Ja se si ishte femra perfekte në vitin... 1912 (FOTO)

22 Dhjetor 2012, 12:20Lifestyle TEMA
Ja se si ishte femra perfekte në vitin... 1912 (FOTO)

Sot femra perfekte u ngjan modeleve të Victoria’s Secret. Por 100 vjet më parë, fiziku ideal i një femre ishte shumë më ndryshe

Në një seri artikujsh të asaj kohe, studentja e lindur në Bruklin, Elsie Scheel, 24 vjeç, cilësohej si femra me trupin më ideal.

Ajo ishte përzgjedhur nga studiuesja Esther Parker mes 400 femrave.

Gazeta New York Times shkruante se ajo ishte një femër me flokë me ngjyrë të hapur, me sy ngjyrë blu, prania e së cilës flet për një shëndet perfekt.

E gjatë 170 centimetra, ajo peshonte mbi 77 kilogram. Trupi i saj kishte formën e një dardhe.

88-76-101, këto ishin përmasat e saj.

Me përllogaritje të standardeve të sotme ajo do kishte një BMI 26.8, çka do e bënte atë mbipeshë.

Ndërsa sa i përket ushqimit, ajo thotë se nuk para ha mëngjes, por ushqimi që pëlqen më së shumti është bifteku.

Nuk ka pirë kafe apo çaj në jetën e saj dhe nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat. Rezultati: Ajo thoshte se nuk është sëmurur kurrë dhe nuk e di se çfarë është frika.

1 komente në “Ja se si ishte femra perfekte në vitin… 1912 (FOTO)”

  1. T.Rushi says:

    Ne kete bote c’do gje eshte ne levizje dhe ndryshim,edhe konceptet e bukurise femerore o mashkullore s’perjashtohen nga ky ligj.
    Ajo qe nuk ndryshon eshte koncepti alla monist: politikanet e tiranes urejne rotacionin,me ne krye saliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje