Në Suaziland ndalohen minifundet, por jo veshjet indlamu

25 Dhjetor 2012, 11:29Lifestyle TEMA
Në Suaziland ndalohen minifundet, por jo veshjet indlamu

Gratë në Suaziland nuk do lejohen më të veshin minifunde apo pantallona të shkurtra, për shkak se nxisin përdhunimet. Kush e shkel ligjin, do dënohet me gjashtë muaj burg.

Vendimi është marrë nga policia e Suazilandit, monarkisë së fundit absolute në Afrikë.

Policia u kundërpërgjigj në këtë mënyrë ndaj një proteste në qytetin Manzini, ku femrat, duke veshur minifunde, kërkonin më shumë të drejta dhe siguri.

Në këtë vend dy të tretat e adoleshenteve bien pre e sulmeve seksuale.

Por ndërkohë kostumet indlamu, që ekspozojnë të pasmet dhe gjoksin, nuk janë ndaluar. Ato përdoren nga gratë që kërcejnë përpara mbretit të tyre, Msuati.

1 komente në “Në Suaziland ndalohen minifundet, por jo veshjet indlamu”

  1. der kommentator says:

    nje nga paradokset me te medha . kur zhvishet nje grua perendimore e quajne qyteterim ndersa per keto fise zhveshjen e quajne primitivitet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje