“Alo policia, sa doli ndeshja…” Telefonatat më të çuditshme

27 Dhjetor 2012, 12:42Lifestyle TEMA

Punonjësit e policisë marrin mijëra telefonata në ditë, për të ndërhyrë për emergjenca të ndryshme. Por, ata përballen edhe me kërkesat nga më të çuditshme në botë.

Një baba në Britani p.sh, ka marrë në telefon policinë, për të kërkuar ndërhyrjen e tyre që të vërë në gjumë djalin 14-vjeçar. Ai ishte duke luajtur në kompjuter dhe nuk pranonte që të flinte, çka ka bërë që i ati të merrte në telefon ndërhyrjen e shpejtë, si zgjidhjen e vetme për të vënë në gjumë të birin.

Një qytetare në Uells e ka marrë në telefon policinë për t’i kërkuar ndihmë, duke qenë se restoranti i kishte sjellë një porosi të gabuar. Dikush tjetër ka telefonuar policinë për të mësuar si niset një faks, madje ka pasur telefonata edhe për të mësuar rezultatin e ndeshjeve të caktuara.

“Më duhet urgjentisht një stomatolog. Fytyra më është enjtur prej dy ditësh. Shkova te stomatologu në cep të rrugës, por ishte mbyllur”, ka qenë një tjetër telefonatë e çuditshme.

Numri i urgjencës normalisht është për raste urgjente, siç janë vjedhjet, dhuna apo vrasjet. Por, qytetarët e përdorin edhe për gjërat e mësipërme.

3 komente në ““Alo policia, sa doli ndeshja…” Telefonatat më të çuditshme”

  1. shoku Cimit says:

    alo policia sa esht ora ?

    1. Ben Belaja, ish 326 says:

      Ahhhhh! Si eshte katandis policia nuk eshte cudi qe tju varin edhe breket e grave ne qafe
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/vini-re-alo-muli.html

  2. mali says:

    Nje grua dhe femijen e saj te vogel po udhetonte ne nje autobuz ku bashkeudhetar ishte dhe nje polic.
    Femija se cfare kishte dhe qante. Nderkohe gruaja i thoshte te mos qante se do i thoshte policit. Ai vazhdonte te qante. Policit po i permendej emri shume here. Kur gruaja i u drejtua policit: “o polic thuaji diçka djalit tim qe te mos qaje” polici i tha:” do pushosh apo te te bej(q.) nenen!?”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje