Berluskoni: Monti punoi për Gjermaninë, kriza ekonomike nuk ekziston

11 Dhjetor 2012, 18:01Politika TEMA
Berluskoni: Monti punoi për Gjermaninë, kriza ekonomike nuk ekziston

Ish-kryeministri italian, Silvio Berluskoni, i cili tha pak ditë më parë se do të rikthehet të garojë për këtë post, ka nisur një fushatë parazgjedhore me sulme ndaj pasardhësit të tij, Mario Monti. Duke folur për mediat italiane, Berluskoni tha se kryeministri aktual i Italisë, që pritet të japë dorëheqjen së shpejti, e ka përkeqësuar situatën ekonomike në vend. Kavalieri e akuzoi Montin se ka ndjekur politika në të mirë të Gjermanisë, duke theksuar se Berlini zyrtar ka ulur kostot e veta të huamarrjes në kurriz të shteteve të tjera.

“Ç`punë kemi ne me krizën?! Kriza është një hile, një shpikje me ndihmën e së cilës u përpoqën të rrëzojnë shumicën që qeveriste vendin. Monti ndoqi politika që ishin tepër të përqendruara tek Gjermania. Për pasojë, të gjitha statistikat ekonomike u përkeqësuan”, tha Berluskoni.

Mario Monti pritet të largohet nga drejtimi i qeverisë pasi partia e Berluskonit, “Populli i Lirisë” kërcënoi të enjten se nuk do ta mbështeste më kabinetin teknokrat. Me miratimin e buxhetit të vitit 2013, Monti pritet të lërë postin, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme në shkurt.

Në media qarkullojnë spekulime se Monti do të garojë në këto zgjedhje, pasi të ketë krijuar një parti të re, që do të bashkohet me qendrën e majtë, duke sfiduar Berluskonin.

Sipas këtij skenari, kreu i të majtëve, Bersani do të bëhej kryeministër, ndërsa Monti, do të zinte vendin e Presidentit të Republikës, pasi kreut aktual të shtetit italian, Xhorxho Napolitanos i përfundon mandati vitin e ardhshëm.

Lajmi për dorëheqjen e Montit ka shtuar pasiguritë në tregjet europiane, veçanërisht në Itali. Qeveria teknike, e krijuar vjeshtën e 2011-ës, përmes masave të kursimit, kishte krijuar stabilitet në Itali dhe më gjerë dhe po e përgatiste vendin drejt zgjedhjeve të reja në prill të 2013-ës. Por vendimi i Berluskonit për t’u rikthyer në politikën aktive ka sjellë edhe situatën e vështirë politike, me të cilën po përballet vendi fqinj.

10 komente në “Berluskoni: Monti punoi për Gjermaninë, kriza ekonomike nuk ekziston”

  1. bobo marroni says:

    HAI ROTO IL CAZZO SILVIO…VAI IN PRIGIONE PER PROSTITUZION MINOREN…VECCHIO DI MERDA

    1. Tironsi "ZZ" says:

      Vai al cimitero testa do cazzo!
      Fratello di Sali, il culorotto di Vicidol.
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/ne-pritje-me-padurim-per-pjesmarrjen-e.html

  2. ardian says:

    bunga bunga ruby ndersa per krizen ka more keshilla nga psiqiku sali ky zagar e degjeneroi fare italine nuk ka paragon midis ketij bunga bunga dhe montit ..

    1. Shqiperia says:

      Monti ka deklaruar sapo filloj ne kete post ,qe nuk do te vazhdonte gjate .
      Monti i njeh mire se kush jane Italianet qe nuk kenaqen mw asnje qeveri.
      Ne kete deejtim vetem ne jemi popull model , qe rrime sus perpara nje Berishe .
      Popull model do te thote popull koti fare , pa pretendime per jeten , ngopemi me bla bla
      ne vend te kushteve te mira te jeteses.

  3. kriza????? says:

    ajo qe thote berluskoni eshte e drejte.. MORIO MONTI ESHTE mason i pergatitur, kurse berluskoni nje mason jo i pergatitur.

  4. plaku says:

    Nuk e di por, une shof nje ngjashmeri te madhe midis mesuesit Berlusconi dhe çirakut shqiptar Sali Berisha.
    Me siper Berlusconi thote :

    “Kavljeri e akuzoi Montin se ka ndjekur politika në të mirë të Gjermanisë, duke theksuar se Berlini zyrtar ka ulur kostot e veta të huamarrjes, në kurriz të shteteve të tjera.”

    Kjo eshte nje akuze e poshter dhe jo e vertete dhe ja sepse.
    – Ne fakt Euro eshte monedha unike e disa shteteve ( 17 shteteve ).
    – Me futjen e Euros, ne se nje shtet cfaredo do kishte probleme, atehere ky shtet, nepermjet bankes qendrore perkatese, do te bente çvleresimin e mondedhes ( p.sh. litetes italjane), cmimi i mallrave italjane per eksport do binte, mallrat italjane do beheshin me konkuruese dhe problemi zgjidhej.
    Tani problemi eshte se, BQE nuk ka te njetjin funksjon per Italine ose Spanjen ose Portugaline sic kishin bankat qendrore respektive italjane, spanjolle ose portugeze.
    – Shtete te tjera si USA dhe Japonia kane nje banke qendrore ( USA kane FED-in ) qe, mbrojne monedhat e tyre. Tani aktualisht Japonia ka me shume se 6mije miljarde dollare borxhe.
    Kur Japonia del ne tregun e kapitalit boteror dhe merr borxhe duke shitur bonot e saja te thesarit dhe spekulantet tentojne te rrisin interesat e bonove japoneze, spekulantet nuk i blejne bonot japoneze duke ulur kerkesen. Atehere del ne skene banka qendrore japoneze dhe i blen bonot japoneze qe, jane ne treg me normen e ofruar te interesit duke i lene spekulantet me gisht ne goje.
    Pra banka japoneze mbron bonot japoneze. Konkretisht norma e interesit e bonove japoneze eshte vetem 0,2 % ndersa e bonove italjane, spanjolle etj. eshte reth 5%.
    Pra banka qendrore italjane nuk mund te veproje si banka japoneze ose FED sepse, te drejten per shtypjen e Euros e ka vetem Banka qendrore europjane qe, ndodhet ne Frankfurt.
    – Tani te spjegojme se ajo qe thote Berlusconi per Gjermanine eshte nje genjeshter dhe konkretisht.
    Ne se nje vend do te marri hua ne tregun boteror hedh ne shitje bono thesari te vendit te vet ( le te marrim si shembull Italine) . Ju e dini se, ne bote ka tre ( jane me shume ) agjensi te vleresimit te bonove. Ne kûptimin qe, bleresve te bonove i thone zyrtarisht se, cfare sigurije ka qe, shteti italjan do paguaje ne kohe interesat e bonove dhe kredine vete.
    Sa me shume borxhe publike te kete nje vend ( Italia sot ka mbi 2mije miljarde Euro borxhe ) aq me i vogel eshte boniteti ( siguria e rimarjes se lekeve qe dhe borxh )dhe pra aq me i madh do jete interesi qe, do kesh ti si bleres ne se blen bonot italjane. Prandaj Italia ka norma interesi kaq te larta per marje borxhi,aktualisht reth 5%.
    Sa per dijeni ne se, Sala do te shesi bono thesari shqiptare mund ti shesi ( ne se ja blen njeri ) vetem me norme interesi mbi 12 %.

    Per Gjermanine dime se, ekonomia dhe sidomos eksporti gjerman po shkojne shume mire ekonomikisht keshtu qe, investuesit e huaj qe, blejne bono gjermane jane te sigurte se do marrin leket. Pervec kesaj edhe vleresimi i tre agjensive te vleresimit i kane dhene Gjermanise shkalle me te larte Triple A ( AAA ) qe, eshte edhe vleresimi maksimal. Kjo eshte aresyeja qe, bonot gjermane kane interesa shume te vogle, reth 1 % .
    Pra sa me siper, mesuesi i çirakut albanez Sali Berisha genjen perseri pa pike turpi. Ky njeri ishte ai qe, pra nje viti, kur Italia ishte shume keq,thoshte pa pike turpi se, restotantet jane plot dhe se Italia nuk eshte ne krize.
    Pra sic e shifni te njejtat genjeshtra sic thote çiraku albanez Sali koqja qe, i di te gjitha.

    Eshte per tu habitur dhe per te ardhur keq qe, nje demokraci kaq e vjeter dhe e madhe si demokracia italjane te lejoje qe, ky horr ( Berlusconi) te behet prape kryeminister.
    Me falni ju lutem se e zgjata.

  5. eleYΘeriskepsi says:

    Shume kritika mund ti ushtrosh Berluskonit si politikan por edhe si njeri!
    Por,,, mund ti japesh te drejte Berluskonit , kur ne vendet problematike jan te ekspozuara se bashku 80/% bankat gjermane dhe franceze kurse ato italiane 5%.
    Dhe sikur mos te mjaftonte kjo , duhet edhe te shikonim qe (Evropa) pra Merkel (nuk egzistojn me aftapates per kete), te merrte NOBEL IRINIS (PAQES)!!!!
    E megjithate , teknokratet nuk kan qene dhe nuk do jen kur pjese e zgjidhjes ,perkundrazi jan pjese e problemit.
    Kolapsi i krizes se sotme ka nje emer, Bankat , te cilet jan burimi i krizes se sotme ,nje krize bankare qe i ngarkohet ne kurriz popujve,dhe TEKNOKRATET ne vend te denohen per krizen e krijuar si pjese e problemit qe jan , sillen si shpetimtar kur te gjithe e dine se kan qene dhe do jen ne sherbim te bankave.

    Tre dekada me pare Thomas Jefferson,presidenti i trete amerikan dhe nje nga shkruesit kryesor te deklarates se pamvaresis amerikane thote per bankat.

    “I believe that banking institutions are more dangerous to our liberties than standing armies . . . If the American people ever allow private banks to control the issue of their currency, first by inflation, then by deflation, the banks and corporations that will grow up around [the banks] . . . will deprive the people of all property until their children wake-up homeless on the continent their fathers conquered . . . The issuing power should be taken from the banks and restored to the people, to whom it properly belongs.”

    1. Ilir, Freiburg says:

      Futja me nder pordhes kot, dhe kur nuk lexon dhe informohesh sigurisht qe brockulla do te shkruash. Bankat kane edhe ato fajin e tyre se sherbejne si katalizatore te krizes, por faji kryesor mbeten qeverite e vendeve PIIGS te cilat me hyrjen ne Euro, kujtuan se u be deti kos dhe hajt kush te haje me pare. Para hyrjes ne Euro keto vende me ekonomi modeste (me perjashtim te Italise qe kishte dhe ka nje prodhim industrial, Greqia ka vetem ullinj dhe turizem, Irlanda kullota dhe dele, Spanja dhe Portugalia turizem, transport dhe pak industri) detyroheshin te paguanin interesa 6-14% ne vit per borxhin publik, ndaj edhe ishin te kufizuara ne masen e borxhit qe mund te mirrnin, pas hyrjes ne Euro ku interesi i borxhit ra nen 3% (per shkak te bashkimit me ekonomite e fuqishme te Evropes veriore) dhe politikanet e ketyre vendeve (ah sikur ta kishte Berisha fatin te merrte borxh me 3%, do te blinte vota per 20 vitet e ardhshme) filluan te shperndanin dhurata elektorale pa fund, ne vend qe favori i uljes se interesit te perdorej per zhvillime afatgjata. Ne Greqi u punesua ne shtet dreqi me te birin, qe merrnin rroga dhe pensione qe u lejonin te mbanin te gjithe pastruese nga shqiperia, nderkohe qe punet e verteta beheshin dhe behen prej emigranteve. Rrogat ne Greqi u rriten ne keto 9 vjete (2000-2009) me mbi 200%, cmimet sigurisht qe do te ndiqnin rrogat, puna u be e shtrenje dhe edhe ato pak firma qe prodhonin veshje ne Greqi, u larguan drejt Bullgarise dhe Shqiperise. Shteti grek nderkohe nuk arrin ne asnje prej ketyre viteve te kete nje bilanc primar pozitiv (shpenzon me shume se sa mbledh, pa llogaritur interesat e borxhit) pra edhe per te paguar interesat e borxhit merr borxh te ri, sigurisht qe kuptohet vetvetiu qe per larje te borxhit nuk behet fjale. Pra deri tani shteti grek nuk u ka paguar as edhe 1 Cent bankave dhe borxhdhenesve kudo qe jane, por ka shperndare vetem premtime (interesa reale paguhen vetem atehere kur bilanci primar eshte pozitiv, dhe Greqia ka “premtuar” qe kjo te ndodhe se pari ne 2015). Vendet e tjera bene pak a shume te njejten loje, nderkohe qe Spanja perfitoi shume edhe permes fondit Evropian per ndertimin pa kriter te infrastuktures, rruge dhe aeroporte qe nuk perdoren (kam lexuar qe politikanet lokal ne Spanje kane shitur truallin per kete ndertime me 3000 Euro/m²), por edhe Greqia nuk mbeti me pas (perfiton cdo vit 3 miliarde Euro nga ky fond), Irlanda mblodhi firma fantazme me taksen prej vetem 10% etj. Tani ka ardhur koha qe askush qe ky dy pare mendje nuk i jep me borxh Greqise keshtu qe shtetet e veriut te Evropes marrin persiper jo vetem te paguajne borxhin qe eshte ne qarkullim, por edhe interesat e ketij borxhi dhe me e forta: vazhdojne te mbulojne defizitin primar te Greqise, sepse keta lapanjoze jo vetem qe per borxhin qe kane ngrene nuk duan t’ja dine me, por s’kane cipe ne faqe dhe lepihen duke thene qe nuk na del (edhe pasi marrin 3 Miliardet nga fondi). Problemi eshte qe Spanja, Portugalia, Irlanda dhe tani edhe Italia mesuan prej Greqise dhe kerkojne edhe ata trajtim special! Dhe ky eshte vetem fillimi, fundi i kesaj pangopesie dhe miopesie te con ne nje inflacion te pandalshem dhe ne nje krize te papare ekonomike (Kina, India, Brazili, Rusia nuk flene dhe as qe ju plas per evropianet qe kujtojne se kane lindur me kemishe dhe nuk e cojne prapanicen per te punuar pa patur nje banese te mire, dy makina, nje fundjave te kendshme me koncerte dhe restorante, lluks ne veshje dhe elektronike).

      1. PrapambetjetOsmane says:

        @Ilir, Freiburg,
        jam dakort me komentin tend.

  6. Askushi says:

    Monti punoi per Europen, -berluska punon per silvion!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje