Me rastin e pritjes së Vitit të Ri, Nishanliu thirri shefen e protokollit dhe i hodhi një sy listës së gazetarëve dhe redaksive. Pasi e pa me kujdes, i kërkoi të vihej vizë gazetës Tema dhe gazetës Dita.
-Për këtë të dytën bëj kujdes të duket sikur nuk ia gjejmë dot adresën, i tha sekretares, se janë gazetë e re.
Ashtu u bë.
Pas kësaj sekretarja mori në telefon zotin Thano dhe i kërkoi e-mailin.
-Më falni zoti Thano, flasim nga presidenca dhe na duhet e-maili juaj.
-Po çfarë ju duhet e-maili, i tha Thano.
-Na duhet se do të dërgojmë një njoftim, i tha sekretarja.
Ia dha Thano emalin.
Pas pak në e-mail mbërriti një kërkesë nga Presidenca, e cila i kërkonte të dinte se ku mund t’i linin një ftesë për presidencë.
Thano i ktheu përgjigje se është në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një bulevard me Presidencën.
Pas kësaj i mbërriti një SMS.
-Kërkuam në bulevard, por nuk e gjetëm adresën tuaj. A mund të na ndihmoni si mund tu gjejmë?
Thano i kthen prapë përgjigje me SMS: “Jemi në të njëjtin bulevard, e keni të shkruar tek gazeta”.
Pushoi dhe mesazhi dhe më në fund në redaksi mbërriti një letër nga Presidenca.
Në letër thuhej: “Zoti Thano. Presidenti i Republikës ju uron gëzuar Vitin e Ri dhe ka dëshirë t’iu ftojë në festën e fundvitit. Por meqë ne nuk e dimë adresën tuaj, e kemi të vështirë tua dërgojmë ftesën. Për këtë na mirëkuptoni dhe duhet të dërgoni dikë tek sporteli i Presidencës, nga rruga e bibliotekës universitare të tërhiqni ftesën”.
Thano e lexoi dhe s’po u besonte syve. Letra nga Presidenca kishte mbërritur me zarf dhe kërkonte sërish adresën.
Atëherë ngarkoi një person që të shkonte të tërhiqte ftesën.
Shkoi tek dera e pasme e Presidencës, u prezantua dhe tha se kishte marrë një njoftim nga Presidenca që nuk kanë adresën e gazetës dhe duhet të vijmë ta marrim këtu ftesën.
-S’ka problem, i tha roja, më jep pak adresën e e-mailit dhe telefonin e kryeredaktorit.
Pasi i mori ato, roja hyri brenda dhe doli prapë.
-Do t’iu njoftojmë me SMS ose e-mail ku do ta merrni, i tha.
U kthye sërish në redaksi punonjësi i gazetës dhe i tha çfarë i kishte ndodhur.
Pas pak në telefonin e Thanos mbërriti një SMS.
“Më falni që ju shqetësoj, nga Presidenca jam. Punonjësi juaj ka ngatërruar derën dhe ka shkuar tek dera e hyrjes së popullit. Duhet të shkojë tek ushtari nga pas, që ruan fasadën e pasme të Presidencës. Duhet t’i bjerë tre herë ziles, do dëgjohet një zë nga brenda dhe ai do t’i thotë parullën “Gazeta Dita”. Nga brenda do dëgjoni kundërparrullën “Bujari ju dëgjon”. Pas kësaj dera do hapet dhe do të vijë dikush t’u japë ftesën”.
Thanon e kapi gazi.
I ktheu SMS: “Ma dërgoni me shkrim këtë udhëzim”.
-OK, ishte përgjigja nga ana tjetër.
Të nesërmen posta solli një letër tjetër nga Presidenca ku ishte i njëjti tekst. “Më falni që ju shqetësoj, nga Presidenca jam. Punonjësi juaj ka ngatërruar derën dhe ka shkuar tek dera e hyrjes së popullit. Duhet të shkojë tek ushtari nga pas, që ruan fasadën e pasme të Presidencës. Duhet t’i bjerë tre herë ziles, do dëgjohet një zë nga brenda dhe atij do t’i thoi parullën “Gazeta Dita”. Nga brenda do dëgjoni kundërparullën “Bujari ju dëgjon”. Pas kësaj dera do hapet dhe do të vijë dikush tu japë ftesën”.
Pas kësaj Thano u ul dhe i bëri një letër sekretares. “Zarfi mbërriti në adresë për herë të dytë. Për ftesë nuk ka nevojë. Dita ju kupton!”
Tallni bythen me nje President debil.
Per sy te ballit, Precedent-Kapter Nishanlliu te ben me zor Hashek!
Nderkohe m’u kujtua nje thenie e njohur e Dostojevskit “Populli rus duhet rrahur, duhet rrahur se eshte i poshter”.
Fb-et jane mbushur me foto te lumtura te katundareve-gazetare, qe kane mberrite me hy ne Precedencen e rikonstruktuar; skortat e ish-b/p te Sigurimit te Shtetit, ose kasta mediatike, u japin trofe letrare kolegeve te tyre te njohur ose me pak te njohur si te tille (b/p), per t’u hapur udhen per t’i marre vete heren ose vitin tjeter, si cdo vit, si perhere.
Zot, ne c’vend jetojme. Kumtimet e precedentit ne takimin e kortezise me gazetaret, pas disa kohesh do t’i lexojme me vone, kur te botohen “Kujtimet e kapterimit ne Precidence”. Botues F. B…
hahahahaa ? domethen per ti dergu zarfe ia gjenin adresen Dites, per ftesen jo hahahaa, o mero je njesh fare, me lot kam qesh ?
Zyre ate qe ka pas ka Jari?
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/zyra-e-zotit-nishani-presidence.html
MERO je vecse njesh.Me nishanlliun tani duhet te fillosh se ka dhene prova qe eshte vecse nje kelysh i rrahur.
realitet i hidhur.
na detyrojne ta pranojme.