Një i ri vë bast se ha 30 vezë, vdes pasi ha vezën e 28-të

28 Dhjetor 2012, 12:25Lifestyle TEMA

Një person nga Tunizia vdiq pasi hëngri 28 vezë të papërpunuara. Ai kishte vënë bast me një shokun e tij se han deri në 30 vezë të papërpunuara.

Dhaou Fatnassi, 20 vjeç, nga Kairouan në verilindje të Tunizisë u shemb përtokë pasi hëngri vezën e 28-të.

Fatnassi, me dhimbje të forta në stomak, u dërgua në spitalin më të afërt, por u shpall i vdekur sapo mbërriti aty.

Ndërkohë që vezët e gatuara janë një burim i mirë proteinash, vezët e papërpunuara mund të shkaktojnë helmim dhe mund të përmbajnë bakterin salmonela.

Për të eliminuar rrezikun tek vezët e papërpunuara, përdoren vezë të pasterizuara.

1 komente në “Një i ri vë bast se ha 30 vezë, vdes pasi ha vezën e 28-të”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje