Ritz: ky emër simbolizon luksin. Rrjeti i hoteleve dominon një nga zonat më të shtrenjta në Londër.
Por tani gjigandi ka vendosur të hedhë në gjyq një lokal të vogël në Desborough të Anglisë, për shkak se mban emrin Ritz.
Kjo do jetë një betejë si mes Davidit dhe Golias.
Avokatët e hotelit luksoz i kanë shkruar një letër Kris Malde, pronarit të Ritz në Desborough duke i kërkuar të ndryshojë emrin.
Malde, që ka një sallë për martesa dhe një për konferenca, thotë se nuk mund të hahet me gjigandin që ka pasur një xhiro prej 32 milion sterlina vitin e shkuar.
“Ata po përdorin një çekiç për të thyer një arrë,” thotë ai.
Malde thotë se qendra i tij ka më shumë se 80 vite me atë emër. Për më tepër, ai shton se nuk është një konkurrent me një hotel ku një çaj kushton sa dreka e një personi në një dasëm tek lokali i tij.
Në letër atij i kujtohet se Hoteli Ritz është hapur në vitin 1906 nga Cesar Ritz dhe që prej atëherë ka krijuar një reputacion të rëndësishëm në botë.
Golias? Jo po Goles! Ne Shqip thuhet “Goliath”.