SPECIALE/ Plani urbanistik që shkatërron Tiranën

1 Janar 2013, 12:24Politika TEMA

I miratuar vetëm me votat e këshilltarëve demokratë, plani i ri urbanistik i jep fund idesë së zhvillimit normal të Tiranës duke e lënë qytetin në mundësinë e mësymjes së një fluksi të paparë ndërtimesh në zonat e tij të gjelbra. Në tunelin e pafundëm të parregullsive, tashmë e vetmja dritë shprese është vendimi i KKT-së, e nëse dhe atje, ky plan do kalojë atëherë gjithçka quhet e marrë fund…dhe është vetëm terr për kryeqytetin tonë.

Nga Ben Andoni, JAVA

Nëse një i moçëm, sot, banor i Bërrylit për të kënaqur nipin do të niset drejt Lodrave të Rrugës së Elbasanit, do i duhet të kalojë gjelbërimin e skarpateve të anës Lanës, pastaj të kthehet tek Parku i Namasgjasë dhe të ndalet tek 7 Xhuxhat, ku janë lodrat. Me planin e ri, miratuar të hënën e 24 dhjetorit vetëm nga këshilltarët demokratë: në skarpatet e Lanës parashikohet një projekt trami, në Parkun e Namasgjasë parashikohet se mund të ndërtohet një Nën-njësi strukturore e Përzier: banesë dhe xhami, kurse tek Lodrat planifikohet një hapësirë banimi 9 katëshe edhe me shërbime publike.

Ky ishte thelbi i dokumentit katër “vëllimësh” të Bashkisë, që iu la para syve këshilltarëve bashkiakë me përshkrimin e situatës aktuale në të gjithë sektorët në kryeqytet: investimet, punësimin, turizmin, arsimin, shëndetësinë, çështjet sociale, ndërtimet, problemet e zhvendosjes së popullatës, problemet me mjedisin dhe gjithçka tjetër me zhvillimin lokal. Në fund hartat, politikat e zhvillimit të territorit të Bashkisë Tiranë, rregullorja e planit të përgjithshëm të bashkisë, si dhe vlerësimi strategjik mjedisor i planit urbanistik, të katër dokumentet bazikë të masterplanit, u miratuan vetëm me votat e këshilltarëve demokratë. Ka ende dhe pak dritë. Por, nëse plani i ri urbanistik do të kalojë në KKT dhe do të realizohet, atëherë Tirana do të privohet nga hapësira pa fund të gjelbra, që deri më tani i kanë shpëtuar ekspeditës ndëshkimore kinse-demokratike të pas ’90. E jo vetëm kjo. Me këtë plan, Tirana do të futet në ngërçe për sa i përket densitetit të lartë të ndërtimeve, zonat dhe sipërfaqet e gjelbra, pakësimin e mëtejshëm të zonave sportive dhe atyre rekreative dhe kuptohet edhe zvogëlimin e madh të atraksioneve turistike. Të mendosh, janë pikërisht këto elementë, që bëjnë një qytet normal.

 

Problemet

Specialistët numërojnë disa probleme të këtij plani, ndër të cilat faktin se Tirana me dendësi 15mijë banorë për km2 renditet në 10-15 qytetet e botës me dendësi më të madhe. Në planin e ri planifikohet me gjakftohtësi kirurgu, që dendësia të arrijë në 25.000 banorë për km2, nga 4.000 që është standardi evropian, duke e bërë kështu qytetin krejt të pa banueshëm. Paradoksi është se ky plan duket se nuk mban parasysh dhe trendin pakësues të popullsisë së sotme shqiptare, madje parashikon një rritje prej rreth 400.000 banorësh në 20 vjetët e ardhshëm, që nuk justifikohet me asgjë. Aktualisht Tirana sipas censusit ka rreth 22.000 banesa bosh, të pashitura, ose shtëpi të dyta. Do të mjaftonin këto banesa për të strehuar shtesën natyrore të Tiranës, e cila është aktualisht rreth 12.000 në vit”, thotë aktivisti Artan Lame.

E megjithatë, ajo që mbetet më prekëse është fakti që shikon se mund të ndërtohet në Zonat e Gjelbra, të cilat mezi janë ruajtur deri më tani. Duke filluar në Lulishten përballë Bibliotekës Kombëtare, atë pas Pallatit të Kulturës, Parkun e Namasgjasë, zonën e SHQUP-it, Parkun e Fushës së Aviacionit,  Qytetin Studenti, Fushën e Sportit prapa Stadiumit “Qemal Stafa”, ish-Shkollën “Kosova”, Zonën e Fushave te “Ali Demi”, Ekspozitën “Shqipëria Sot”, Zonën e Lodrave tek “7 xhuxhat”, Zonën e Lulishteve te Vëllezërit Frashëri, Ndërtime mbi Digë, Zonën e Shkollës së Bashkuar, Zonën e Tregut dhe Zonën e Kinostudios. Dhe, smbaron këtu. Shqetësimi rritej, kur këshilltarët kinse debatonin, që koeficienti i shfrytëzimit të ishte mbi 50 deri në 70%, kurse një pjesë e tyre mbeteshin tek 50%!! E habitshme është sesi mendohet që të rritet sipërfaqja e gjelbëruar nga 40 ha në plot 340 ha! Ndërkohë që ka filluar që tani shfrytëzimi i rrugës së Elbasanit, mu atje ku është Residenca Amerikane poshtë Varrezave të Dëshmorëve dhe bashkë me Ambasadën e Kuvajtit, që do ndërtohet aty. Duket se nuk kanë fat më të mirë dhe Zonat e mbrojtura aktuale ku shpejt pritet të dëmtohen (zona e vilave në Rrugën e Elbasanit, Zona tek Shtëpia e Partisë dhe Zona e Gardës) dhe mbi të gjitha merr fund VKM.180 e vitit 2000, e cila ishte një nga dokumentet më të mira në fushën e mbrojtjes të trashëgimisë kulturore në këtë çerek shekulli të fundit…”Në këtë plan flitet për një Tiranë policentrite, të cilat do të ofrojnë shumëllojshmëri të shërbimeve, të ngjashme me qendrën e tanishme të Tiranës, ku do akomodohen 1 milion njerëz. Kështu 1/3 e popullsisë do të ngjeshet edhe më shumë në 01-02 të sipërfaqes së vendit, kur dihet se edhe tash Tirana është një nga 10-15 qytetet më të dendura të botës. Ky qytet i stërngjeshur nuk prodhon të mira materiale por bën shërbime dhe prodhon ndotje e ndotja prodhon sëmundje pikë së pari për vetë qytetarët e Tiranës”, thotë specialisti i mjedisit Lavdosh Feruni.

 

Tirana e premtuar

Në dokumentin e Bashkisë  shkruhet se: Do jetë një Tirana policentrike, ku do jenë shumë qendra, të cilat ofrojnë shumëllojshmëri të shërbimeve, të ngjashme me qendrën e tanishme të Tiranës; Do krijohet Tirana e gjelbër – Tirana me më shumë gjelbërim dhe më shumë në lidhje me gjelbërimin rreth saj, me Dajtin, kodrat e Farkës, liqenin e Paskuqanit, kodrat e Bërxullit; Plani i përgjithshëm rregullues i Tiranës parashikon krijimin e parqeve të përbashkëta rajonale mes Tiranës dhe komunave përreth; Unazat e Tiranës – Tirana do të ketë një sistem rrugor unazor, ku përveç unazës ekzistuese do të ndërtohen edhe katër unaza të tjera. Këto do të ndihmojnë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut brenda Tiranës dhe trafikut që lidh Tiranën me zonën metropolitane; Në planin urbanistik parashikohet zhvillimi, strategjia, projektet dhe investimet vendore për përmirësimin e gjendjes social-ekonomike e kulturore në kryeqytet, si dhe përshkruhen të gjitha problemet që hasen në Tiranë nga vitet ‘90 e deri sot. Pjesa me më shumë impakt në këtë kohë mbeten ndërtimet, proces i bllokuar prej më shumë se dy vjetësh, zhvillimi i pronës për pronarët, por edhe e ardhmja e ndërtesave aktuale; Në transport investimi më i madh i këtij plani është projekti për ndërtimin e tramvajit. Sa dhe kur do bëhen? Këtë askush nuk e thotë, edhe pse shumë kanë qenë dhe në projektet më parë.

 

Të pathënat

Por, plani veç zhdukjes së një pjese të madhe të zonës së gjelbër dhe Zonat e Mbrojtura lartëson ekzagjerueshëm intensitetet e ndërtimit dhe heq kufijtë e kateve dhe lartësive të godinave, fshihen një pjesë e zonave më delikate, duke mos dhënë asnjë detaj se çdo bëhet me to dhe duke i fshehur prapa termit “Zonë me rregullore të veçantë”. Sipas specialistit Lame: ky plan intensifikon në kufijtë e marrëzisë intensitetin e ndërtimit në qendër, por nga ana tjetër e le atë shumë të ulët në zonat informate dhe kjo do të bëjë të pamundur intensifikimin e ndërtimeve në këto zona. “Plani me qëllim i bllokon këto zona duke i lënë ato në mizerje me qëllim që të shiten pallatet që do të ndërtohen në qendër”. Këtyre ai i shton deformimin e unazave dhe pothuaj çështjen e mungesave totale në qytete të stadiumeve dhe terminaleve të nevojshme që e konfuzojnë edhe më shumë qytetin. Të gjitha, këto tashmë duhet t’i kuptojë ai burri i vjetër dhe të gjithë banorët e Tiranës, kur të shëtisin në të ardhmen në kryeqytetin e mësyrë nga ndërtime të pafundme.

 

 

 

Artan Lame: Ky plan është katastrofal

 

Aktivisti i njohur aktivist dhe drejtues i një lëvizje për mbrojtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore shprehet ashpër që qytetarët e Tiranës nuk duhet ta lënë të jetojë ky plan, që do të tjetërsojë krejt qytetin…

Artan Lame ka qenë nga njerëzit më të cituar kohët e fundit për Planin e ri Rregullues, miratuar vetëm me votat e këshilltarëve të krahut demokrat. Për Java ai ka qenë I thukët dhe shumë I përmbledhur

 

Cilat janë problemet kryesore të qytetit dhe cilat prej tyre përmirëson apo zgjidh ky plan?

 

Problemet e përgjithshme

a. Densiteti i lartë i ndërtimeve

b. Mungesa e zonave dhe sipërfaqeve të gjelbra

c. Bllokimi i qarkullimit rrugor.

d. Mungesa e zonave sportive, rekreative, etj.

e. Atraksioni gati inekzistent turistik, për shkak të bjerrjes së trashëgimisë kulturore.

Popullsia

Censusi i kryer vjet na dha një rezultat në rënie të popullsisë së vendit në këto 10 vjet prej rreth 4-500.000 banorësh. Pra jo që nuk po shtohemi por po pakësohemi.

 

Popullsia e Tiranës kaloi nga:

Viti: Popullsia:

1989 250.000

2011 650.000

2030 1.000.000

Pra Plani parashikon një shtim popullsie prej rreth 400.000 banorësh në 20 vjetët e ardhshëm, që nuk justifikohet me asgjë.

 

Aktualisht Tirana sipas Censusit ka rreth 22.000 banesa bosh, të pashitura, ose shtëpi të dyta. Do të mjaftonin këto banesa për të strehuar shtesën natyrore të Tiranës, e cila është aktualisht rreth 12.000 në vit.

 

Zhduk lulishtet

Fshin (i kthen në zona ndërtimi) edhe lulishtet që ndërtoi vetë kryetari i ri i Bashkisë dhe me të cilat edhe u mburr.

– Fshin zonat e gjelbra brenda qytetit duke i transferuar ato virtualisht nëpër Komunat përreth: Kamëz, Kashar, Farkë, Mullet, Dajt.

– Betonizon deri edhe skarpatat e Lanes të konsideruara si “korridori i gjelbër i qytetit”.

 

(Të mos harrojmë se një pjesë e mirë e zonave të gjelbra të mbetura përreth Tiranës po zihen që tani nga institucione ndërkombëtare. Kështu:

-Në Parkun e Liqenit përgjatë rr. Elbasanit, Ambasada Turke.

-Nën Varrezat e Dëshmorëve, Ambasada e Kuvajtit.

 

Zonat e Mbrojtura

– Plani zhduk gati të gjitha zonat e mbrojtura aktuale (zona e Vilave në Rr. e Elbasanit, zona e Bllokut, Zona tek Shtëpia e Partisë, Zona e Gardës, etj).

– I ve kazmën VKM.180 të vitit 2000, që mund të konsiderohet si një prej arritjeve më të mëdha në fushën e mbrojtjes në trashëgimisë kulturore në këtë çerek shekull të fundit.

Intensiteti i ndërtimeve

– Ngre në mënyrë të ekzagjeruar intensitetet e ndërtimit.

– Heq kufirin e kateve dhe të lartësisë së godinave.

– Fsheh një pjesë të zonave më delikate, duke mos dhënë asnjë detaj se çdo bëhet me to dhe duke i fshehur prapa termit “Zonë me rregullore të veçante”.

– Plani intensifikon në kufijtë e marrëzisë intensitetin e ndërtimit në qendër, por nga ana tjetër e le atë shumë të ulët në zonat informale.

Kjo do të bëjë të pamundur intensifikimin e ndërtimeve në këto zona. Plani me qëllim i bllokon këto zona në mizerie me qëllim që të shiten pallatet që do të ndërtohen në qendër.

– Deformon unazat, duke i bere praktikisht te parealizueshme.

– Nuk merret fare me çështjet e mungesave të qytetit, stadiume, terminale, etj.

– Për shkak të mungesës së profesionalizmit, dhe nxitimit, Plani është i mbushur me gabime dhe kundërthënie.

 

 

 

Ferruni: Një lidership që miraton shkatërrim duhet t’i heqësh mandatin

 

Intervistë e JAVA me specialistin e Mjedisit, Lavdosh Ferruni. Si e shikon ai katrahurën e tanishme, që do bëhet me miratimin e planit rregullues dhe kaosin që e pret Tiranën në vitet në vazhdim, nëse ky plan do të marrë jetë

 

Si mund të interpretohet vetëm një vit pas zgjedhjeve lokale (ku u premtua se nuk do ngacmohej më dendësia dhe kuotat e lartësive ekzistuese të ndërtesave), ky plan që zhduk shumë nga hapësirat e gjelbra dhe e betonizon Tiranën, sipas jush?

“Duke e parë këtë plan bindesh përfundimisht që lidershipit aktual të PD-së, jo vetëm që i mungon totalisht një vizion për të ardhmen, por ka një guxim që tejkalon dhe vendimmarrjet e shteteve diktatoriale. Edhe fashizmi kujdesej të krijonte hapësira publike çlodhëse, lulishte parqe e shatërvanë. Kjo që po ndodh këtu është e paimagjinueshme dhe e paprecedent në ndonjë vend tjetër të botës.  Tirana me dendësi 15mijë banorë për km2 e që renditet në 10-15 qytetet e botës me dendësi më të madhe planifikohet me gjakftohtësi kriminale  që dendësia të arrij ne 25.000 banor për km2, nga 4.000 që është standardi evropian, duke e bërë kështu qytetin të pa banueshëm. Një lidership që miraton shkatërrimin e një qyteti, dhe për më tepër të kryeqytetit me vetëdije, pra me plan thjesht është një grupim njerëzish të papërgjegjshëm, fatkeqësisht me mandat, të cilit populli duhet ti heqë mandatin”.

Duket sikur plani urbanistik i qytetit të Tiranës s’ka lidhje fare me planifikimin kombëtar të territorit. Si ka mundësi që në ekspertizën mjedisore strategjike të këtij plani nuk bëhet fjalë fare për lidhjen e këtij plani me planifikimin kombëtar?

“Në Vlerësimin Strategjik Mjedisor,  i cili është mbajtur i fshehtë dhe nuk është diskutuar në publik, siç e kërkon ligji, e trajton rajonin e Tiranën si shtet më vete, dhe nuk shkruan qoftë dhe një rresht se çfarë impakti ka ky plan në pjesët e tjerra të territorit të vendit. Kërkesa për të studiuar impaktet e planit të zhvillimit të kryeqytetit në shkallë kombëtare është detyrim ligjor,  e shprehur në disa ligje, por nominalisht në Ligjin për Planifikimin e Territorit, miratuar në vitin 2009. Për më tepër ky plan bie ndesh me Kushtetutën, në të cilën është mishëruar parimi i zhvillimit të qëndrueshëm”.

A ka më fuqi publiku shqiptar ta ndalojë këtë dhe si e shikoni rolin e politikës shqiptare? A duhej Opozita që të ndërmerrte hapa më konkrete për sensibilizimin dhe protestën e kryeqytetasve?

“Jemi në fazën e krimit në tentativë, dhe si i tillë mund të ndalet. Realisht publiku nuk është i informuar për këtë. Takimet e bëra nëpër mini-bashki, mbledhur në salla të mëdha me plot njerëz që qanin hallet e shtëpisë së vet, dhe tek-tuk me pronarë ose gjoja pronar që kërkojnë  ndërtime shumëkatëshe në pronën e tyre u organizuan  për të plotësuar 2 qëllime; plotësimin e një formaliteti ligjor dhe  mbulimin e planit shkatërrues me shfaqje të zgjedhura mediatike . I vetmi grup interesi që u ul në tavolinë për të diskutuar ishte biznesi i ndërtimit, grup i cili sot mendon se duke ndërtuar akoma brenda qytetit rregullon bilancin e vet financiar menjëherë në vitin elektoral 2013. Ky grup interesi përkon perfekt me interesin e fortë elektoral të Qeverisë”.

A mund të miratohet një plan i zhvillimit të kryeqytetit për dekadat e ardhshme pa një debat të gjerë e të thellë në publik?

“Nëse Berisha e Basha janë të vendosur ta kryejnë krimin mbi Tiranë besoj se qytetarët do gjenerojnë mjaftueshëm energji për ta parandaluar aktin kriminial. Opozita nëse nuk reagon në sensibilizimin e qytetarëve dhe kundërshtimin, sigurisht dhe me protesta, mbetet bashkëfajtore”.

A mund të quhet më ky qytet, Tirana e jonë?

“Jam i sigurt se ky Plan po u miratua dhe nëse do të mund edhe të zbatohet jo vetëm që nuk do të mund të  shqiptojmë me krenari ‘Tirana e jonë’,  por edhe do vajtojmë  ‘Shqipëria e jonë’”.

10 komente në “SPECIALE/ Plani urbanistik që shkatërron Tiranën”

  1. I-lir says:

    Ore po ju vetem keta qe ndizen e shuhen si pushka e jevgut merni ne intervista? Pse Artan Lame, Firauni apo studio Shkreli do te thone ndonje fjale te mire? Ku ishte Lameja, Firauni, apo Shkreli kur ngrihej germadha 35 katshe tek ushtari i panjohur, gropa qe ka 5 vjet para PD-se, ndertesat mbi kolektor etj pa fund. Keta bastarde ne asnje menyre nuk duhet te flasin dhe te shikojne se tallen bythen me kete qytet pasi ndertuan pa nje plan urbanistik dhe tani bejne oponence specialisti.

    1. Ju kom dhi mu n’lulishte ne gjelbrim komunistash. Doktori ka than qi zhvillimi don beton e toka bosh ka boll. E kena me dhan leje ku munet se zgjedhjet jon tu afrue

    2. altin says:

      bastardet qe kane ndertuar jane pjesa me e madhe laro te Berishes.
      ngelet me sy mbyllur o te mjere

  2. skenderi says:

    keto filozofet e ps , kane qef te duken sikur po i dhemb shpirti per njerezit , perpiqen te na sqarojne ,eshte e thjeshte ta botojne planin dhe ne ta prekim vete kte poshtersi te bashes sipas tyre, ne kemi aq intelekt sa ta kuptojme, pse kta qe deri me 2005 zhduken te gjitha lulishtet dhe bene kulla , prandaj une si skender ja bej nenen te gjithe ktyre langonjve partiak qe perpiqen vetem te fitojne zgjedhjet dhe asgje tjeter

  3. Dardan says:

    Mire qe ne krye kemi njerez te felliqur deri ne gen, po qytetaret e Tiranes c’dreqin kaner qe rrine e shikojne si “gomari ujkun”? Jane qytetare apo tranguj. Cohuni or dembela se prej indiferences suaj perfitojne kopuket politike. Asnje popull evropian nuk do te rrinte te bente sehir perballe me aktet per shemtimin e Tiranes. Tiranen e bet te Bukur, tani mbrojeni, perndryshe mos beni “vikitimen” gjoja te friksuar ne te ardhmen!

  4. Fation says:

    Ne cdo vend te botes pervec Bjellorusise, Kubes nuk behet fjale qe te bllokohen pasurite e pronareve per fusha te gjelberta pa i dhene mbrapa parate nga blerja e pronave. Te gjitha orvatjet e Komunisteve dhe sot te Socialisteve me ne krye Ramen per te bllokuar pasurite e pronareve duke ju bere pasurine fusha te gjelberta dhe duke bere pallate dhe ndertesa ne pronat publike per te grabitur e vjedhur nen emrin e asaj qe perkufizohet “Ajo qe eshte e jotja eshte e imja” do te marre fund heret a vone. Ku ishin kete arkitekte e studiues kur Rama masakroi Tiranen duke e lene gjithmne si nje qytet minatoresh. Te ndertohet, tu ipet neshtetesia shqiptareve qe e duan dhe te blihen apartamente. Eshte e vetmja menyre per te mos u humnerosur ne nje krize te cilen Shqiperia nuk do ta perballonte. Shqiperia nuk eshte as Greqi dhe as Serbi jo me Europe por thjesht katunari….. qe akoma i thone njeri tjetrit akoma shkojme te hajme buke (THate kuptohet)Duhet guzim kryeqytetet e botes jane me 100 kate dhe ne duhet qe te ngelemi me shtepia perdhese. Rreth ndertimit sillet e gjthe ekonomia boterore. Njerezimi me perpara prodhon asortimente per shtepine dhe me vone per Bashkine e Kryeministrine. Duke lejuar nje liberalizim ne ndertime hyjne ne loje kapitale te huaja qe nuk mund te perdoren ne vendet e tyre, ka ardhur koha qe te marrim nje pjese te asj qe na eshte marre ne shekuj. Kinezet thone “Uji puro nuk ka peshq” Thirrini mendjes….

  5. Tani nga Londra says:

    urbanistika dhe ambjenti jane dy nga problemet me te renda shkaktuar gjate ketyre 20 vjeteve pasojat e te ciles jane te pakthyeshme per breza e dekada qe vijne

    cfare eshte bere eshte bere dhe vetem mund te prapsohet ose minimizohet efektet negative te ketij plani si te thuash nje fare kufizim demi

    une nuk e di c’eshte KKT-ja po gjasat jane qe plani do miratohet ne mos me ca leshime qesharake

    duket qe ka mjaft parregullsi ligjore ne miratimin e tij qe bie ndesh me legjislacionin aktual, funsionimin e bashkise apo procese te parregullta konusltimi

    keshtu qe vetem nje rishikim gjyqesor mund tja kthej bashkise perseri per rishqyrtim se keto oponencat me fjale neper gazeta spin uje

    duke mos mbajtur frymen qe gjykata do bej nje gje te tille ja vlen qe grupet e interesit, opozita apo njerezit e thjeshte ta perdorin rishikimin gjyqsor te pakten si nje taktike vonese deri ne zgjedhjet e ardhshme

  6. Tiranas dhe ju shqiptare : mos u merzitni se lulezimea nuk ka bythe te beje ato gjera se ai eshte veç se nje cop idjoti nuk ka asgje me teper.Ja ku po jua thote profeti juve ,keto jane perpelitje para popullit gjasme ne jemi me vizion dhe dime te ndertojme ose dime te bejme shtet .Ja ku po ja u themi me plote gojen juve beni nje mut te madh ashtu siç e kini bere deri tani duke e kthyere shqiperine ne shurratore gjigande.Keto pune do marrin fund shume shpejte dhe mos u merzitni se shurratoret do shkojne nga kane ardhur se njerzit deri tani nuk eshte vertetuare te jetojne njeri mbi tjetrin,keto jane dengala malokesh.

  7. SKENDER BEU I VJETER says:

    NESE DUAN TE KENE TRAMIN NE VIJEN QE KALON LANA ,LULZIMI DHE KAPITALISTET E DJADHTE TE BASHKISE LE TE HAPIN NJE TYNEL POSHTE LANES DHE TE KALOJNE TRAMIN ME STACIONE TE VOGLA METROJE NE KATER PIKA,NJE PRANE DAJTIT HOTEL,NJE NE VORET E BOMIT,NJE NEQYTET TE NXENESVE DHE NJE NE LAPRAKE DHE TE MUNDOHEN TE KRIJOJNE UNAZEN TRAM ME DY STACIONE SHTESE ME VONE NJE ISH STACIONI I TRENIT DHE NJE NE KINOSTUDIO.TE TJERAT JANE PROJEKTE PERFITIMI DHE SHKATERIMI SIPAS PLANEVE TE BERA NE BEOGRAD DHE MIRATUAR NE HAJDUTET E AUSTRISE.

  8. Pavarësia says:

    Mos kini frykë se nuk do të prishet ma Tirona nga projektet e Lulit. Jo se ai nuk do ta prishi por Luli as ka për të prish e as ka (jo që jo) për të ndreq. Luli kështu do ta kalojë gjithë mandatin: trego projekte e shpall plane! Se mos po i bahet vonë për humbjen që do të pësojë në zgjedhjet pasardhëse? Ai e di se votuesit, herën tjetër nuk do ti hudhin votat në kuti të gabume, kështu që ai e di se nuk fiton ma me vota të gabueme. Tani, Ai mendjen e ka te fitimet marramendëse që siguron nga burime që fillojnë nga ,,bel eri” e der te kanoçet… Prandaj, hiç mos kini frykë se nuk ka për të bo asnjë gjo me Tironën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje