“Për invalidët e ushtarakët s’ka para, por për Sandrin e Saliut pagesat bëhen tak- fak edhe përtej afatit”

7 Dhjetor 2012, 20:41Politika TEMA

Deputeti socialist, Taulant Balla, deklaroi në Kuvend se ndërsa nuk paguhen ushtarakët dhe invalidët, ministria e Mbrojtjes e Arben Imamit i jep paratë kompanisë së Aleksandër Frangajt përmes një reparti ushtarak.

Balla tha se edhe pse Imami po shet prona e armatim, nga të ardhurat e kësaj ministrie nuk rezulton asgjë në buxhet.

“Meqenëse sot po diskutojmë buxhetin, të ardhurat dhe shpenzimet, zoti Kryeministër, a ka mundësi të më japësh një përgjigje ti, sepse ushtari i filmit ballë për ballë në Ministrinë e Mbrojtjes edhe nëndetësen 105 e ka prerë për skrap.

Si ka mundësi që ke nxjerrë në shitje 17 milionë metra katrorë toje, ke shitur disa qindra mijëra dhe në zërin e të ardhurave nga ky proces shitje pronash shtetërore, figurojnë për vitin 2012, 0 lekë në financat e shtetit.

E kuptoni apo jo. Kanë shitur qindra mijëra metra katrorë prona të ushtrisë dhe kanë arkëtuar sa buxheti i Saliut për karburantin e makinës së tij dhe të eskortës së vet.

A ka mundësi të më japësh një përgjigje sesa janë të ardhurat e arkëtuara në buxhetin e shtetit nga tregtia e armëve.

Si ka mundësi që Ministria e Mbrojtjes shet pafund dhe nuk ka para të paguajë trupat tona ushtarake në misionin paqeruajtës së Afganistan.

Meqenëse jemi tek pagesat, kam këtu një pagesë, një faturë nr.531, likuidim pjesor, datë 04.12.2012 të paguar nga Reparti Ushtarak Nr. 6660 për furnitorin MEDDIA 66 me Pronar Aleksandër Frangajn. Nuk e di se çfarë mund të blejë një repart ushtarak për 50 milionë lekë nga një kompani promocioni.

Fatura është paguar ndërkohë nga Thesari i Shtetit më 5 dhjetor 2012, kur në fakt me urdhër të Ministrit të Financave, Thesari i Shtetit nuk kryen më pagesa.

Për invalidët, ushtarakët, kompanitë e ndërtimit të rrugëve nuk kryhen pagesa, por për Sandrin e Saliut pagesat kryhen tak-fak edhe përtej afatit.

Nuk po të pyes fare se kujt ia ke shit. E dinë shqiptarët serbëve dhe malazezëve. E ke tregti të vjetër këtë ti që në kohën e Millosheviçit dhe të Bullatoviçit në kohën e embargos së Jugosllavisë. Për lekë ti i shet armë kush të të kërkoi.

Zoti Berisha, po të pyes ty dhe jo ushtarin tënd në Ministrinë e Mbrojtjes.

A ka të parashikuar ndonjë të ardhur nga procesi i shitjes së armatimit. Ti e njeh mirë këtë biznes, se merreni si familje me këtë lloj tregtie,” tha Balla.

13 komente në ““Për invalidët e ushtarakët s’ka para, por për Sandrin e Saliut pagesat bëhen tak- fak edhe përtej afatit””

  1. Demir says:

    Cfare matufesh amon

    1. Demi USA says:

      Hala nuk kane vdek pensionistet dhe invalidet? diktatorit i duhet garda e palacove qe te propagandoje sukseset e tij.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/09/the-dictator-and.html

      1. voica says:

        C’eshte kjo MEDDIA 66 me Pronar Aleksandër Frangajn?
        Bien gjë a kane te bejne me 55-en me Pronar Fahri Bakkiun?
        Cudi ore, mos jane te xhaxhave?

  2. Demir says:

    Cfare matufesh amon……shume keq

  3. piro says:

    Kemi vite te tera si ish ushtarake,qe nga 1993-shi,qe ky Berisha na ka grabitur 50% te pensionit,qe na ka takuar me ligj!!!
    Per 3 vjet rresht,nga 1995 deri ne 1998 nuk na dhane asnje qindarke bashke me hajdutin tjeter Fatos Nano!!!
    Pas 2009-tes perseri ky Berisha hajduti,ndonese GJYKATA KUSHTETUESE IA HODHI POSHTE VKM-te e tij KRIMINALE ,kemi paguar mbi 3 milion leke duke na quajtur gjoja DEBITORE!!
    Sot marrim vetem 100 mije leke te vjetra pension ne muaj!!!
    Ish ushtaraket kane vite e vite qe po SOROLLATEN neper GJYKATA per te drejtat e mohuara,ndersa QEVERITE VINE E IKIN DHE NUK NA JAPIN TE DREJTEN TONE!!!
    KY ESHTE SHTETI FASHIST I SALI BERISHES DHE ILIR METES!!!
    Nderkohe miliarda leke GRABITEN NGA SHITJA E PASURISE GJIGANDE USHTARAKE,ndersa neve nuk na eshte dhene asnje QINDARKE!!!
    Shoferet i moren makinat per 5 leke,shitesat i moren dyqanet per 10 leke,puntoret u bene aksionere neper fabrika e uzina,ndersa ne ish ushtaraket nuk na u dha ASNJE TULLE NGA SHITJA KRIMINALE E PASURISE USHTARAKE,ndersa une jetoj prej 20 vjetesh ne SHTEPI ME QIRA!!!
    O KELYSH SERB,BERISHA!!!
    JETOJ NE SHTEPI ME QIRA PREJ 20 VJETESH,O SERB!!!

  4. sali says:

    niveli i ulet i shume kosovareve eshte fatekeqesi per shqiperine

  5. shpati says:

    Cfare kerkoni nga Sali Berisha???
    Ai eshte i PLOTFUQISHEM NE SHQIPERI DHE SUNDIMTAR DERI NE VDEKJE,per deri sa eshte akuzuar ne mes te KUVENDIT TE SHQIPERISE nga deputeti Spartak Braho si AGJENT I UDB-se dhe ASKUSH NUK KA BERE QOFTE EDHE NJE KALLZIM PENAL!!!
    PRA PRANOHET NGA TE GJITHE,QE SALI BERISHA ESHTE KRYEMINISTER DUKE QENE EDHE AGJENT I UDB-se!!!!
    Ketu nuk ka as opozite,as PROKURORI,as TRIMA SI AVNI RUSTEMI!!!
    TA GEZONI BERISHEN DERI SA TA ZENE KRIMBAT OSE TE VRASE VETEN NGA CMENDURIA!!!

  6. fatmiri says:

    O fashista na genjyet ne ndarjen e pasurise se shtetit na dhate letra me vlere po pse i keni bere me letra kaq te trash?

  7. kel ukaj says:

    Ky djale ben me te vertete opozite me dokumenta e prova. Bravo!
    Vetem nje gje i them ketij Zoterie, hani fruta e verdura e beni pak sport pasi jeni dhjamosur si derrat. Me falni per kshillen.

  8. fl says:

    Berisha eshte i zhytur deri ne gryke ne m*t, s’pret njeri te pergjigjet

  9. ushtaraku says:

    eshte absurde kur ushtaraket nuk marin dot dietat e papaguar qe prej vitit 2011. Sandri dhe Zerina jane luanet qe gllaberojne fondet e ushtarkeve te cilet qendruan jave e muaj per demontim ne poligone e asgjesimit

  10. Ermali says:

    Ky eshte kombinimi me i mire Minister. – Shef Shtabi, i dyti zgjedh me doren e tij te hekurt (nga tufa e eurove qe merr per cdo emerim te cdo kamnadant reparti) cdo kamnadanti, qe ti bndet jashte cdo rregulli ligjor. Per komandantin e atij reparti Shefi i Shtabit ka marre para te medha dhe kuptohet i ka premtuar atij dergimin me mision jashte shtetit, ne kohen me te afert. Ministri rekomandon dhe Shefi i Shtabit “urdheron” zbatimin e paligjshmerise dhe te vjedhjeve. Kuptohet ajo firma ka vendosur catine e tribunes se parades, ku Shefi i Korrupsionit mori edhe dekoraten. Jetojme ne kohen e me te zeze te historise se ushtrise, ku njerzit kane prej muajit Gusht nuk marrin parate e ushqimeve, leket e qirave te shtepive prej 1.5 vjetesh, asnje shperblim, diete etij, dhe keta bejne uniforma te deformuara, muze, lyerje godinash. – ku brenda jane ne renie dhe jashte funksionit, vetem per nje dite te vetme. Kjo eshte barbari, mjerr keta ushtarake, te kane aritur kulmin e varferise dhe jetojne me presionin e nxjerrjes jashte ushtrie per cdo muaj. Komandanti i atij Reparti besoj se e ka filluar mire punen e vete, e ka zgjedhur me doren e vete,e ka provuar me perpara qe eshte i bindshem, por pak mashtrues. Urime dhe guzim per te paguar edhe kestet e tjera deri me 31 dhjetor.

  11. Mark Gjonaj says:

    Z. deputet Balla, pse nuk i dergoni keto prova ne prokurori me anen e zv. kryetarit te grupit parlamentare Ilir Gjoni? Nese jane shitur dhe vazhdojne, objekte ushtarake(armatim, reparte), nuk ka fature per ato para dhe rruge per te pare kane hyre ne banke apo jo? Po, nese nuk fillon nje ceshtje penale nga prokuroria, tregon se ju nuk e provoni fjalimin dhe kerkesen ndaj kryeministrit, edhe kjo nuk eshte e mire dhe megjithe “bombat” qe pelcisni time by time, beheni i pabesueshem zotri!. Nuk me ka zene syri asnje koment e sqarim kur ju drejtohen shqiptaret brenda dhe jashte Shqiperise! Mendoj se ju punoni, germoni per t’ja pare njeri tjetrit se kush e ka ma te madh! Ju, nuk jeni opozite e vertete. Organet e drejtesise, do te jene te njejta nese merrni pushtetin, me cfare do te operoni zotni, dhe te pastroni kete pyelle korupsioni? Pra, eshte absolutisht e vertete, se vetem doni te merrni pushtetin dhe organizmat e tij do te jene te njejta, me kerkesa e ngarkesa dhe do te shkoni ne nivelet e korupsionit te qeverise dhe me keq!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje