SKANDALI/ Basha fsheh shifrat, ka realizuar vetëm 32% të investimeve

24 Dhjetor 2012, 21:49Politika TEMA

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar buxhetin për vitin që vjen, ndërkohë që kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha ka folur për buxhetin që u mbyll, duke dhënë shifra të rreme.

Sipas tabelës së siguruar nga këshilltarët socialistë, nga brenda stafit të Bashkisë, rezulton se të ardhurat gjatë vitit 2012 janë realizuar në masën 63%, ndërsa investimet edhe më keq akoma, në masën 32%. Të dyja këto shifra janë treguesi më i mirë i punës së dobët të Bashkisë së Tiranës, e cila jo vetëm që çalon dukshëm në mbledhjen e të ardhurave, por ka arritur që falë paaftësisë së atyre që e drejtojnë të realizojë vetëm 32% të investimeve të parashikuara.

“Kryetari i votave të vjedhura të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka mashtruar në mënyrë të paskrupullt këshilltarët bashkiakë, por edhe gjithë publikun duke paraqitur shifra të rreme lidhur me realizimin e të ardhurave dhe investimeve nga institucioni që ai drejton gjatë vitit 2012. Këshilltarët e majtë të bindur për mashtrimin e Bashës kanë këmbëngulur fort për të gjetur të vërtetën që pasqyrohej në shifrat e sakta. Megjithëse janë përballur me një bllokadë të egër nga stafi drejtues i bashkisë, për të marrë të dhënat e duhura, këshilltarët socialistë kanë mundur të gjejnë të vërtetën, e cila është krejt e ndryshme nga ajo që ofron Lulzim Basha,” thuhet në deklaratën e këshilltarëve të opozitës.

Ndërkohë pas më shumë se 6 orëve diskutimi e debate, buxheti afatmesëm i Bashkisë për vitet 2013-2015 është miratuar me votat e maxhorancës në Këshillin Bashkiak përkatësisht 28 pro dhe 12 kundër.

Opozita u shpreh kundër këtij projektbuxheti sepse e quajtën atë buxhet të pushtetarëve dhe jo të qytetarëve, jo realist, jo transparent dhe me projekte të nisura, por të përfunduara dhe si fryrje që shkon për pagat dhe stafin e shtuar në 471 persona në Bashki.

Buxheti afatmesëm është 240 milion dollarë. Kryebashkiaku Basha dhe nënkryetarja e Bashkisë Jorida Tabaku e quajtën si një shumë normale për të përfunduar projektet përgjatë këtyre viteve. Ata e vlerësuan si një buxhet realist, bazuar në një proces të drejtë konsultimesh me qytetarët.

Por kjo mbledhje në Këshillin Bashkiak përveç debateve ka pasur edhe pika bashkimi mes qëndrimet të mazhorancës dhe opozitës. Këto janë vlerësuar si vendime historike të mbledhjeve të Këshillit, ku palët ranë dakord që kategoritë e bizneseve luleshitës dhe librashitës të kenë ulje të taksave me 30%.

Opozita ka dhënë votën e saj pro, ndërsa ka abstenuar për vendimin e pagesës së antenave të kompanive celulare sepse mungon një studim dhe një matje e saktë mbi rrezikshmërinë ndaj këtyre rrezatimeve.

6 komente në “SKANDALI/ Basha fsheh shifrat, ka realizuar vetëm 32% të investimeve”

  1. Daut Skela, Vlore says:

    Dielli duket qe ne sabah. Edhe Lulja u duk qe me “””””Rrugen e Kombit”””
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/12/kur-ridka.html

  2. aurelio says:

    Jeni langaraq ju tê temes, kshillêtaret socialist qenkan shume tê besueshem ne shifrat e tyre kurse Basha shtrembêron, kafshria nuk ka tê ndalur^kêtu

    1. eli-tiv says:

      ..asgje te re…Luli eshte thjesht nj idiot i llustruar….ju qe perfitoni pas tij …te tille e doni

  3. Tironsi "ZZ" says:

    Lul Bosha per Tironen,
    Lul “Rruga e Kombit”
    Lul Kosova
    Lul 21 Janari
    Lul tallaferja
    Lul hajduti me cizme
    Lul …. etj
    Lul Torta
    http://www.imazheshqip.blogspot.com/2012/09/rojet-bregdetare.html

  4. vlonjati itali says:

    o lulije shalngjitura po ata 2000berrat qe do beje kurban per 100vjetorin nga i mcefe apo i ndave me sali malltezin.

  5. Gezuar ! says:

    Ka burra kryeqyteti,Luljeta nuk eshte kryetar bashkie !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje