INTERVISTA/ Çakuli: Fiksi nuk pret urime nga qeveritarët

2 Janar 2013, 12:31Politika TEMA

Një dekadë më parë startonte emisioni satirik më i njohur në Shqipëri. Drejtuesi i “Fiks Fare”, gazetari i njohur Filip Çakuli thotë se magjia e Fiksit qëndron tek stafi i tij dhe temat që trajton. Por Çakuli nuk harron pa fshikulluar “personazhin” kryesor, Kryeministrin. “Ai ka një injorancë enciklopedike”, thotë Filip Çakuli.

Nga Skender Minxhozi, JAVA

Zoti Çakuli, dhjetë vjet të emisionit Fiks Fare. Një moment refleksioni?

Dhjetë vjet për një emision të përditshëm, janë pak, po ta shikosh nga ana kronologjike. Por janë shumë për intensitetin e punës, për angazhimin dhe nervat që duhet të harxhosh. Megjithatë, kur njerëzit të përshëndesin çdo ditë me dashuri për emisionin, harrohen të gjitha. Flas për njerëzit e thjeshtë, se nga qeveritarët nuk presim urime. Në çastin që ata do fillojnë të lavdërojnë Fiksin, unë do të ndihem në siklet.

Cilat do të ishin disa nga lajmet e bujshme që u kanë mbetur në kujtesë, me të cilat është marrë Fiksi?

Në këtë 10-vjetor ajo që më bën përshtypje, nuk janë temat e mëdha, të cilat kanë bërë jehonë brenda dhe jashtë vendit, si dorëheqjet e disa ministrave, Ngjela-Geit, blerja dhe shitja e fëmijës në Greqi, ujërat e ambalazhuara me ngarkesa mikrobike, etj., por fakti që çdo ditë në portën e Topit vijnë mesatarisht dhjetë-pesëmbëdhjetë qytetarë, nga të gjitha anët e vendit, të cilët i besojnë Fiksit hallet e problemet e tyre. Ne i dëgjojmë me vëmendje dhe u gjendemi pranë, duke i bërë pjesë të opinionit publik dhe përplasemi bashkë me ta në dyert e shurdhëta të institucioneve shtetërore. Se shumica e qytetarëve të këtij Atdheut tonë të dashur, vërtiten me vite të tëra për një hall, çka të kujton personazhet e Kafkës dhe Kamysë, që janë të huaj në vendin e tyre dhe që nuk dinë pse dënohen nga gjykatës që vetë nuk e kuptojnë pse u japin pretencën.

Nga dhjetë vjet jete, ju ka rastisur që në më shumë se shtatë prej tyre të keni në qendër kryesisht qeverinë Berisha. Kujtoj se e keni pasur dikur në studio, si të ftuar, edhe vetë Doktorin…

Kryeministri i shqiptarëve mburret gjashtë herë në ditë në ekranet televizive, se qeveria e tij mendon ditë e natë për qytetarët e saj, më saktë për votuesit, dhe se ata, qytetarët, janë të parët dhe se ai, “me-nder-me-thanë” kryeministri, është shërbëtor i tyre. Është e turpshme për kolegët e mi që ia bënë mikrofonin shtyllën e tij vertebrore, që edhe “kur del nga haleja” i bëjnë pyetje, çfarë ke bërë dhe çfarë ke në dorë tani. Shoqëria civile që ai mburr përditë është inekzistente dhe siç ka thënë një shkrimtar i madh anglez i shekullit të kaluar, Suifti, njerëzit që nëpërkëmben për një kohë të gjatë, e humbasin dalëngadalë shijen e lirisë së tyre.

Më të lumturit dhe më të qetët në këtë mëmëdhe janë ata fakirët që marrin bukë me listë dhe nuk kanë mundësi të blejnë një televizor. Ata kanë fatin të mos dëgjojnë përditë logorenë e kryeministrit, se në saj të tij jemi vendi më i zhvilluar në rajon, të dytët në Evropë dhe të tretët në planet, për rritje rrogash e pensionesh. Po ky udhëheqësi ynë nuk u tregon asnjëherë qytetarëve të tij, që mezi shtyjnë ditën me borxhe, se gjermanët, francezët, italianët etj, që ky burri i madh i shtetit u ka dalë përpara, nuk kanë pse ngrenë pensionet dhe rogat. I kanë llogaritur që në krye të herës që me ato rroga e pensione të jetojnë normalisht dhe për të arritur tek ata, që ky yni i paska lënë mbrapa, duhet të pesëqind-fishohen këto tonat.

Ky burri i madh i shtetit, sipas një përcaktimi të nxituar të ambasadorit amerikan, që është penduar njëqind herë që e ka thënë, tregon përralla përditë, për thyerje rekordesh, që i mat dhe i publikon vetë, që na rishkruan historinë me injorancën e tij enciklopedike, aq sa nuk di as emrat e njerëzve të mëdhenj të kombit, sa Aleksandër Stavre Drenovës i thotë Aleksandër Sotir Drenova dhe Zogut mërgimtar i thotë antifashisti më i madh dhe ne e dëgjojmë dhe e kalojmë me një “është i lajthitur”. Dhe të marrit hapi rrugë, siç thotë një fjalë e urtë. Po, siç ka thënë një president amerikan, lumturia më e madhe për një diktator, është një popull pa tru në kokë.

Që nga koha e Pisistratit, si demagogu i parë në historinë e botës, këtu e dymijë e pesëqind vjet më parë, kryeministri ynë zë një vend nderi në demagogjinë e tij të shfrenuar. Ai flet orë e çast për shkollimin e fëmijëve, ku ia kemi kaluar vendeve të zhvilluara evropiane, ndërkohë që mijëra fëmijë nuk kanë mundësi të vazhdojnë shkollën për arsye ekonomike, me qindra fëmijë janë të ngujuar dhe nuk shohin dritën e diellit, pa le derën e shkollës. Flet për miliona turistë që vërshojnë në brigjet tona, kur akoma mungon energjia elektrike dhe uji i pijshëm. Për çfarë dreqin vikan këta turistë? Për të parë si mund të rrohet pa ujë e pa drita?

Në një shkrim të fundit ironizonit Berishën për nderimet që i bëri Ahmet Zogut në 100 vjetorin e Pavarësisë. Pak ditë më parë ai inauguroi shtatoren e tij në Tiranë, duke u shprehur se Zogu ka qenë një ndër antifashistët më të vendosur të Shqipërisë dhe Europës. Cila mund të ishte përgjigja ndaj kryeministrit në këtë rast?

Si të mos e ironizoj unë kryeministrin?! Vini re piruetat e tij për Zogun. Një herë e quajti satrap, që me bajonetat serbe rrëzoi korifejtë e revolucionit të qershorit. Pastaj përzuri të birin e tij nga Shqipëria për 24 orë dhe mirë bëri, se ky bir Zogu ngjeshi armët në brez dhe më vonë sulmoi KQZ-në, ku mbeti i vrarë një i pafajshëm. I dënuar nga gjykata për armëmbajtje pa leje dhe i amnistuar nga Kuvendi, ky bir Zogu thirret nga republika për ta permbysur atë dhe për të ringritur monarkinë.

Kryeministri ynë, me injorancën e tij historike na e quan Zogollin mbretin e parë të shqiptarëve dhe askush afër tij nuk e ndërpret e t’i thotë “mos fol përçart”, se mbreti i parë i Shqipërisë moderne ishte vendosur nga ata që na caktuan dhe kufinjtë dhe që zbriti në Durrës më 1913. Princ Vidi ishte i pari, Zogu i vetëshpallur i dyti dhe Viktor Emanueli i treti, që ia çuam kurorën vetë ne shqipet e maleve. Historia është ajo që është dhe nuk fshihet duke kthyer portretet historike me fytyrë nga muri. Virgjëreshë nuk bëhesh, por mbetesh, i thonë andej nga anët tona.

Ndërkohë që kritikoni ashpër Berishën, nuk po thoni diçka për opozitën. Si ju duket ajo?

Opozita vazhdon të operojë me metoda kristiane, duke harruar se kristiani i mirë i fundit i vërtetë, ka dy mijë e ca vjet që ka vdekur i kryqëzuar. Siç ka thënë Xhefersoni, presidenti i famshem amerikan, ne nuk mund të presim që nga despotizmi në liri të na shpien mbi jastëk me pupla.

Ku qëndron suksesi i Fiks Fare?

Suksesi i Fiksit qëndron në radhë të parë në faktin se është produkt i Top Channel, një investim i madh i ideatorit të tij dhe themeluesit të Top Medias, Dritan Hoxha. Dhe vëmendja për këtë emision, e drejtuesve të sotëm të këtij kanali gjigand televiziv, vazhdon me të njëjtin intensitet. Një nga mrekullitë e Fiksit është dyshja e papërsëritshme e paraqitësve të programit, Saimirit e Doktorit, të cilët nuk bien asnjëherë në monotoni, megjithëse janë të përnatshëm. Unë kam dhjetë vjet që punoj me ta dhe sot nuk jam në gjendje ta përcaktoj sa u kam dhënë atyre dhe sa kam marrë nga ata. Pa këtë çift kaq harmonik, këtij emisioni do t’i mungonte fytyra e bukur dhe tërheqëse. Prapa tyre qëndrojnë një grup gazetarësh dhe operatorësh profesionistë, që janë rritur bashkë me Fiksin, montazherë të aftë dhe krejt prapavija e përkushtuar. Pa këta jo një Filip të ishte, po njëqind filipa nuk mund të ngrinin në këtë nivel këtë program kaq popullor. Lashë të fundit ëmbëlsirën, Denisën, zëvendësen time, më saktë realizuesen e përgjegjshme të skenarit dhe drejtuesen e papërtueshme.

Një sektor mjaft i rëndësishëm i emisionit është ai i kamerave të fshehta, të cilët të kujtojnë heronjtë e heshtur të dikurshëm. Ne përdorim mjetet e zakonshme regjistruese dhe jo përgjuese, siç komentojnë jo rrallë dashakeqët, ose ata që janë djegur nga këto kamera. Askujt s’i përgjohet jeta private; vetëm regjistrohen dhe filmohen persona dhe ngjarje ku është i pranishëm edhe gazetari ynë.

Fiks Fare tashmë ka një histori suksesi dhe kjo vjen jo vetëm nga temat e mëdha, siç emërtohen rëndom në gjuhën tonë gazetareske, por edhe problemet e përditshme që përballen njerëzit e thjeshtë dhe që shpesh gjejnë zgjidhje me ndërhyrjen tonë. Ndjekja e këtyre problemeve deri në fund dhe zgjidhja e shumë prej tyre, ka krijuar besueshmërinë dhe mundësinë e qytetarëve për të denoncuar çdo padrejtësi dhe aferë korrupsioni. Natyrisht edhe denoncimet e bujshme, që kanë përfunduar me shkarkime dhe dorëheqje ministrash, demaskimi i anës despotike të Berishës nga avokati i njohur, Ngjela, zbulimi i rrjetit të trafikimit të fëmijëve dhe të prodhimit të kartëmonedhave falso, nëpërmjet infiltrimit në to, marrja e patentës për motoçikletë për një invalid pa duar, filmimet dhe regjistrimet brenda fabrikave e punishteve të prodhimit të ujit të ambalazhuar dhe të ushqimeve të konservuara, punësimi në institucione dhe marrja e provimit në universitet, duke paguar “kafen”, që shkon deri në mijëra euro, etj., të cilat kanë pasur jehonë publike, kanë rëndësinë e tyre në ngritjen e autoritetit të emisionit.

31 komente në “INTERVISTA/ Çakuli: Fiksi nuk pret urime nga qeveritarët”

  1. sherifi says:

    Urime z.Filip Cakuli,gezuar vitin e ri juve,saimirit dhe doktorit dhe gjith stafit te top channelit.
    jeni me te vertet per tu pare dhe admiruar, pushka top ju befte ne luften per drejtesi.

  2. Meleku says:

    Suksesi i Fiksit qendron tek fakti se ne Shqiperi politika (pa perjashtim) eshte primitive, e ngarkuar me mendesine e se shkuares, e emocionuar me fjalorin e vjeter.

    As Fiksi vete nuk ben perjashtim nga kjo mendesi “popullore”.

  3. Ben Chicago says:

    filip e dhjete kur i moret interviste per 10 vjetorin e fiksit bari falliut me i poshter nga si ke thene ti edhe se mender kryeministri

  4. Denisi says:

    Fiksi dhe Z.Cakuli marin miljona urime nga te gjithe shqiptaret e ndershem ne te gjithe boten,nuk ka c’i duhet nje urim nga nje grup hajdutesh,sekseresh,vrasesish,kercenuesish,kondrabandistesh,ryshfetxhinjsh,etj,etj…..Urime edhe nje here FIKS FARE EDHE Z.CAKULI.Keni me vete miljona shqiptare….

  5. Taulant says:

    Eshte fat qe kemi nje emision te tille.Bile ky emision eshte nje luks I madh per shoqerine shqiptare….Faleminderit.

  6. Meri says:

    Ky riko trapi te mesoje shqipen se pari, çudi si mer guximin te shkruaje nje rob si ky!

  7. Valter says:

    Per mua keta jane balli i opozites qeverisese, ju lumte Filip se bashku me ekipin tuaj!!! Vazhdoni ne rrugen qe keni se do te jet pak e gjat derisa te kemi ne drejtim siç thua edhe ti keta injorant enciklopedik (shumica ashtu jane). Populli eshte me ju por fatkeqesisht siç thua edhe ti i ka pllakosur varferia dhe skane mundesi qe te informohen dhe te shkollohen.

  8. Silva says:

    Urime z.Cakuli per emiosionin FiksFare si dhe per Festat e Fundvitit ,Gezuar!SUksese te metejshme ne misionin tuaj me shume VLERE ! Ky emision sherben si “nje drite ne tynel” per shoqerine shqiptare!Ju pergezoj!

  9. Silva says:

    Gezuar dhe urime z.Cakuli! Per mua emisioni tuaj eshte MISIon i rendesishem per shoqerine shqiptare,”nje drite ne tynel”,nje opozite e vertete qe nuk ben pazare per votat e fushata te kota dhe me kosto…Ju faleminderit!

  10. refa says:

    Gjithsesi pajtohem me ty RIKO. Mjekrra nuk i mbulon mëkatet e Ca(k)a.it!

  11. As. says:

    Disa lexus ende nuk e kuptojne rendesine e debatit, nuk i behet kundeshti frymezusit te debatit por ideve dhe qendrimeve te tij ne lidhje me temen qe debatohet. Te gjesh te meta te Filipi, si tek kushdo, eshte gje e thjeshte, por c’rendesi kane ato per jeten publike. Te gjesh dhe te kritikosh te metat e administrates publike, kryeministrit , qeverise etje, eshte ne interes publik, prandaj duhet pergezuar Filipi dhe te tjere. Filipi nuk eshte marre ndonjehere me jeten private te kryeministrit ose te ndonje tjetri, sic merret Ay me te te gjitheve.
    Jep mendim per ceshtjet qe ngre Filipi dhe jo per Filipin si individ. Sot eshte Filipi me mjekerr neser do te jete nje Filip pa mjeker. Bllokimi i ekonomise shqiptare nuk vjen nga fakti ne se Filipi mban apo jo mjeker. Se po te jete e vertete se te keqiat ne Shqiperi vijne nga mjekra e Filipit, ai i ruan ne cast te gjitha.

  12. elinor says:

    Hahaha, i madh Filipi! Saliut do t’i kete dale tym nga veshet kur i ka lexu keto.
    Vini re se mendimin e Filipit per opoziten duke cituar nje president amerikan: “nuk mund te presim te na cojne ne liri me jastek me pupula”. Jo per gje por na lujtet mendsh duke pretendu se metodat “demokratike, evropiane” te Rames jane ato te pershtatshmet per te rrezuar saliun.
    Nuk ta dhuron kush lirine; ajo merret me force! Kur nuk ke force e kellqe, deklaron se gjoja na qenke “demokrat dhe me standarte evropiane”.

  13. Filip Perleshi says:

    Filip, URIME NGA ZEMRA për vitin 2013. Ke shume te dejte kur shkruan se “eshte e turpshme per koleget… qe ia bene mikrofonin shtylle kurrizore” Ky eshte nje turp per median dhe sidomos per ato qe mbajne qendrime kritike ndaj qeverise. Po na dhembin syte perdite dhe duke e lidhur çdo lajm me Berishen me zë e me figure.
    Te dale nje TV dhe te bojkotoje gjithe veprimtarine e qeverise. per nje dite, nje jave a nje muaj.

  14. G says:

    Bravo Filip, bravo Saimir e Doktor. le te lehin qentye, ju vazhdoni perpara.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

  15. G says:

    Bravo Filip, bravo Saimir e Doktor. le te lehin qente, ju vazhdoni perpara.
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/04/zogu-berisha-puq-puq-97.html

    1. ronald says:

      Më duket se e paske vendin në spital të psikiatri sepse paske halucinacione. Ku jan ata qen o mjeran!!!!????

      1. refa says:

        Une jam njeri prej tyre o ronald

  16. sorge says:

    Mender Etika!
    Nje injorant si ty,kurre nuk mund te vleresoje nje gjigand te HUMORIT E SATIRES si Filip Cakuli!!!
    E shumta ti mund te japesh mendime vetem ne se te kerkohet se si pastrohet HALEJA ne fshatin Vicidol(ne se ka)!!!

  17. tani says:

    “injoranca enciklopedike” eshte togfjalesh antonim i “kultures enciklopedike”. kur nje njeri ka nje kulture dhe diapazon dijesh shume te gjere, qe perfshin disa fusha (shkence, art, kulture, histori, gjeografi, astronomi etc), pershkruhet si “njeri enciklopedik” ose me sakte njeri me “kulture enciklopedike”. i kunderti i njeriut me kulture enciklopedike eshte ai me “injorance enciklopedike”. serisht eshte simbol per te treguar se injoranca e tij nuk eshte e mjaftuar vetem ne nje fushe po ne shume te tilla (per mos te thene ne gjithcka).
    me falni qe po j’ua them po pamundesia juaj per te paralelizuar dy shprehje tregon se keni nje kapacitet te ulet mendor dhe jo shume te zhvilluar. jeni akoma ne fazen qe duhet te lexoni e te degjoni me shume, pastaj te jepni mendime dhe opinione. ne kete menyre nuk do j’u rrezoheshin “argumentat”.

    1. Hithri says:

      Bravo Tano cja bere paq!

      Sa per ty riko, kalo kufrin e shko andej nga ke ardhur se s’je i mirepritur ketu or 80lekshi i vicit te dolit!

  18. Dardan says:

    Filipi eshte njeri i mire dhe programet e “Fiks”-it ai i than fiks. Natyrisht qe me pelqen programi i tij, vec dua te shotj dicka si vrejtje per “te madhin e Fiksit” Cakuli. – Deshe dhe e the ” siç ka thënë një shkrimtar i madh anglez i shekullit të kaluar, Suifti”, apo te shpetoi padashur sepse Jonathan Suift (Jonathan Swift, me pseudonimin Isaac Bickerstaff) ka lindur me 30 Nentor 1667 Dublin, Irlande dhe ka vdekur me 19 Tetor 1745 po ne Dublin, Irlande, shkrimtar ango-irlandes, ose ndoshta ke dashur te thuash shkrimtar i shekujve te kaluar. Pra, kujdes se nuk ta harrojme ate qe ti haje 2 pula, shoku yt hante 0 pula dhe i binte mesatarishte qe te dy hanit nga nje pule.
    (2 + 0): 2 = 1.

  19. sali says:

    pershendetje gazetes tema.desheroja qe nga ju[gazetar a stafi gazetes]te delte nje propozim per te gjiyh kryetaret e bashkive te vendit qe;TI JEPET QYTETAR NDERI E MISIONIT FIKES FARE per kontribut te shquar per informimin sakt e real te publikut.

  20. edi says:

    Ky eshte nje filogrek antishqiptar asgje me teper

  21. Horri i Bulevardit says:

    Imagjinoni qe Saliu ti coj pershendetj dy personave si Cakuli dhe Baze, persona qe e kane bere me dhimbje koke qe as ilacet qe mban Liria ne cante, si bejne derman Saliut.
    Fiks-Fare eshte fiks fare ske cfare te thuash me teper, vetem shikojeni dhe shifni realitetin e mrekullise berishiane.

  22. gjon says:

    Per mua emisioni FIKS FARE eshte keshilltari me i sinqerte i QEVERISE,e tmerre i hajduterise.Por meqe QEVERITARET jane hajduta vete nuke kane si ta duane.

  23. franck says:

    Me vjen mire qe ne vendin tim ka akoma gazetar si ju te talentuar
    dhe kurajoz qe kane guximin te na thone te verteta. BRAVO

  24. Era says:

    Fiksi eshte bere per fiks!!!

  25. Etika says:

    Fli i qete,o shoku Lipe,se ta paskan pastruar biografine.I degjon Sorgen dhe Tanin qe i vete zeri ne ere duke folur me Etiken dhe Etika eshte zhdukur prej aty.Degjo dhe Hithrin qe pergezon Tanon qe ia beri mire Etikes dhe etika s’shihet fare.Ka komike,por ka dhe “komike enciklopedike,o shoku Lipe…”

  26. etika says:

    Po riko ku eshte qe i drejtohen komentuesit me siper?

  27. BUJAR U.S.A says:

    Per mua qe jam nje lexues i rregullt i Temes i madhi F.Cakulli duhet te marre dekoraten e larte NDERI I KOMBIT sepse punen e tij nuk e ben asnje.Si ai ashtu dhe Saimiri me Gentin bejne nje pune te shkelqyer.Ju lumte ketyre Shqiptareve te vetem qe kane nje kurajo te madhe.Urime e jete te gjate i uroj.

  28. etika says:

    Ku eshte Riko,qe i drejtohet ky Hithri?Hajde komedi,hajde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje