perzihen ne zgjedhjet e Shqiperise jo vetem qe do krijojne konflikt me shqiptaret e Shqiperise por nenshtetesia shqiptare e tyre do te ndihmoje Serbine te perforcoje tezen e saj se shqiptaret e Kosoves jane emigrante shqiptare qe kane ardhur e zaptuar token serbe.
te gjitha arsyetimet e ketj keshilltari jane idiotia alla albanistani:e drejta nderkombtare nuk perziehet aspak ne ligjet per dhenjen e shtetesise.ajo vetem konstaton se kjo eshte e kryer kur nje qytetar paraqet nje pashaport te vendit qe ia ka dhane edhe prej atehere lindin detyrimet e shtetit !Kur jo perpara!
spanja jep shtetesine gjithe amerikes latine,vete ne qofte se njohin spagnolishte!irlanda po ashtu jep shtetesine cdo njerit qe ka rrenje irlandeze edhe drejtesia nderkombtare nuk sheh asgje te keqe ketu!
sa per kohen qe kishe po na kerkojne shtetet ,po i tregojme ketij keshilltari se behesh franceze pa pasur asnje dite qendrim ne France ne qofte se paraardhesit nuk kane heq dore nga shtetesia franceze ,qofte kjo para nje qind vjete!Pra ne nje shtet normal je shtetas e ketj shteti deri sa te vdesish ne qofte se nuk heq dore vete nga shtetesia,edhe femijet e tu jane franceze po ashtu,e femijet e femijeve t po ashtu jane franceze!(e jo si n’albanistan ku mbasi nuk ke leh ne shqiperi nuk je shqiptar,apo cdo idioti te tille qe vetem albanistani di me gjet per te te mohue te drejten tende!)
Cilet jane ato vende te vecanta me te cilet BE paska kerkuar nderpreen e kesaj pratike?nuk na tregon zotnia!
Zotnia ka nevoje ende te lexoje pratikat e shteteve tjere,sepse eshte mesuar me albanistanin ku cdo nenpunes te tregon ligjin per shtetesi sipas qefit,ku mPJ nuk di si duhet te vepruar,ku Presidenca te thote nje gje edhe kryeministria nje tjeter!edhe ku sicili te sorrolat neper cdo zyre e te kerkon lek per me te krye pune!
me nene e babe shqiptare,na u deshte ne fund ,me ndihmen e shtetit ku jetojme me ba nje kallezim penal kunder Shqiperise per shkellje te drejtave per me detyruar gjendjen civile me na registruar si shqiptare(shko te presidenca,shko te kryeministri etj etj ku asnje nuk di ligjin!)
I sakte e ligjor komenti e sqarimi rreth marrezize se Kryeministrit,por ç’duhet bere me te marret qe u sulen e po e komentojne ne te gjitha mediet e shkruara e ne ato vizive,ashtu si njehere e nje kohe,kur te nesermen e nje fjalimi te Enver Hoxhes,u binte borive “te frymezimit i madh e i vogel ne çdo cep te Shqiperiise…”,qofte i vetmi televizion po ashtu edhe te gjitha gazetat e asaj kohe.Fahri Balliu me po ate frymezim i nxiste shqiptaret te perkrahnin fjalen e shokut Enver per objektin e atij fjalimi.Pra,kemi te njejten mendesi.Vetem dje,ne veçanti TV-KLAN,u mor gjere e gjate me “fjalimin programatik te sh.Sali” e jo vetem ALI-beu por edhe te tjeret e pranishem!!!Eshte fatkeqesi e marrezi qe i kushtuan aq vemendje edhe Z.Milo me shoke.Une ne vendin e rolin e tij do te thoshja vetem nje fjali:-Mos u merrni me te marrin!Ne se te ftuareve neper studio televizive ju interesojne leket qe marrin prej tyre(TV-ve) le te vazhdojne,veç ne lexueseve e degjueseve ne i shtojne dhimbjet e kokes edhe ne se nuk jetojme perkohesisht ne Shqiperi.Nje gje duket qarte.Saliu nuk flet per ata qe e kuptojne ate dhe te verteten.Ai,ne kete rast foli per ata,qe menjehere shkuan me vrap ne ambasaden e Shqiperirise ne Prishtine e kerkonin,qysh pa u gedhire,pasaporte shqiptare!!!Per ata flet ai.Per ata qe e quajne “babain e kombit!!!”Per ata qe i duhen me 23 qershor te 2013-es.
O Soll Lili. Ne mund te na toleroje Europa tu japim shtetesi, shqiptareve te Maqedonise ,te Malit te Zi dhe te Lugines te Presheves. Pasi keta dalin pa viza ne Europe. Por kurrsesi shqiptareve te Kosoves. Nuk na lejon BE. Dhe profesori ta spjegon shume mire. Po per ata qe kane tru dhe e kuptojne.
Por injorantet, pabuksit, varfanjaket dhe gjith shtresat sociale te majta qe votojne PD, thone “amin”, vetem pse e thote SRB-i.
E kupton? Kosovaret do te udhetojne pa viza, me pasaporten e shtetit te Kosoves, jo duke mare ate te Shqiperise dhe yxhym ne Europe. Ja kete nuk te le Europa…
Pa pashaporta shqiptare erdhen me qindra kosovare e serb per te votuar ne Tirane per kryetarin e bashkise. Po te paisen te gjithe me pashapota shqiptare, çfar kaosi do ndodhi ne votime me kete qeveri fashiste e mafjoze. Duke pare zhvillimet politike dhe jetesen e barabarte me Somaline, nuk i intereson asnjeriut pashaporta shqiptare. Kjo behet vetem per qellime te qeverise fashiste dhe kriminelit sali, per te ruajtur familjen e tije.
Po bejne te gjitha manovrat per te fituar sgjedhjet. E kuptojne shum mire qe po i shterngohet laku. Rruget dhe shtigjet po i mbyllen nga te gjitha anet.
Si ka mundesi qe te gjithe keta minoritaret greke(me sinqeritet e them) jane ose shume ezmere ose kane nje aspekt prej fshatari qe sapo kane dale nga vreshti??
SE NUK KANE VJEDH SI TY;PO JANE NXIRE NGA PUNA E RENDE NE GREQI DHE SHQIPERI KETO 22VITE
SE NUK KANE VJEDH SI TY;PO JANE NXIRE NGA PUNA E RENDE NE GREQI DHE SHQIPERI KETO 22VITE DHE JETOJNE NE TERR PA DRITA DHE PA UJE E PA UDHE DHE PA NDIHME SOCIALE ;SE TE TERA I KENI MARRE JU!
JEMI ME MENDIMIN TUAJ;SE NDRYSHE SDO KETE ME SHQIPETARE TE SHQIPERISE POR VETEM SHQIPETARE EMIGRANTE NGA TE 4 ANET E GLOBIT QE MENDOJNE VETEM PER VEHTE
Danton.dokesh qe nga emri dhe te falet ironia,por ne do pergjigje te sakte pyet te teme se ajo ka eksperience ne kete fushe dhe jep pergjigje te sakte.
KAM VETEM NJE PYETJE ; PO GREQIA A I KA SHKELE MARRVESHJET ME BE-ne KUR U KA DHENE NENSHTETESINE SHUMICES se minoritetit grek ne VENDIN TONE?????? MEGJITHATE Nuk e fsheh DYSHIMIN e madh se ky veprim ,si dhe shume tjera te S.Berishes,nuk eshte per te miren e shqiptareve kudo qe jetojne…
Berisha, edhe kesaje do ti vere kapak si “genocidi” i Tivarit! Zhurmues, me kete teston qeverine amerikane dhe te Evropes! Por ne te njejten kohe shikon dhe “deshiren” e papermbajtur te shqiptarve dhe kosovarve per te gjetur shtruar rruget e bashkimit! Jo kote Berisha i hedhe keto. Berisha i ka te fituara zgjedhjet dhe nese ja japin voten, le t’ja japin! Nuk ka opozite ne Shqiperi, Berisha cfare ka dashur ka bere, dogji Shqiperine, solli piramidat, luften civile te 97-tes(jo me dru e shkopinje, por vuri ne dispozicion amrmet ma moderne te ushtrise shqiptare per t’u vrare njeri me tjetrin). kujtojme Safet Zhulin, qe ka deponuar se ajo periudhe ishte dosja me e zeze per popullin dhe kombin shqiptare! Ky ishte Safeti qe i paraqitesh dhe fliste dikur para ushtrise pa ushtri ne emer te komandantit te pergjithshem te forcave te armatosura! Mendoj se amerikanet jane mbas dhe me Berishen, ata e pelqejne nje kryeqeveritare te tille. Shikojeni Ramen kur te beje autogol, sa te thirret nga nje zyrtare amerikan dhe nje darke pune dhe miraton ligjet(3). Z. Spiro Peci flet me gjuhen e kerkesave te ligjit, ai eshte duke na thene peshku ne dete dhe tigani ne zjarre, pra flet juristi dhe ka te drejte!
Ne asnje menyrev te mos lejohet Berisha te jape shtetesi para zgjedhjeve, sepae me shtetesite e dhena Berisha do te mashtroje shqiptaret e Kosoves per te fituar votat prej tyre.
mire e ke zoti spiro po ti e ke mare pashaporten e gjyshit se gjyshi u ka dheneruseve turqve egjyptjaneve sirjaneve bullgareve italianeve ethopianeve etetjereve qe skane lidhje gjaku fare me gjyshin tend…