Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad ka shkarkuar ministren e Shëndetësisë, Marzije Vahid Dastjerdi, e vetmja grua në kabinetin e tij.
Dastjerdi është e para grua ministre në historinë 30- vjeçare të republikës islamike.
Edhe pse nuk është dhënë asnjë arsye zyrtare për këtë veprim, mësohet se shkarkimi lidhet me thirrjen e saj për rritjen e çmimeve të ilaçeve për të luftuar në këtë mënyrë mungesën e tyre, të shkaktuar nga sanksionet ndërkombëtare.
Ahmadinexhad ka refuzuar komentet e saj, duke thënë se nevojat e ministrisë së saj për buxhet janë plotësuar.
BBC raporton analistët thonë se sanksionet ndërkombëtare kanë bërë një dëm të konsiderueshëm në ekonominë e republikës islamike.
Edhe pse sanksionet nuk lidhen direkt me ilaçet, ato kufizojnë importimin e tyre për shkak të kufizimeve me transaksionet financiare.
Përpara shkarkimit, Dastjerdi kishte thënë se rritja e vlerës së shkëmbimit të monedhave të huaja do sjellë pashmangshmërisht rritjen e çmimeve të ilaçeve.
Ajo u ankua se ministria e saj nuk ka mundësi që të ketë akses në monedhat e huaja, siç i ishte premtuar.
Ajo kërkonte rreth 2.5 miliard dollarë, ndërkohë që i ishte caktuar si buxhet shuma prej 650 milion dollarë.
Por presidenti Ahmadinexhad tha në një intervistë televizive se asaj i janë caktuar mjaftueshëm para për ministrinë e saj.
E shiqoni bre vllazen shqyptar se sa te avancuem jem na perkuder Iranit (pikpytje)
http://imazheshqip.blogspot.com/2012/05/adhe-un-e-pelcej-shum-pjeshken.html