Mërgim Bajraliu: Motra akoma nuk arrin të flejë natën

24 Dhjetor 2012, 11:23Sociale TEMA

Edhe pse kanë kaluar dy javë pas masakrës në Konektikat, ku mbetën të vrarë 20 fëmijë të shkollës fillore “Sandy Hook”, 9-vjeçarja shqiptare, e cila i shpëtoi mrekullisht sulmit, vazhdon të jetë e tmerruar.

Vanesa Bajraliu është me origjinë nga Prishtina. Por edhe pse arriti të shpëtonte, vazhdon të ketë probleme psikologjike .

“Fizikisht është mirë. Akoma nuk arrin të flejë gjatë natës, po në përgjithësi mirë”, tregon i vëllai Mërgimi për GSH.

Ai rrëfen se familja ka kërkuar edhe asistencën e një psikologu.

“Jemi munduar që e gjithë familja t’i qëndrojmë sa më afër. Po ashtu prindërit kanë kontaktuar edhe një psikolog. Të shohim tani si do të shkojë. Normalisht që ajo është e trembur shumë  dhe dihej që nuk do të mund ta harronte kaq lehtë atë që ndodhi. Megjithatë po e merr veten dita –ditës”.

Mërgimi tregon se nxënësit akoma s’kanë vajtur në shkollë dhe se u është thënë se ato do të transferohen në një shkollë tjetër pasi “Sandy Hook” do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur.

2 komente në “Mërgim Bajraliu: Motra akoma nuk arrin të flejë natën”

  1. Andreas says:

    Hajde emer qe i kane vene djalit!!! Mire qe u paskan ardhur mend kur linden vajzen dhe se paskan mare ne qafe dhe ate me ndonje “Kongrese”.

  2. Kastrioti says:

    Ç’kërkon atje në USA, ti more mërgim; hajde e hidh ca vota në Tiranë për salehin, se jemi vendi i dytë në Europë pas Gjermanisë (gjithshka ua ka bërë të mundshme salehi juaj). Je apo s’je patriot ti ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje