Një varfëri ekstreme vetëm 3 minuta me makinë larg Tiranës, në Paskuqan. Fjalët janë të pazonjat për të treguar se si jetojnë katër fëmijë, një nënë e re dhe një gjyshe rreth 90 vjeç. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i shoqëruar nga deputeti Xhemal Qefalija, si dhe përfaqësues të PS-së së zonës, ka qenë s pranë familjes Alla, ku ka dëgjuar rrëfime rrëqethëse e tronditëse. Një familje në mëshirë të fatit, asnjë kujdesje sociale, asnjë institucion që kujdeset, as ndihmë sociale, asgjë prej gjëje, vetëm me lëmosha jetohet në këtë familje ku nuk diskutohet për ngrohje për libra apo dhurata, por vetëm për të ushqyer katër fëmijët me bukë.
E pamundur të frenojë lotët gjyshja 90-vjeçare ndërsa i tregon me pak fjalë Edi Ramës: “Jam 90 vjeçe, pension jo. Kemi marrë fund, me borxhe jetojmë. Nusja është e sëmurë. Si jemi ne për atë Zot. T’u vujt. Kalamajtë janë 4, jo një. Çfarë të bëjmë??”
Nusja e shtëpisë rrëfen se ka ndërprerë mjekimin. I duhet të mendojë për ushqimin e katër fëmijëve të saj: “Unë jam e sëmurë për vete, me ilaçe për zemrën. Më thanë për aparat doktorët, shko tek një shko tek një tjetër. S’kisha mundësi të blija 3000 euro një aparat për zemrën. Ilaçet s’i kam marrë, i ndërpreva. A të merrja për gocën e vogël apo për vete. S’kisha me çfarë t’i merrja. Më pyetën çfarë ke përgatit për drekë. Thashë, ç’të përgatis?”
Kryetari Rama është shprehur se është e pafalshme kjo varfëri ekstreme e papunësi e pashpresë vetëm pak minuta larg kryeqytetit: “Është situatë shumë e rëndë ekonomike dhe sociale. Këtu faktikisht jemi 3 minuta e gjysmë nga Tirana edhe ndeshim në papunësi ekstreme, varfëri ekstreme, mungesë shprese. Ndërkohë që ndihma ekonomike, aq sa jepet është kthyer në vegël skllavërimi politik dhe ndërkohë që gjëja e parë që të vret, kur vjen, është ç’bëhet me gjithë këta fëmijë që lindin e rriten në këto territore me këtë varfëri dhe me këtë nivel edhe të shkollës edhe të kujdesit për ta në shkollë. Për të mos folur për çerdhe dhe për kopshte pasi nuk bëhet fjalë”.
Një banor i Paskuqanit, i afërm i familjes Alla tregon më tej për mungesën e energjisë elektrike prej një viti: “Jemi pa drita. Vetëm dy orë drita kemi. Edhe ujë aq kemi. Dy orë në ditë ujë, që vjen në mes të natës. Po bëhet një vit, e mos më tepër. Se gjoja jemi duke bërë ujësjellësin. Dritat dy orë fiks me minuta. Varfëria është në kulm, papunësia është në kulm, rënia ekonomike në kulm. Përveç kësaj na ka gjet belaja edhe me dritat e me ujin”.
Për kryesocialistin Rama, shteti nuk mund dhe nuk duhet të qëndrojë indiferent ndaj këtij mjerimi që ka pllakosur vendin. Ai ka shprehur angazhimin e PS-së për të ndryshuar rrënjësisht këtë realitet që nuk ka asgjë të përbashkët me familjen europiane të cilës i përkasim dhe ku duam të integrohemi. Punësimi dhe investimi për arsimimin e fëmijëve, për t’u dhënë atyre mundësinë të krijojnë një të ardhme më të mirë e më të begatë, janë dy nga objektivat prioritarë të programit të PS. “Ne duam së pari të bëjmë çmos për rritjen e mundësive për punësim. Së dyti të bëjmë çmos që fëmijëve të mos u mungojë mundësia për arsimim. Muhamedi thoshte ‘boja e penës së nxënësve është me shenjtë se gjaku i martirëve’. Ne duam të bëjmë çmos që kaq shumë shqiptarë, janë 1 milion e kusur që janë të papunë dhe që janë të pasiguruar, të mos vuajnë siç vuan zonja dhe s’merr as ilaçet tanimë sepse s’ka mundësi për një sëmundje që duhet ta kurojë rregullisht. Por, që shteti të kujdeset për të gjithë”, ka theksuar kreu i Partisë Socialiste.
Kjo eshte torta me e madhe ne bote. Ju befte mire.
Disa mendojne se shqiperia eshte vetem neper zyra e udhetime jashte vendit, neper suita me 5 yje e vila neper bregdete e vende turistike por jo.. vendi eshte si ne kohen e zogllit qe berisha legjitimoi si njeri me vlera.. Politika e vjeter e perdorur kto 22 vjet e ka kthyer shqiperine ne nje strofull te ngrohte per vafreine, skamjen, korrupsionin galopant e matrapazlleqet vrases per popullin.. realiteti eshte i dhimbshem dhe rruga e ndryshimit do jete e veshtire.. Ramen e pret nje beteje e forte, ndoshta me e forte se ajo e tiranes se vitit 99-2000
na jem norvegjezt e ballkanit qy na ka zili tan bota.
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/do-e-baj-shqiprin.html
shikoji rama dhe mos i harro asnjehere keta njerez. kujtoji edhe kur te jesh ne pushtet. keshtu eshte gjithe shqiperia. e brodhe njehere para zgjedhjeve te para, eshte me keq tani. keto per mua rregullohen vetem me nje shtet te drejte.
dhe jemi te sigurt qe do ta ndryshosh kete realitet o rama.
do punosh per shqiperine dhe jo per “familjen”
Or Edi si do i fitosh zgjedhjet ti mor mik, kur nuk thua asnje fjale per patriotizmin
Ti nuk kupton as gjerat me elementare per te dale nga opozita
Dil or vella , bashkohu ne kete nisme patriotike, _-BILES SI NE OPOZITE QE JE
duhet te shprehesh shume here me i avancuar se Sala, ndryshe ngele per jete ne opozite …..
_-Varferi skandaloze _-Le te ndermari opozita nje inisiative parlamentare ,
ku te krijohet nje fond per te ndihmuar familjet e varfera __kETU DUKET Aftesia per te prodhuar ide te reja ne ndihme te shtesave sociale ne nevoje
pse Edi, cfare pret ti kur vendin ka tete vjet qe e drejton nje katundar kriminel nga vicidoli? Vetem varferi dhe krime do kete deri diten kur do shporret nga pushteti sali berisha.
Ky pushtete te vdes nga pa ngrenesia , kurse ai pushteti xhaxhit te vriste me plumbe e jo te vdiste nga pa ngrenesia .
Kush ishte me i eger kte po e vertetone koha .
Nuk di a me ndigjon kush apo jo, une po bej si nje Ujk ne nje shkretine dhe asekush nuk me ndigjon “cry in the wilde”.
Keni shume per te vizituar viktima te uritur dhe te semure, pa buke e pa uje, pa drita e ngrohtesi si ne mje shkreti!
Duhet tu dergojshe pake buke e uje qe ti shpetojshe mos shiqo per vota se ato nuk i merre dot nga te semurit, per pa ungrite ne kembe te veta! Ben thirrje shoqerise tande dhe del kerko ndime “Humanitere” ne Bote. Bashkohuni me Topin qe shpallet si humanitar, Kreshnikun me kompani te tij, Ilir Meten? nese nuk pranon atehra demaskonjeni!
Beni formoni nje OPOZITE te bashkuar vetem per ndihma humanitare dhe jo ato politike ato lerini per ma vone. Jame large dhe nuk jame ne gjendje tani per tani qe te bashkohem me juve por jame i sigurte se keni nje fuqi njerezore te mjaftueshme dhe mende keni nuk duhet qe tu japim mende!
O Edi je qe je aty tek ajo familje per te bere propaganden tende ordinere, kujtohu dhe ti japesh ndonje lek. Hape ate xhepin qe ska ‘bir kurve qe ta kontrolloje’ dhe hiq nje 10 mije euroshe per ate familje se jeni bo miljardera te gjithe. Jepi nje hyrje nga pallati Gramozit tek liqeni.
Ore te pakten Edi vete dhe i takon , e ka dhembsurine,
Ndersa Sala qe ka pushtetin dhe ka edhe financat, edhe mekanizmat per te ndihmuar te varferit nuk e ruan trapin hic fare..
o rajmona ,c patriotizem o camok vlore ,njerzit jetojne si ne mesjete ,dhe ne tirane ,po ne tropoje ,kukes ,diber ,edi shko ne cdo shtepi dhe tregou popullit se me vote duet te zhdukim berishen dhe te ndyshojme jeten ,
Nuk ju ve faje atyre qe ju vursulen tortes,kushedi sa kohe kishin pa ngren ,mjere mileti e mjere vatani ,do bente mire qe ato leket e tortes qeveria ti blinte ushqime dhe tja u shperndate familjeve.e beri torten per ti treguar botes sa sa te pangren eshte populli yne.
Prape u ktheva per ta shiquar at femi qe duket se eshte ardhur nga hapesinat e largeta.Rames i duhet bere me shume se te shiqoje si argetues dhe nuk eshte ne gjendje me shkue te nje mike per te kerkue ndihme per at femije qe duket si nje person i vdekur. Eshte pergjegjsi i te gjithe shqiptareve kur shifet ne gje e tille, Berisha duhet ta shofi at femije qe duket si nje creatur e vjeter pre-historike. Nuk eshte loje ajo gje qe shifet e shtrire dhe e ngrire. Por Berisha e Rama jane pergjegjes dhe Berisha me forte per ket situate dhe qeverisjr, ku jane adxhutantat e Berishes qe dine me folur dhe eshte nje krime cka bejne ata “kurrgje” Zoti do veje dore dhe ndeshkojne ata. Duhet thirrur Ambasadat se si qeverise Berisha. Eshte me se tragjike kjo situate ne Shqiperi qe nuk doli kurre nga balta.
Vertet kjo eshte nje gjendje e temerrshme por do kaloje. Nuk thoni shyqyr qe shpetuam nga diktatura e proletariatit? Po ku do kishtit pare kaq gjera te mrekullueshme mor qafira? E di une , ju e doni me qaprina surratit, na e nxini gjendjen keto 20 vite qe te na duket me e mire diktatura e Enver HOxhes!
iliro te paska mbet mendja te torta o koqe kandari,,,po te kishe marre tas me torte se nuk u bonte qameti o burre,,,,,,shif veten iliro lene miletin
Gju me gju me popullin!