Dështimet më të turpshme të profetëve të fundit të botës

22 Dhjetor 2012, 11:47Lifestyle TEMA

21 dhjetori kaloi. Bota nuk u shkatërrua. Por nuk prish punë, kjo nuk është hera e parë që dështojnë parashikuesit e apokalipsit.

Duke ironizuar me titullin e filmit “Apocalypse Now”, Bild e quajti ditën e djeshme “Apocalypse Mau”.

Por kush janë profetët e fundit të botës, që kanë terrorizuar njerëzimin?

I pari i tyre është Papa Silvestri II, që futi botën në panik në vitin 999. Ai tha se pas vdekjes së Krishtit, djalli ishte izoluar për 1000 vite, pastaj do vinte apokalipsi.

Kur bota nuk u prish, ai tha se lutjet e tij e shpëtuan Tokën.

Martin Luter ka dështuar tre herë. Në fillim ai tha se fundi i botës do jetë në vitin 1532. Më pas tha për vitin 1538 dhe për vitin 1541. Pasi dështoi tre herë, nuk foli më për këtë çështje.

Predikuesi baptist amerikan William Miller tha se sipas Biblës, fundi do jetë më 22 mars 1848. Një milion pasues dhuruan të gjithë pasurinë e tyre. Më 23 mars ai tha me zë të ulët se ai kishte nënkuptuar nisjen e një mbretërimi të ri të Krishtit.

Charles Taze Rusell, themelues i “Dëshmitarëve të Jehovait” tha se bota do mbaronte në vitin 1874.

Kur bota vazhdoi të rrotullohej, ai tha se do shkatërrohet në tetor të vitit 1914. Dhe kur gaboi sërish, mbështetësit e tij thanë se ndërkohë Krishti ishte kthyer në Tokë.

13 komente në “Dështimet më të turpshme të profetëve të fundit të botës”

  1. nardi says:

    Dita e djeshme eshte fryre nga televizionet per qellime komerçiale,filma dokumentare etj.
    Ne asnje shkrim te gjetur ne gure nuk thuhej se botes do i vinte fundi.Majat nepermjet vezggimit te qiellit kishin krijuar kalendar te cilet funksiononin me cikle prej 20 vitesh dhe me nje mega-cikel i cili zgjaste 5200 vjet.Dita e djeshme ishte fundi i nje cikli 5200 vjeçar,dhe kalimi nga kostelacioni i Ujorit tek ai i Peshqve,asgje me shume.
    Mayat i besonin dijeve te fituara nga vezhgimi i fenomeneve natyrore,ndersa njerzimi sot beson ate qe sheh ne internet,youtube,televizion e radio.

    1. Tan_Tironci says:

      Ne fakt, Bota eshte Prish.
      Kur kerce (bo. desha me thone) edhe Sala GamGam Style… ca pret mo!!?

  2. niku says:

    pervec allahut se di kush fundin e botes

    keto te sipermit jane te gjithe profet te rreme

    profeti i fundit i njerezimit ka qene muhamedi ,a, s
    dhe nuk ka profet tjeter pas tij
    ai eshte vula e profeteve

    1. The truth says:

      Fundi i botes do te ndodhe kur asnje njeri nuk do ta mendoje apo flase per fundin. Njerezit do jene te zhytur ne zullum dhe do kete shume pak besimtare. Keta pseudo profete jane nje tufe sharlatanesh qe do digjen ne ferr me lirixen salgita berishen qe pretendojne se jane besimtare muslimane. Jane vete hipokrite te ndyre, vrases dhe hajdute te popullit te tyre. Zoti i mallkofte brez pas brezi.

  3. Papa Silvestri says:

    Dmth sipash jush, une parashikova fundin e botes ne vitin 999 dhe thashe mbas 1000 vjetesh do prishet, e kur su prish mbas 1000 vjetesh une thashe qe lutjet e mia shpetuan token? Sa jete te gjate qe paskam pas. Paskam jetuar 1000 e ca vjet.

    1. rolandb says:

      Jo mor ti Papush. Lexoje me n g a d a l e:

      Ti e parashikove fundinn e botes ne vitin 999 dhe the qe ti pretendoje qe mbas vdekjes se Krishtit, ne vitin 0 dmth, djalli ishte izoluar per 1000 vite. Keshtu 1000 vjet pas vitit 0 eshte viti 1000.

      Ti parashikove ne vitin 999 se nje vit me vone, dmth, ne vitin 1000 do vinte apokalipsi.

      Te falimenderit per lutjet.

  4. fshatari says:

    Tamam!vetem allahu e din kete pune!sot kishte nje lajm per nje fshat ne Pakistan ku njerezit dogjen nje fshatarin e tyre te gjalle!thone se kishte djegur kuranin!

  5. Xen Berish Deledashi says:

    Apokalipsi do te ndodhe diten kur te tundi kembet Saliu !

  6. Pllumi says:

    o Papa Silvestri vitin 999 nga 1000 e ndan 1 vit.
    Ne Shqiperi bejne ironi dhe te vonumit!!!
    NUK BOHET MO

  7. Doni says:

    Disa nga informacionet qe jepen ne kete artikuj jane te sajuara.
    Kete artikull mund ta besosh, aq sa mund t’i besosh fisit ”Maja”

    Por….edhe gazetaret do hane buke!

  8. Doni says:

    Disa nga informacionet qe jepen ne kete artikuj jane te sajuara.

    Por….edhe gazetaret do hane buke!

  9. origjina e Nastradinit says:

    Te gjithe parashikuesit,kane dhene data per shkaterimin e botes,shume te largeta.Kane menduar se keto data nuk do vinin,duke vazhduar te genjejne dhe trembin njerzimin.
    Te gjithe kane qene mashtrues !

  10. Mi says:

    Sa mire qe i japin keto komente me priterinj qe ja kane futur kot. Ka pasur dhe junane qe ja kane futur pordhes kot dhe ose kane qire ne bythe junane te tjere ose ua kane marre pasurite. Pune bytheqiresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje