Po shkojmë me këngë të vjedhur serbe në Eurovision? (VIDEO)

23 Dhjetor 2012, 16:13Lifestyle TEMA

Tashmë të gjithë e dinë se Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Seiko kanë fituar festivalin e madh të RTSH-së të mbajtur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ndërsa ata kanë garantuar edhe pjesëmarrjen e tyre në Eurovision. Sidoqoftë, ka gjëra që nuk i dini rreth këngës “Identitet”.

Kënga “Identitet” është një këngë shumë festive, me gjallëri dhe përkundër faktit se është vënë në dyshim fitorja e ulqinakut në këtë festival, ka probleme të tjera më serioze që pritet ta shoqërojnë atë deri në pjesëmarrjen e tij në Eurovision.

Menjëherë pas lajmit se kënga “Identitet” është fituese e çmimit të madh, nëpër rrjete sociale ishin serbët ata që u bënë thirrje të gjithëve të dëgjojnë një këngë të ngjashme, duke aluduar se Shqipëria po shkon me këngë të vjedhur, me një këngë serbe në Eurovision, raporton Telegraf.

Bëhet fjalë për këngën e këngëtarit serb Bajaga të titulluar “Plavi Safir” (e publikuar në vitin 1988), që ka një ritëm të njëjtë dhe vijë melodike të ngjashme, me dallim që kënga “Identitet” anon nga rroku me kitarën të vënë në pah, ndërsa kënga serbe është më shumë një manifest balade, që nuk ka të bëjë më rokun.

Eurovision Song Contest këtë vit mbahet në Malmo të Suedisë.

http://youtu.be/edeyM4FpCH4

http://youtu.be/9DSjERASwaA

Gjykoni vet…

14 komente në “Po shkojmë me këngë të vjedhur serbe në Eurovision? (VIDEO)”

  1. arben imami says:

    turp, as une skam opas guzim me vjedh kaq shume, jo, se tash jam duke vjedh helm me helmu saliun

  2. atila says:

    Kjo eshte plagjature.Kengen serbe e kam pas degjuar edhe une kur kam qene femije ne TV serb dhe e them me bindje kega jone eshte kopje a asaj serbe pervec ca ndryshimeve ne ritem. Se kuptoj si se ka kuptuar komisioni qe ben pranimet e kengeve se edhe une po ta kisha degjuar ne prova do e kisha kuptuar qe vija melodike ishte e degjuar edhe me pare.Mendoj se automatikisht i duhet dhene cmimit te dyte e drejta per ne Eurosong.

  3. kel ukaj says:

    Jam injorant ne fushen e muzikes, por me duken si muzike e njejta. Ne asnjeren nuk i kuptoj çfare thone e para shqip asnje fjale nuk e kuptoj. Ne fakt nuk i kam kuptuar kurre shqiptaret. Ne kengen e dyte nuk e kuptoj pasi flet serbisht, megjithese kuptoj fjalen “hajde” qe ne fakt eshte fjale turke. Me duket se serbi kendoka me mire se keta shqiptaret keshtu e kane kopjuar keq pasi as me kopjue nuk dime.

  4. Gjon says:

    TURP! Per ata qe organizaojne festivalin, RTSH por po na bejne me turp edhe si vend. S’ka piken e dyshimit strofa muzikore eshte e njejta, kane ndryshuar kohen dhe tonalitetin vetem pa piken e “profesionalizmit plagjiaturist”…

  5. Q says:

    Nostalgji me muziken e grupeve te ish-Jugosllavise, nuk kam degjuar kenge te “keqe” deri ne fund te viteve 80 – te, sa per qepen….

  6. XYZ says:

    Duan te marrin hakun Serbet me genjeshtra, tpu rrace e qelbur. Muziken e keni vjedhur ju ne festivalin qe kaloj jo ne. muzika Pavlit ska lidhje me kengen identitet, idjot, te ngjashme ju duken 7 notat e pentagramit!!!!

  7. nuki says:

    c’und te presesh nga Bledar Sejko, nje kitarrist i deshtuar dasmash dhe emisionesh televizive. si mundet te jete kaq i gezuar qe konkurron ne nje festival ordiner si i RTSH dhe akoma me ordiner si uroizioni, aktivitet plitik qe ne nelinartistik sja var njeri.

  8. Trytobetrue says:

    Motivi i Bledarit eshte i thjeshte, nje toge notash qe e gjen ne c’do kenge me cifteli (une jam nga jugu por i bie ciftelise prej 40 vjetesh) – nuk mendoj qe e ka vjedhur nga kenga serbe – me tingellon shqiptare/veriore, natyrisht e konvertuar ne rrok.
    Gjithesesi, mendoj se nuk meriton to shkoje ne Malmoe.

  9. paskuqani says:

    PO nuk esht çudi e madhe se nuk esht gjeja par qe kemi vjedhur ne,ne kemi njezet vjet qe vetem deformojm ate qe esht ber ne art e kultur per pesedhjet vjet ne kohen e PPSHse, se per te shpikur nuk behet me fjal, ka njezet vjet qe dalin profesor me diplloma te blera dhe ne rrealitet jan te ter me tetvjeçare, nga politikanet deri tek njerzit e artit dhe kultures,sot ne SHQIPRIN ton çdo gje esht e vjedhur esht fallco dhe kondraband,nga nje shtet lesh arapi nuk ke çpret me shum,kjo nuk esht gje e madhe as na çudit se ne shqipri çdo gje esht e vjedhur dhe e kopjuar,ishalla e na del per mar.

  10. WEB says:

    Nuk eshte nje habi e madhe qe vidhen kenge serbe per ti paraqitur si te tonat ,jane vjedhur kenge bullgare ,greke ,turke nder vite dhe vazhdohet po keshtu ,si gjithmone per cdo gje, edhe per fantazi jemi te ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,fundit

  11. Goni says:

    N”fakt neve qka ishim ne Ish Jugoslavi e kemi degjuar kete kenge shume vite me par,kshu qe momenti i pare qe degjova ma njohu veshi eshte e kopjuar nga Kengetari qe vjen nga Ulqini,se ky qe e kendon kete kenge eshte malazez,kshu qe turp eshte qe per ne eurosong te dergohen kenge me karaktere Serbe Malalzeze vjedhura),kane per ta quditur Europen,as gje personale ama kenga eshte e vjedhur 100%.

  12. Gent says:

    Ngjajne shume.
    A e ka dite Bledar Sejko kete ngjashmeri?
    Po te fitojne ne Malmo, duhet ta ndajne çmimin 1/2 me kete serbin.
    Hajt suksese

  13. LLAPI says:

    Lexues te nderuar duhet te presim mendimin e eksperteve te muzikes e mos te ja futim kot.

  14. enea says:

    Kam mbi vite qe nuk e shikoj festivalin e RTSH…..dhe jam shume krenar per kete gje.
    Neveritem nga arti shqiptar, nga fallciteti e pompoziteti.

    Shqiperi te kam dhjere, nuk u bere njehere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje