Berisha e mbyll fundvitin duke prezantuar një raport (megjithatë anketën e jetesës dhe censusin për papunësinë s’i bën)

26 Dhjetor 2012, 21:20Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha u shfaq ndryshe në një konferencë me rastin e festave të fundvitit për të bërë një bilanc për situatën në vend pas 12 muajsh qeverisje.

Në këmbë, me një mikrofon në dorë, ai lexonte pjesë nga një raport, që ia kishin vendosur përpara në një tabelë.

Ndërsa lexonte, konsumonte shpesh ujë e humbiste gjithmonë fillin. Nuk kishte faj, raporti ishte i komplikuar.

Raporti, sipas Berishës, quhej SEDA dhe ishte përgatitur nga Boston Consulting Group. Me një fjalor të komplikuar Berisha shpjegonte se si Shqipëria njëherë ishte ndër vendet e para në botë, pastaj ishte në krah të Angolës, sërish ndër vendet e para, më pas tregonte se si ishim si Zvicra e ndonjëherë si Amerika.

Pyetja e parë që lind është se përse kryeministri i plakur lodhet një orë në këmbë duke bërë lëmsh një raport të huaj për gjendjen në vend, aq më tepër një raport të hartuar nga një organizatë e padëgjuar?

Pyetja e dytë që të vjen ndërmend është se përse kryeministri ynë ka një pasion kaq të madh për tu kapur e krahasuar me vendet e tjera të botës?

Së treti, a keni dëgjuar gjëkundi që ndonjë shteti normal t’ia bëjnë statistikat e jetesës e mirëqenies ndonjë grupim me qendër në Boston?

Kryeministri duhet të shpjegojë më së pari se përse në censusin e fundit të bërë nga INSTAT nuk lejoi që të ishte edhe një pyetje për punësimin.

Së dyti, prapë duhet të na thotë se çfarë i doli nga censusi për mirëqenien e shqiptarëve se deri më tani ka folur se kemi ndërtuar shumë shtëpi.

Së treti, duhet të na thotë se përse po bëhen katër vite që nuk bëhet anketa e jetesës nga INSTAT. Jo se jemi shumë të prirur të besojmë tek ky institucion, por një shtet normal e di shumë mirë se ku i pikon çatia. E di si janë të ardhurat në vend, si është punësimi, sa është fuqia blerëse dhe nuk e mat këtë me sa njerëz shkojnë tek panairi i librit.

Edhe shifrat e investimeve të huaja në vend nuk ka nevojë t’ia thotë një institut i huaj, i furnizuar nga Artan Hoxha më të dhëna. Vetëm një shtet rrumpallë nuk ka statistika. Por këtij kryeministri i duhet një rrumpallë statistikash. Që të dalë më pas të citojë raporte të huaja që na krahasojnë me Zvicrën, Norvegjinë e Gjermaninë.

i shoF� i�0�O��P�nyrë të barabartë me institucione të tjera, siç janë akademitë, grupet e interesave të ndryshme, shoqëria civile etj, etj. Si rrjedhojë, në shoqëri me hapësira të gjera frymëmarrjeje për individin, historia është objekt i një debati shkencor dhe gjithëpërfshirës, përpara se të jetë një argument banal politik apo dhe më keq, një trill elektoral.

 

Por për liderin e mazhorancës nuk është kështu. Në vizionin e tij Partia është shoqëria, Partia është kombi, dhe si rrjedhojë lideri i saj ka juridiksion që nuk njeh kufi. Ai është i legjitimuar për gjithçka dhe shprehet me direktiva, të cilat nxirren nga ligjërimi i tij. Ai di gjithçka mbi gjithçka, mbi arrorët apo agrumet (pemë që është zhdukur tashmë në katalogun e bimësisë të vendit tonë), e pse jo dhe mbi historinë. Merret ai me gjithçka, dhe në gjithçka thotë mungon totalisht një vizion i cili na projekton ne si shoqëri në kohë e në hapësirë. Si rrjedhojë ne jemi një shoqëri pa frymëmarrje, ku çdo hapësirë e mundur për individin që të zhvillohet dhe emancipohet, është tashmë e uzurpuar nga ky mentalitet totalitar.

Shihni se si bashkëpunëtorët e tij i trajtojnë institucionet dhe ministritë që kanë uzurpuar falë besnikërisë së tyre bestytnike ndaj tij. Ministritë janë tashmë pronë private, të trashëguara si të ishin pronat e babait. Ministria jam unë, thotë Olldashi dhe e ndjekin me radhë në kor të gjithë zengjinët. Ky virus, virusi i personalizimit të institucioneve dhe subjektivizmit të institucionalizuar tashmë, është dëmi më i madh që mund ti bëhej jetës institucionale të vendit tonë. Dhe e gjithë kjo mban era fashizëm.

Ndaj e ndërsa dëgjoj për maya-t dhe për kulturën e tyre, plogështi e pafund më gllabëron. Si ka mundësi që ky dhe zengjinët e tij, nuk e kanë kuptuar akoma që janë me vonesë, që janë personazhe absurde të një ëndrre të dalë kohe. Duhet të kishin lindur në ato vite, dhe me shumë gjasa do t’ia kishin ngrënë kokën njëri-tjetrit përpara se të bënin dëmet që vazhdojnë e bëjnë. Imagjinoni, Sali Berisha, Ahmet Zogu, Esat Pashë Toptani, Sokol Olldashi, e një shpurë e tërë bylykbashësh bazhibozukë që hahen e grihen se kush është i pari. Ç’spektakël!

Nuk e dimë se kush më pas do t’u kish mbijetuar, e si duke u zgjuar pas një dreke të rëndë, në tretje e sipër gjithë gromësima e gazra, do t’u kish ngritur shtatore nëpër sheshet e qyteteve tona. E gjithë kjo në tentativën për t’i shpëlarë sadopak nga qesharakja që i karakterizon si personazhe të denjë për barsoleta. Ç’spektakël! Ai po që do të kish qenë fundi i botës, fundi i një bote të vjetër, botë e kalbur, ku mbretëron irracionaliteti dhe bestytnia, një botë ku vesi i keq është virtyt, dhe morali xhybe e rëndë për shpatulla burrecësh.

Por kjo botë nuk ka vdekur akoma, është akoma e gjallë dhe këlthet në grahmat e fundit, dhe në grahmat e fundit i ngre shtatore vetes, si ai i dëshpëruari, i cili kërkon të lërë një gjurmë të vogël ndërkohë që vorbulla e kohës e tërheq me forcë nëpër humnerat e harresës. Ky do të ishte fillimi më i shpresuar për ne. Dhe me shumë gjasa ky fillim do të përkonte me heqjen dorë nga çdo qasje ndaj Historisë sikur ajo të ish meny qebaptoresh.

 

20 komente në “Berisha e mbyll fundvitin duke prezantuar një raport (megjithatë anketën e jetesës dhe censusin për papunësinë s’i bën)”

  1. hysni dajaku says:

    Kryetari I Partise Demagogjike te shqiperise.Kryedemagogu Sali,vazhdon emisionin etij me Demagogji sipas kerkesave!!!

    1. Miriami says:

      Po normale qe nuk i ben, ai flet vetem per ato qe i intereson vetes se vete.

      http:// lajmijone.com/video-jashtezakonshme-ne-doganen-morines/

    2. reformer says:

      Kur te ike Berisha do te pastrohet gjaku i kombit nga nje semundje e tmerrshme vdekjeprurese qe e ka pushtuar.

    3. Hysen Shoshori says:

      Të dashur bashkatdhetarë kudo që ndodheni
      Gëzuar vitin e Ri 2013!

      Meqë shumë prej Jush janë ngushtë ekonomikisht ne si redaksi po ju dërgojmë falas gjelin e Vitit të Ri 2013
      Boll e kemi majmur me të gjithë Zogjtë e tij…
      http://imazheshqip.blogspot.com/

  2. Horri i Bulevardit says:

    Sali o katil, po kontrollo njehere vajzen o idjot se kaq shume para qe ben, mos ka fillu pune tek Balla, qe ja di sa pare ka fitu.
    Se meqe paske dijeni se Balla ka hap shtepi publike, mos goca jote punon aty me orar te plote dhe ti sdi gje se te ka mbyt politika.

  3. homeri says:

    —–nje artikull i bere shpejt e shpejt , por qe i thote te gjitha , jo per gje por tashme e dine dhe adoleshentet se c far do te thote Berisha , brenda artikullit ka nje humor te madh sic eshte vete qeverisja me nje km. qe e kemi me shume se nje spiker televizioni dhe ministra eunukesh qe rrine goje kycur por te gateshem te lehin sa here u thote i pari i tyre —artikulli do te ishte me i plote te trajtonte dhe ata analistet e regjimit qe e justifikojne ate me shprehjen —se ashtu i do trapi–dhe me mungon ne artikull turma e tribaleve verior te gateshem te rrahin kedo qe eshte kunder prijsit te tyre

  4. rudini says:

    me kujtohet qe edhe diktatori hoxha,merte statistika neper agjensi te pa njohura,nje statistike e tille ishte:morem medaljen a arte ne meksike per rrealizimin e bukes ne vend.(o diçka e tille)keshtu edhe salstani autoiluzionohet me mbroçkulla qe as ai si beson.por dikush qe don te tallet me durimin e shqiptareve ja servir!!!!!!!!!!

  5. miri says:

    O Zot me jep jete sa ti shoh prapa hekurave kete bande te flliqur!

  6. O sale po shyqyr qe u kujtove per kavajen mer burr.ne zgjedhjet e sotme te pd se rrethit te kavajes u zgjodh kreu i ri i pd ramazon sejdini nje biznesmen i fuqishem i zones.pas 2 vitesh demokratet e kavajes ishin me te shumte se kurre.me ne fund pd u rikthye fuqishem ne kavaje pas 2 vitesh heshtje.ramazon sejdini kryetari i ri tha se nen drejtimin e tij pd do marri rekord votash ne rrethin e kavajes dhe gjithashtu menjehere sulmoi kryetarin e bashkise Elvis roshin pasi ky kryetar i urryer gjeti vetem perkrahje nga pd.sejdini ka dhene nje premtim se ne 2015 PS dhe Elvis roshi do pesojne humbjen me spektakolare dhe se bashkia do ti rikthehet partise demokratike

  7. gazetari says:

    sali mos caj koke me leshkot qe ka allbania.
    ********************************************************************
    saliu tu a beje mire ate koke kini tu sjelle verdalle,te tallet me ju,gjen shesh ben pershesh,jepi sali mos caj koke nxiri fundin me keta budallenj qe ke ne opozite ti sundon 55 vite,ja kalom dhe daiko jenverit.

  8. TANI kur tregojme barcaleta nuk themi me nastradini, POR na ishte seç na ishte, na ishte njehere SALI BERISHA.

  9. sheqerja says:

    E dini si eshte ky instituti i sales si ai cmimi qe morem ne kohe te enver Hoxhes per ushqimin dhe dyqanet ishin bosh

  10. opinionisti says:

    Mgrini nje komision me shqiptare nga 5 partite kryesore dhe vizitoni 100 shtepi ne c’do reth (50 shtepi fshatrave 50 ne qytet)duke kerkuar te shihni vetem ushqimet,ky studim zbarth ekonomine e shqiptareve te tjerat jane dengla.

    1. Rom says:

      O SOCIALIST TE NDYRE . CFARE TE FLASI AI PER PAPUNESINE, KUR KRIZA E PAPUNESISE
      KA PERFSHIRE TE GJITHE BOTEN , JU ME DUKET SE NUK JETONI NE KETE PLANET
      NUK DINI ASGJE SE CFAR NDODH.NE BOTE .
      O SOCIALIST TE POSHTER QE LUFTONI VETEM PER KARRIKE .
      MOS VALLE PO TE ISHIT JU NE QEVERI DO TI RREGULLONI TE GJITHA KETO MANGESI ?
      MOS VALLE KUR USHIN SOCIALISTET NUK VODHEN SA DESHEN DHE BEREN CFAR DESHEN ?
      SI TE NDYRE DHE TE POSHTER QE JENI KURR NUK DO TE FITONI , POR DO TE SHKONI NE FUND.
      PER KETO QE THEM JAM 100% E SIGURTE ,KOHA DO TE VIJ DHE DO TE NJOFTOHEM PERSERI .
      HIKNI MORE FUNDRINA SOR PUNE NUK GJEN NE SHTETE TE FORTA INDUSTRUALE.
      KUSH JA VAR SHQIPERISE ? SI DO TE HAPI VENDE PUNE BERISHA KUR BOTA MBYLL FABRIKA .

      PS NUK JAM ASPAK FANATIKE E BERUSHES SEPSE UNE JETOJ GATI 20 VJET JASHTE ,POR DUHET GJYKUAR ME OBJEKTIVITET . PER HIR TE SE VERTETES PS NUK BEN ASGJE ESHTE ZEROOOOOOOO

  11. Stef Staku says:

    ANALIZE : E dime qe ilacet krim Berisha i merr nga Bostoni, por kesaj radhe doktorat duke pare gjendjen e renduar te krim Berishes i kane mbeshtjelle ilacet me kete leter.
    Pasi ka pi ilacet ka lexu edhe letren qe i kane nosur doktorat.

  12. tani says:

    BCG e ka paguar Granofi te boje kete studim. Me dollaret e USAIDit qe sdo me ja dit per vjedhjen e shekullit. Turp per ambasadorin amerikan qe i ka lene te shperdorojne dollaret per fushate elektorale.

  13. rema says:

    O tan, mos u kruj me Granofen. Granofja solli shpaten e Skenderit. Prite kur te sjelle edhe koken e Aliut. Ndihmoi popullin shqiptar edhe me ca shatervane qe shurrojne nat e dit ne presidence dhe me nje peme qe mbolli aty. Pune hajdutesh te ndyre.

  14. Ben Chicago says:

    plak i semure menderisht

  15. Mos besoni ne peralla says:

    Berisha ben sikur flet marrezira,per te perfshire sa me shume njerez ne debate,per ti shkeputur nga problemet jetike te tyre.
    PD filloj demagogjine “Ta bejme Shqiperine si gjithe Europa” dhe perfundoj ne nje parti zogiste.Kjo parti nuk e ka problem te behet dhe fashiste .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje