Mes dekorimeve zbulon një lutje nga një kamp pune në Kinë

27 Dhjetor 2012, 19:37Lifestyle TEMA

Një nënë nga Oregoni në SHBA, Julie Keith kishte blerë disa dekorime me rastin e festës së Hallouinit në supermarketin Kmart.

Por kur hapi dekorimet, u habit kur pa mes tyre një letër për ndihmë, dërguar nga një punonjës kinez, që kishte përgatitur këto dekorime.

Letra ishte fshehur me kujdes me dekorimeve.

Në të shkruhej: “Zotëri, nëse rastësisht blini këtë produkt, ju lutem shumë ta dërgoni këtë letër në Organizatën Botërore të të Drejtave të Njeriut”.

“Mijëra njerëz që janë të persekutuar nga qeveria e Partisë Komuniste kineze do ju falenderojnë dhe do ju mbajnë mend gjithmonë”.

Në letër thuhet se ky produkt është përgatitur nga kampi i punës Masanija, ku punonjësit punojnë deri në 15 orë në ditë, pa pushime në fundjavë apo në ditë festash.

“Përveç kësaj, na torturojnë dhe na rrahin. Thuajse nuk paguhemi fare, pasi marrim 10 jen për muaj (1.61 dollarë në muaj),” shkruhet në letër.

Drejtori i Organizatës për të Drejtat e Njeriut në Kinë tha se nuk mund të konfirmojnë origjinalitetin e letrës.

Kampi i punës Masanjia në Kinë është një vend ku dërgohen njerëzit pa gjykim. Ai është një kamp riedukimi në verilindje të Kinës.

Gruaja që e ka gjetur letrën është e bindur se ajo është autentike.

10 komente në “Mes dekorimeve zbulon një lutje nga një kamp pune në Kinë”

  1. denkoka says:

    KUJT JA KE CU MO LALE…
    HUMAN RIGHT WATCH MY ASS…

    duke qene se ato jane bleresit me te medhenj te mallrave kineze,normalisht jane edhe indirekte fajtor,pasi prodhojne kerkesen…

    ?

  2. Ben Chicago says:

    Ketu duhen cuar militantet e kuq te PS,qe te behen njerez.

    1. Shqiptari says:

      per kujtese, Sali e ke planin me na bo si Kina.

      1. ramy says:

        o shqiptari
        saliu do ndertoje hekurudhen tirane pekin dhe do veje gjuhe te dyte ne shkollat tona kinezcen

  3. ALDA BOSTON says:

    ja si ndertohen trenat moderne dhe ndertesat superluksoze ne Kine
    http://fashionguests.blogspot.com/

  4. Vasil Gjika says:

    Shume interesante…
    Ca Anglishte te shkelqyer qe perdor ky “punonjesi” i shkrete…
    Nje Anglishte qe edhe une ja kam zili sado qe jam edukuar me Master nga Amerika per te dhene mesim te Anglishtes…
    Ku e mesoj Anglishten punonjesi aman…
    Ajde propagande ajde…

    Beijing, China

    1. labja says:

      o gjika ku e di ti se ai qe e ka shkruar nuk mund te kete qene nje profesor i anglishtes ne kine…kush persekutohej ne kohen e dulles…? apo ke lind ne amerik ti…?

    2. kinezi says:

      Ti Vasil po ben gare me Ben Bathoren se kush eshte me idioti?

    3. dritani says:

      E drejte.
      Kjo eshte nje kaligrafi tipike amerikane (me aq sa kam pare sigurisht).
      Pa e lexuar artikullin mendova se ishte letra e ndonje te burgosuri. Por e nje punetori me me 10 yuan/muaj… Fut pak uje.
      Ose mund t’ia kete shkruar nje amerikan. Edhe kjo eshte e mundshme.

      Gjithsesi lajmi nuk perben ndonje te re.
      Transferimi i aktiviteteve prodhuese ne Kine eshte bere thjesht per shkak te krahut te lire te punes.

    4. Marin says:

      Si ne cdo vend komunist, te paret qe persekutohen e dergohen ne internim e kampe pune te detyruar jane te shkolluarit dhe intelektualet. Prandaj eshte e logjikshme qe nje leter e ketille eshte derguar nga nje person i arsimuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje