INTERVISTA/ Ambasadorja franceze: Çështja e statusit është shumë më e komplikuar se miratimi i 3 ligjeve

24 Dhjetor 2012, 21:42Politika TEMA

Christine Moro, ambasadorja e Francës në Shqipëri komenton mosmarrjen nga vendi ynë të statusit të vendit kandidat në BE. Ajo thotë se vëmendja nuk duhet fokusuar vetëm tek dy ligjet dhe rregullorja e mbetur pezull. Ambasadorja shprehet se “nuk përbën sekret për asnjeri që korrupsioni është një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri”. “Franca numëron shumë miq në këtë vend”, shprehet ajo

Nga Skender Minxhozi, JAVA

Zonja ambasadore, Këshilli Europian mori vendimin e tij për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Është hera e tretë, një rekord negativ ky, që Shqipëria rrëzohet në kërkesën e saj për të marrë statusin. Cilat janë, sipas jush, arsyet e këtij dështimi?

Unë e kuptoj zhgënjimin e shqiptarëve dhe pikëpyetjet e tyre. Shumë prej tyre e perceptojnë këtë vendim si të padrejtë dhe ndoshta disa qytetarë do të dekurajohen.

Megjithatë, ky vendim është një rast për të reflektuar se çfarë është procesi i integrimit evropian. Sigurisht që Shqipëria bën pjesë në familjen evropiane me anë të kulturës së saj, historisë së saj dhe zgjedhjes që ka bërë para njëzet vjetësh drejt demokracisë. Nuk ka asnjë dyshim në lidhje me këtë. Për këtë arsye Shqipëria u bë anëtare e Këshillit të Evropës në vitin 1995. Të jesh anëtar i Bashkimit Evropian është shumë më e komplikuar, sepse në mënyrë progresive duhet të miratosh rregullat e familjes, ato që  njihen me emrin “standarde evropiane”. Në fillim miratohen parimet, më pas këto parime vihen në zbatim dhe pak nga pak miratohet tërësia e rregullave, ose ajo që quhet “acquis communautaire”. Është si një rrugë e përcaktuar.

Çfarë do të thotë kjo? Nuk pritet nga Shqipëria që të bëjë gjithçka menjëherë, por që plani i veprimit (një punë shumë e mirë që u bë pranverën e kaluar) të mund të zbatohet në mënyrë progresive, të rregullt, pa ndalesa, pa u vonuar, pa shmangur temat e vështira.

Të ndjekësh procesin e integrimit evropian është sigurisht një zgjedhje me kërkesa të larta. Megjithatë, kërkesat nuk gjenden nga ana e BE-së, por të vetë Shqipërisë. Në fakt, është vetë Shqipëria, një shtet sovran dhe demokratik, e cila ka paraqitur një kërkesë për të hyrë në BE. Sipas studimit të AIIS-it të vitit 2012, kjo gjë dëshirohet nga 86,5 % të popullsisë, pra është një dëshirë e një shumice mjaft të gjerë dhe shumë e fortë e qytetarëve shqiptarë. Kam përshtypjen së është gjithashtu projekti, për të cilin shqiptarët shprehin dëshirën më të fortë, pavarësisht orientimeve të tyre politik.

Të punosh për integrimin evropian është në duart e shqiptarëve. Por Bashkimi Evropian nuk i lë ata vetëm : prej disa vitesh, Shqipëria merr ndihmë dhe mbështetje me anë të programeve evropiane dhe nga bashkëpunimi bilateral me shtetet anëtare. Kjo ndihmë dhe kjo mbështetje do të vazhdojnë, por u takon shqiptarëve t’i përdorin në mënyrën më të mirë.

Vendi ynë do të duhet të bëjë pra të bëjë përpjekje të mëtejshme. Nëse ju pyes në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëse ishin tre ligjet e “famshme” që penguan dritën jeshile nga Brukseli, për marrjen e statusit, cila do të ishte përgjigja juaj?

Gjatë vitit 2012 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shumë ligje të rëndësishme në kuadrin e procesit të integrimit evropian. Të tre ligjet për të cilat flitet (në fakt janë dy ligje dhe një rregullore) janë gjithashtu të rëndësishme, por nuk duhet që vëmendja të përqendrohet vetëm në këto tre ligje, sepse çështja është shumë më e përgjithshme dhe më e koklavitur.

Një ndër temat më të debatuara së fundi është ajo e nacionalizmit shqiptar, i cili duket se po rilind, pas deklaratave të fundit të kryeministrit Berisha, si dhe për shkak të krijimit të disa partive të reja, që i mëshojnë platformave nacionaliste. Cili është opinioni juaj në këtë pikë?

Ne sapo festuam 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte një festë shumë e rëndësishme për shqiptarët, një moment i ligjshëm krenarie kombëtare për gjithçka Shqipëria ka arritur në këto 100 vjet, por dhe rasti për të kujtuar se kombi shqiptar ka ekzistuar shumë kohë më parë se të ekzistonte shteti shqiptar.

Si përfaqësuese e vendit tim, unë kam qenë krenare dhe e prekur të ndaja këto momente me shqiptarët, në qytetet e Vlorës dhe të Tiranës.

Megjithatë, natyra e lidhjeve që bashkon qytetarët shqipfolës të vendeve fqinje me Shqipërinë është një çështje delikate. Kjo çështje nuk mund të trajtohet në mënyrë teorike, duhen marrë parasysh pasojat praktike të deklaratave dhe vendimeve që mund të merren në këtë drejtim. Kjo sepse jemi në një rajon ku mozaiku i popujve është shumë kompleks, ku kufijtë shtetërorë shpesh nuk korrespondojnë me përkatësitë etnike, ku konfliktet midis popujve kanë shkaktuar luftëra të përgjakshme. Pas konflikteve të viteve 90 stabiliteti në vendet e Ballkanit është i brishtë, ai kërkon ende përpjekje nga ana e popujve dhe shteteve përkatës, të mbështetur nga bashkësia ndërkombëtare. Shqipëria jeton në paqe me fqinjët e saj dhe ajo ka qenë nja faktor stabiliteti në rajon, një faktor moderues. Ky është një qëndrim shumë konstruktiv dhe unë jam e bindur se ai i korrespondon temparamentit të qytetarëve shqiptarë. Ky është një rol moderator që i ka mundësuar gjithashtu Shqipërisë integrimin në NATO dhe lejon të parashikohen përparimet në rrugën e afrimit evropian të vendit tuaj. Largimi nga kjo rrugë do të ishte e dëmshme për Shqipërinë dhe rajonin.

Shqipëria duhet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme gjatë vitit të ardhshëm. A jeni dakord edhe ju me konstatimin e Prezencës së OSBE, se zgjedhjet do të jenë të ashpra?

Çdo përballje elektorale është e vështirë, sepse secila parti ka dëshirë të fitojë dhe është e bindur se fitorja e saj është në interes të vendit. Një vëmendje e madhe do të përqendrohet tek zgjedhjet dhe në gjithë procesin që i paraprin ato. Komuniteti ndërkombëtar do të vëzhgojë me interes gjithë këtë proces dhe në veçanti zbatimin e reformës së Kodit Elektoral, i miratuar me konsensus këtë verë.

Megjithatë, edhe pse zgjedhjet janë të rëndësishme, ka detyra të tjera për të përmbushur në vitin 2013 në lidhje me procesin e integrimit evropian. Kam parasysh zbatimin e reformave tashmë të miratuara nga Shqipëria, punën e administratës që duhet të marrë vendin e pushtetit politik me qëllim që të zbatojë ligjet dhe të kujdeset për respektimin e tyre.

Transparency International tha se Shqipëria ka humbur 18 vende në klasifikimin global të perceptimit të korrupsionit. Cili është komenti juaj?

Nuk përbën sekret për asnjeri që korrupsioni është një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës i kushtojnë një rëndësi të madhe luftës kundër korrupsionit. Rezultatet e arritura në këtë drejtim, ashtu si në luftën kundër krimit të organizuar – dhe të dyja janë shpesh të lidhura – luajnë një rol vendimtar që Shqipëria të marrë fillimisht statusin e vendit kandidat dhe më pas të përparojë në procesin e saj të integrimit evropian.

Si i shihni marrëdhëniet mes Francës dhe Shqipërisë? Çfarë mund të bëhet për inkurajimin e tyre të mëtejshëm dhe nxitjen e shkëmbimeve mes dy vendeve?

Marrëdhëniet midis dy vendeve tona mbështeten mbi një traditë të gjatë dhe Franca numëron këtu shumë miq.

Me ekipin tim të Ambasadës, ne kemi marrëdhënie në fusha të ndryshme, unë nuk mund t’i citoj të gjitha këtu. Më lejoni vetëm t’ju them se ne i kemi veçanërisht shumë për zemër marrëdhëniet që e ndihmojnë Shqipërinë në plotësimin dhe zbatimin e reformave që lidhen me axhendën e saj evropiane. Kam parasysh këtu funksionimin e Parlamentit, sistemin e drejtësisë, administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ne jemi gjithashtu shumë pranë të rinjve, në përkrahje të shijeve dhe nevojave të tyre, dhe kjo gjë shihet nëpërmjet ofertës sonë për manifestime kulturore dhe bashkëpunimit tonë edukativ dhe universitar.

Së fundi, ne mendojmë sigurisht për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike. Ne kemi këtu shoqatën “Club d’affaires” shumë dinamike, dhe në fillim të dhjetorit organizuam në Francë një aktivitet të quajtur “Journée Albanie”, i cili mundësoi krijimin e lidhjeve të reja midis ndërmarrjeve të dy vendeve.

12 komente në “INTERVISTA/ Ambasadorja franceze: Çështja e statusit është shumë më e komplikuar se miratimi i 3 ligjeve”

  1. tourkofagos says:

    e thene ndryshe qe;
    -Me 83% muslims nuk shkohet ne Evrope.
    Fundja,pse duhet te pranoi Evropa ne gjirin e saj,nje vend ku mungojne kristianet…..!!!!!

    1. Sallomi Yzberishtit says:

      ti mre çuno ke byth ne vend te kaptines,
      Gjykon jerm ene shkrun jerm..
      po ne France jetojn myslimon me shum se ne cdo vend tjeter te Evropit,jetoj arab,tunizjan,afrikan,maroken,algjerjan..ect…Ti je si puna e çapave budalle,…ene aty ku duhet te jet goja ti mre i bukri i nones tane ke kolo-tripidhen.

    2. Argita_B says:

      Çuni kapterrit, Franca ka mbi 6 milione besimtare muslimane ne teritorin e saj, muslimane pratikante, bourrât me mjekra e fustan, femra me ferexhe, ne shumicen e rasteve te papune qe jetojne me ndihma… Pra profili i muslimanit francez nuk ka asnje lidhje me profilin e muslimanit shqiptar….
      Franca jep leksione morali shqiptareve per korrupsionin…problemi eshte se ka patur per presidente ( te pakten tre te fundit) njerez qe kane nga 10 dosje sejcili ne kurriz per korrupsion…

  2. Shoku im burgaxhi says:

    Zonja Ambasadore,

    si mendoni ju qe e ka patur pseudonimin Sali Berisha kur i ka sherbyer nje sherbimi te fshehte te huaj? ?

    Dhe pyetja nuk eshte fare rastesisht.

    Kam dhe nje pyetje tjeter : a i duhet akoma atij sherbimit te fshehte te huaj ky palo burri ( shteti bile ) Sali Berisha?

    Une jam aq i ri sa te jetoj e qe te lexoj qe dikush te shkruaje dicka per kete ceshtje, zyrtarisht, ne mos e thote vete ndonje perfaqsues i ndonje vendi mik. ?

    Ambasadoreeeeeeeeeeeee! ?

  3. zum zum says:

    zonja ambasadore ,flisni me hapur ,ne shqiperi mungon demokracia ,vidhen votat , femijet e kryeministrit jane bere te pasur me ghysmen e buzhetit te shqiperise . shqiptaret jetojne si ne mesjete ,nuk e meriton evropen

  4. idjoti i Bathores says:

    UAAA Si nuk e dinim ne ‘idjotet’ qe ‘integrimi’ per Skrapar nuk varen nga 3 ligjet.

  5. gimi says:

    franca duhet te kerkoje falje shqipetareve qe tradicionalisht ka mbeshtetur serbet ne kurriz te trojeve shqipetare dhe popujt nuk bene lufte por ate e beri serbia hegjemoniste shoviniste, per te zbatuar planin shekullor per zhdukjen e shqipetareve , mjafte na keni rene ne qafe histoeikisht por mblidhuni ne parlament dhe hapi rrugen ribashkimit te trojeve shqipetare te cunguara dhe me se shumte znj.ambasadore mesoje drejte historine e shqiperise qe eshte dhe pjella e races se bardhe evropiane.

  6. mbreteresha matematike says:

    Djalli dhe temjani.
    saliu parate e shqipove i perdor,si,sa dhe kur te doje ndaj edhe te huajve u ka zene gryken.Keta te huaj vetem ikiliksi i zbulon kush jane.
    matematika me korektesine e saj eshte armiku Nr1 i saliut,i frikesohet esapeve si djalli temjanit.

  7. frank says:

    shqipfolesit nuk e meritojne evropen,le te futen ne arabi me islamiket se ketu kristianet dolen me pak se kurre.pse duhet evropa te fuse ne gjirin e saj turq te ardhur me dhune dhe pushtues vetem seflasin gjuhen tone shqipe?????nuk ka asgje evropiane ne shqiperi pervec se kristianeve dhe veseve te tyre dhe tokes evropiane kjo eshte e verteta.edhe me xhami edhe turqedhe evropiane nuk behet.prandaj ose ndroni feneose mos pritni dyer te hapura ne evrope.shikoni nga azerbaixhani dhe turqia nena e disave qe hiqen si shqiptare.SOT FESTOHEN KRISHTLINDJET NE GJITHE EVROPEN ,po ne albanistanin e sali qenit shumica jane me fen e turqise.cfare mut evrope duan??? per gjithe puro shqiptaret si ggjergj kastrioti dhe fan noli ju uroj nga zemra gezuar krishtlindjet ne shqip ne gjuhen tone,jo ne arabisht e turqisht.zoti qofte me ju dhe familjet tuaja..ave maria.

  8. lili says:

    Franca pak teper shume po perlyhet me nje mut, edhe keshtu shqiptaret po behen shume dyshuese per qellimet e verteta te frances:shitja e helikopterave tregoj se jeni ne gjendje me prit nje kriminel vetem per pak pare! Shqiptaret po ashtu nuk harrojne perkrahjen e frances tek krokrodili edhe cka na solli kjo pastaj ne tirane ku u vrane njerezet! Tash clubi qe zoja permend a ndihmon shqiptaret apo ndihmon prape kete kriminel me qendruar ne krye te shtetit? Edhe sa hapesire lene keto pazare per rryshfet e korruption, qe ne fund po paguhet nga populli i varferuar nga keto hajna me te cilet ju darkoni? Jo zoje nuk lahet muti me shurr, edhe ne kete rast disa bursa nuk na bejne me harruar se sa shumee sa shtre njt po paguajme klubin tuaj ketu!

  9. Parid Turdiu says:

    Turkofagos dhe Frank paskan zevendesuar urrejtjen klasore te komunizmit, me urrejtje fetare. Nuk eshte ceshtje feje. Franca, Gjermania, Aglia, etj. kane miliona shtetas myslimane. Per me teper, myslimanet shqiptare quhen te tille ne menyre tradicionale, por jane multikredente, dmth besojne njekohesisht ne shume fe, qe eshte menyra moderne e te besuarit sot ne bote.
    Ambasadorja ka te drejte: Shqiperia nuk u pranua se nuk i plotson kushtet. Nuk duhet kerkuar lemoshe mjerane, por duhet bere puna. Eshte ne doren e popullit shqiptar te demandoje, nga shteti i tij, plotsimin e kushteve te pranimit.

  10. Stef Staku says:

    ANALIZE : I Uroj pershume vjet Kshnellat Ambasades Franceze !
    Uroj qe vitin qe vjen Qeveria Franceze te korrigjoje gabimet e saja ne lidhje me mbeshtetjen e diktatoreve ne gjithe boten e natyrisht te heqe dore nga mbeshtetja per krim Berishen !
    Populli dhe Shteti Francez po e paguan rende kete lloj politike te jashtme pasi popujt te ndodhur ne pamundesi per te ndertuar jeten ne vendet e tyre ja kane msy Frances !
    Do ishte me mire per Francen qe Qeveria Franceze t’ja mesynte diktatorit psikopat Shqiptare Berishes per te shpetu Francen nga dyndjet e Shqiptareve !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje