Jurgen Klop, “Plani B” i Çelsit

8 Dhjetor 2012, 20:28Sport TEMA

Çelsi ka filluar të ndërtojë një liste me kandidatë të ndryshëm për pankinën e saj nëse Pep Guardiola do të refuzojë ofertën për t’u bërë trajneri i kësaj skuadre në sezonin e ardhshëm.

Mediat angleze kanë raportuar se bisedimet me stafin e Guardiolës nuk kanë shkuar siç pritej, pasi trajneri spanjoll ka rezerva ndaj mënyrës si punohet te londinezët. Ai shqetësohet mbi trajtimin që iu është bërë trajnerëve të mëparshëm nga Roman Abramoviç, i cili ka ndërruar 8 të tillë që nga momenti kur e mori në pronësi klubin, ndërsa mendon se nuk do të ketë në dispozicion kohën e mjaftueshme që i nevojitet për të ndërtuar skuadrën sipas ideve të tij.

Si rrjedhojë, stafi i klubit, me në krye drejtorin teknik Majkëll Emenalo, po hartojnë listën e alternativave. Sipas “Daily Mail”, emri i parë në këtë listë është gjermani Jurgen Klop, i cili është i preferuari i Abramoviç mes “trajnerëve normal”.

Gjermani ka arritur të kthejë Borusia Dortmund në një superfuqi në Gjermani dhe këtë edicion ka përsëritur një gjë të tillë edhe në Ligën e Kampioneve. Për më tepër, rezultatet e skuadrës së tij vijnë pas një loje të bukur, që është gjëja kryesore që kërkon Abramoviç.

Nëse kampioni i dyfishtë i Gjermanisë do të refuzojë, atëherë Abramoviç do të provojë kartën e fundit për të kthyer në klub Zhoze Murinjon, edhe pse ky i fundit normalisht që do t’ia vështirësonte punën me kërkesa shumë të larta ekonomike dhe garancinë për kontroll të plotë mbi çështjet që kanë lidhej me skuadrën, gjëra për të cilat Abramoviç e largoi nga drejtimi në vitin 2007.

3 komente në “Jurgen Klop, “Plani B” i Çelsit”

  1. kapo says:

    Mos o gjigand mos u genje nga ai cifuti i rusise qe te perdor e te hedh ne rruge pastaj, rri akoma te Dortmundi se aty ke per te vazhduar mrekulline qe ke nisur.

  2. Taktika e Pep Guardioles do kohe. says:

    Zhoze Murinjon mund ti pershtatet skuadres se Çelsit.Reali ben pothuajse te njejten taktik loje,mbeshtetje tek aftesit individuale te skuadres dhe disipline e larte
    Pep Guardiola luan me koncepte taktike ne skuader,tek Çelsi do ti duhet kohe per ta zhvilluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje