Sipas një studimi, data 11 dhjetor është edhe dita më pjellore e vitit.
Kështu, të gjithë ju që doni të bëni fëmijë, nesër keni shansin më të mirë.
Shumica e fëmijëve në botë në fakt ngjizen në muajin dhjetor. Është fakt se më shumë fëmijë lindin në muajin shtator, d.m.th nëntë muaj pas dhjetorit.
Shkencëtarët thonë se dimri është më pjellor se vera për shkak se cilësia e spermës është më e mirë në të ftohtë.
Po ashtu një arsye tjetër është atmosfera festive.
Statistikat janë përpiluar nga LoveHoney, që merret me shitjen e lodrave seksi online.
E, pse të mundohemi kot të shtojmë popullsinë? INSTAT SALI NURJA na i çregjistron nga defteri. Nuk e morët vesh? Shqipëria nga 4 milion që ishte, tani, sipas ,,censusit” të instat sali nures, zbriti në 2 milion! Është e vërtetë që në Shqipëri po vriten njerëz për ditë më shumë se në Afganistan, është e vërtetë që 1.5 milion shqiptarë(të Shqipërisë) kanë marrë rrugët e botës, është e vërtetë që abortet kanë kapur shifra shqetësues… po, dreqi e mori, nga ’90-ta deri në 2012-ën, nuk u shtuam ne? Nuk besohet! Atëhere ç’u bënë shqiptarët? Ah, po! Vetëm në Kukës e në ndonjë rreth tjetër verior janë shtuar njerëzit! Madje, atje sapo lindin, bëhen brenda 24 orëve, 18 vjeç! Bash mosha për të votuar! Hej, ku kemi arritur! Gjithësesi, ju qefllij për të lindur fëmijë, respektojeni 11 dhjetorin! Asgjë të keqe nuk ka. Suksese!