Thonë se në kohë krize mallrat e luksit nuk e humbasin kurrë interesin.
Kështu ka ndodhur edhe me prodhuesin gjerman të makinave luksoze, Porsche.
Ata bëjnë të ditur se kanë thyer rekordin e shitjeve.
Sipas BBC, Porsche ka shitur 128.978 makina për 11 muajt e parë të vitit, krahasuar me 118.868 makina që janë shitur për të gjithë vitin e shkuar.
Kërkesat janë rritur në Kinë dhe SHBA, ku ka pasur një rritje prej 70 përqind të kërkesave në krahasim me një vit më parë.
Ndërkohë në Europë shitjet kanë shënuar një rënie prej 7.1 përqind sivjet. Disa tregje në jug të Europës madje kanë shënuar një rënie me një të pestën.
Makinat e luksit si Porsche e BMW, por edhe Hyundai, kanë shënuar rritje.
Ndrydhe ndodh më Ford e Opel, që janë në krizë të thellë.
Në korrik Volkswagen bleu edhe pjesën e mbetur të aksioneve tek Porsche, duke e marrë plotësisht në pronësi.
“Sipas BBC, Porsche ka shitur 128.978 makina për 11 muajt e parë të vitit, krahasuar me 118.868 makina që janë shitur për të gjithë vitin e shkuar.” Une po ju pyes: A ka viti edhe 11 muaj te dyte?
Mos ja u ver re Sinan se perkthyesit e kane mendjen tek Porschi nderkohe qe perkthejne.