Dyzim i rrezikshëm i një Princi republikan

3 Janar 2013, 12:19Politika TEMA
Dyzim i rrezikshëm i një Princi republikan

Nga Arben Manaj

Si qesharake filloi Monarkia shqiptare e tipit D.I.Y (Do It Yourself) në 1 shtatorin e largët të 1928-ës, dhe si e tillë vazhdon edhe sot e kësaj dite, për fatin e keq të asaj ç’ka ka mbetur prej saj.

Nëse ish-Mbretit Zog edhe mund t’i falej grotesku i gjesteve të kompleksuara të një Monarku oriental pa gjak blu, nuk i falet nipit të tij me prejardhje të përgjysmuar dhe arsimim oksidental të sillet si republikan, dhe jo siç pretendon zyrtarisht, si monark konstitucionalist.

Dhe çuditërisht së fundmi të gjitha prononcimet e karakterit nacionalist, vijnë gjithmonë nga përfaqësues të pushtetit të sotëm politik. Arsyet gjenden tek fjala elektorale dhe është e mjaftueshme të lihet këtu dhe me kaq ky aspekt.

Si çdo shqiptari 100 përqindësh, 50 përqindësh apo edhe 1 përqindësh në gjak, madje edhe atyre të natyralizuar, parimisht i lind e drejta natyrale, pa asnjë diskriminim për të mbrojtur të drejtat kombëtare shqiptare.

Por kur ky shqiptar apo shqiptare deklarohet politikisht në kohën kur ndjek publikisht një mision politik të caktuar, ndryshon puna, dhe shpesh rrezikshëm.

Princi Leka, pinjolli i Mbretërisë ndoshta më të re në Evropë, të ardhur në jetë me kubikë, edhe pse zyrtarisht më e reja mbahet ajo e 1929 në Belgjikë, në mënyrën më bizare, sot dhe vitet e fundit, është një monark i shndërruar në një zyrtar administrate publike me kohë të plotë i një Republike, edhe pse me tipare monarkike në funksionimin piramidal.

Ai, për arsye që jam i paraprirur të mendoj se janë të natyrës së mbijetesës politike dhe financiare, sakaq edhe të irrelevancës në rritje si faktor në skenën politike shqiptare, i dorëzoi çelësat e Mbretërisë në portën e Republikës, duke këshilluar zyrtarisht jo si i jashtëm, por si nomenklaturë, Ministrin e Jashtëm dhe tash Presidentin e një Republike.

Nëse ia tregon një dyzim të tillë dikujt në Angli, ku ka studiuar në një Akademi Ushtarake prestigjioze si ajo Sandhurst, vetë Princi Leka do të shpërfillte si një një njeri pa sens humori, edhe pse do thoshte “this is a joke”.

Por mos-sensi i humorit siç kuptohet, nuk qëndron tek rrëfimtari sesa tek personazhi real i një përralle shqiptare me Mbretër. E me keq akoma, po t’ia tregtonte vet Princi Leka një anglezi këtë gjë, vetëm mund të imagjinojë skenën me zgurdullisje sysh.

Si përrallë dhe plot humor, e kanë marrë anglezët e thjeshtë ish-Mbretin tone, edhe për shkak të përkthimit që i kanë bërë emrit të ish- Mbretit Zog nga shqipja ne anglisht.

Jo serioze si Mbretëri e kanë marrë në Angli, vendin që simbolizon më së shumti monarkinë më funksionuese sot në botë,  ish-Mbretin autodidakt shqiptar dhe Mbretërinë e tij.

Kjo vërtetohet sa nga protokolli formal i munguar mbretëror i ish-Mbretit në Londër edhe pse jetoi jo pak në Angli, kur ishte gjallë, por edhe nga protokolli thuajse minimal, për të mos thënë inekzistent gjatë funeralit të Leka Zogut një vit e ca më parë nga Pallati Mbretëror Buckingham në Londër.

Jam interesuar personalisht ato ditë për të mësuar pranë Pallatit Mbretëror, nëse do të shkonte ndonjë pjesëtar i kësaj familje në ceremoninë mortore në Tiranë, për të marrë përgjigjen se Ambasadorja britanike në Shqipëri në atë kohë, do përcillte ngushëllimet në emër të Pallatit Mbretëror.

Dhe për këdo që merr vesh paksa nga diplomacia dhe si funksionojnë familjet mbretërore, të ngeshme gjithmonë për vakira dhe gostira, e kupton nëntekstin.

Që kjo Mbretëri është irrelevante është bërë më evidente, edhe nga braktisja e saj prej vetë pretendentit, Princit Leka, i cili është shqiptarizuar në Tiranën politike, dhe ka kuptuar se nuk ka shanse mbijetese, përveç asaj që është i vetmi opsion në tavolinë; shërbesën ndaj regjimit republikan, në këmbim të bonazës së pushtetit të Berishës dhe të deleguarit të tij në zyrën më të lartë të shtetit, Presidentit.

Ky i fundit, dhe këshilltari i tij mbretëror, e nënvizojnë irrelevancën e tyre edhe me deklaratën e fundit të Princit i prononcohet  në formë si Mbret aspirues, dhe në thelb si këshilltar i Presidentit të Republikës, deklaratë që në çdo shtet serioz, merren si konfirmim i mirëqenë i një politike të mirëllogaritur zyrtare, deri në momentin që del nga goja.

Të mendosh se mund të rivlerësohen kufijtë aktual shtetëror në Ballkan, drejt Shqipërisë natyrale, (ç’ka tingëllon më shumë e besueshme se tek kushdo tjetër në gojën e Koço Danajt dhe vetëm atij), dhe kjo të dalë nga një pretendent i Fronit Mbretëror virtual kur njëkohësisht është këshilltar i Presidentit, tregon se Princi Leka ka nevojë vetë për një këshilltar.

Të bësh deklarata të tilla të papërgjegjshme politike me konsekuenca për marrëdhëniet ndërkombëtare të shtetit , kryetarit të cilit i shërben si këshilltar, pa u konsultuar, shpresoj, paraprakisht me shefin tënd, është të biesh në nivelin e retorikës nacionaliste kryeministrore.

Për më tepër, kjo do të thotë të shkelesh në betimin e çdo monarku konstitucionalist, siç është formuluar madje edhe në betimin që kanë bërë paraardhësit e tij, ku ndër të tjera në atë paragraf thuhet se; “ …ruaj unitetin kombëtar, pavarësinë e shtetit dhe integritetin e tij territorial…”.

Paralelisht kjo do të thotë të braktisësh dhe minosh edhe pozitën e mirëpërcaktuar të Presidentit të Republikës, z. Nishani.

Kjo deklaratë lipset dhe kërkon edhe sqarimin e Presidentit, për te mësuar institucionalisht nëse edhe ai mendon njëlloj si këshilltari i tij në këtë pikë ose jo.

Nëse, është kundër këtij qëndrimi publik, Presidenti të paktën do të duhet të deklarohet publikisht dhe njëkohësisht të gjej një këshilltar tjetër, që nuk i prish punë me dypunësimin, në këto punët elegante të shtetit.

E nëse Princi Leka e bën këtë në kapacitetin e një Princi, i vetmi që ka mbetur në linjë si monarku i radhës, do të duhet të ndaj mendjen dhe të punoj për tu bërë ose Monark i këtij vendi me tradite republikane ose të abrogoj idenë e vetë Monarkisë.

Pas përzgjedhjes përfundimtare dhe c’dyzimit të tij atipik si monark republikan, çdo deklaratë e tij do duhet të lexohet në një kontekst tjetër, nëse do t’ia vlejë, pasi në formën dhe pozitën aktuale, është e rrezikshme nga pikëpamja etatiste.

58 komente në “Dyzim i rrezikshëm i një Princi republikan”

  1. hasani says:

    Sqarim. Kur flitet per Akademine Ushtarake Sandhurst duhet sqaruar qe babai i ketij zullapit ka studiuar atje, ky palla asnje shkolle nuk ka (se sa per mend duket qe ska)

    1. Bejdo Dreni says:

      Kur do e bejme princin Leka CAR?

      1. azemi says:

        CAR eshte tashme
        po synet kur???

    2. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Zoti Manaj.
      Shkrim i perkryer.
      Analiz politike,teper profesionale.
      Respekt.

  2. Kritiku says:

    Cfare po ndodh me ty Arben Manaj? Ti je i dalluar per shkrimet e tua plot llogjike dhe me realizem. Mund te them qe me kete shkrim qe ke bere, me shume je ngaterruar me mendimet e tua. Nje nga konfliktet e medha te mendimeve te tua eshte qe ne nje menyre synon te informosh publikum, duke dhene shume arsyetime, qe Leka nuk eshte ai qe i vete synon te pretendoje qe te jete dhe nga ana tjeter githnje qe i permend emrin i ve dhe titullin “Princ” perpara emrit. Duke e quajtur ti Leken si “princ” ti me dashje apo pa dashje e pranon qe ai te jete “princ”. Por i nderuar Manaj, as ky person qe quhet Leka dhe asnje tjeter qe pretendon qe mund te mbaje nje titull te tille, nuk ka asnje baze ligjore qe ta mbeshtese ate. Ne nuk kemi patur mbreteri ne Shqiperi ne te gjithe 500 vitet e fundit te historise te shqiptareve. Nuk mund te quhen mbreter te veteshpallurit si te tille. Po te nisemi nga kjo llogjike e te qenurit mbret vetem se vetequhesh atehere duhet qe edhe Berishen qe po sundon sikur te ishte mbret, ta quajme po keshtu dhe femijet e tij te quhen princ dhe princeshe. Koha e te vetequajturit Mbret te Ahmet Zogut, mund ta quajme si nje kohe te erresimit te llogjikes kombetare te shqiptareve, por jo Mbreteri!!!!!
    Keshtu qe mjaft me keto tituj, Mbret apo Princ per disa njerez te thjeshte!!!!

    1. Obortari says:

      Mendoj se Manaj Eshte talllur me Emrin Primc kur e quan republikan Dhe e ka bere me sens humori anglez! Nuk Besoj se ka gabuar kur e quan Princ republikan ! Per mua e ka qare! Bravo

    2. e verteta says:

      PER KRITIKUN . TE GJITHE MBRETRIT E BOTES JANE TE VETSHPALLUR NUK I KA SHPALLUR ZOTI.
      SA PER KETE TRASHEGIMTAR TE FUNDIT TE KESAJ FAMILJE MBRETERORE
      QE QUHET PRINC DONI JU SI KRITIK APO NUK DONI . BOTA E PRANON SI PRINC
      NE BAZE TE PASHAPORTES TE PRINCIT QE KA .
      BOTA NUK MERRET ME BUDALLALLIQET E SHQIPETAREVE . QE SECILI SHQIPO DON TE
      SHTOJ OSE TE HEQI DICKA NGA HISTORIA E .VERTETE.

      KY ESHTE NJE DJALE INTELIGENR QE KA STUDIUAR NE ANGLI DHE KA PERFUNDUAR SHKELQYER.
      NUK BESOJ QE TA KENE MBAJTUR ME HATER ,POR E KA MERITUAR.
      MBRETERESHA ELISABET E PRANON NE MENYRE ABSOLUTE PRINC

      JU VAZHDONI DHE BENI BLA BLA BLA ……..

      1. Agim Tare says:

        per E verteta dhe ti je E verteta si puna e Hamet Zogut serbet e bene mbret vetem e vetem qe ti jepte SHENAUMIN,DURSIN DHE SHKODREN,(kaq)domethen vete i shpallur mbret…, dhe ti vete shpallur (e verteta)….Sa per Leken e vogel nuk ka as nje pike gjaku-shqiptar…,sa per shkollen qe ju permendeni! ka shkollen e gjyshit e te quajtur djali i Lekes, gjyshi shkollen spiun-serp…, dhe Leka spiunserb, KAQ ESHTE SHKOLLA DHE MBRETERIA E TYRE….Sala e perdor Leken e vogel dhe Nishan vetem (nje cope leter per te fshire bythen………………….

      2. Ilir Gruda says:

        Mbreti i CARIT….. Ku jane Cari i Rusise, Mbreterit e Serbise,Malit Zi ,Bullgarise etj……………….Vulhumburi CARI jone…………

    3. corale says:

      BRAVO , koment dinjitoz.

  3. Sallate berishjane says:

    Nevoja per kualicione sa me te medha,ka bashkuar komunistet e Milloshit me pretendentet per fronin”mbretror” te familjes Zogu,duke futur ketu ballistet se bashku me konunistet.Pra duke ja vene emrin sallate berishijane elektorale.
    Berisha duke e bere”dalje” e ka emruar keshilltar prane Presidentit,ku mund te luaj rolin e mekembesit besnik te Berishes,per marrjen dhe zbatimin e “direktivave”.Shkurt mekembesit e familjes Zogu po perdoren politikish per vota.

  4. Koz Dynjaja says:

    Ahmet Zogu ishte Mbret i Shqiptareve ,i shpallur me procedura te ngjashme edhe me monarki te tjera ne Europe. (edhe Hollanda pas rreth 100 vjet Republike me asamble u kthye ne Monarki )gjithashtu Zogu u shpall Mbret edhe ne perputhje me Vendimet e 1913 -tes qe Shqiperine e kishin caktuar Principate . Djali i tij Leka i pare u shpall me 6 Prill 1939 trashegimtar i kurores nga Parlamenti me procedura te Statutit 1928- Djali i Lekes pare qe sot i thuhet edhe Leka dyte ose Leka i ri eshte djale Mbreti pra Princ Trashegimtar pa kaluar asnje procedure tjeter sic jane sot ne Austri trashegimtaret e familjes mbreterore . Deklaratat e tij nuk kane lidhje me Presidentin por me frymen e trashegimise qe eshte nga termi Mbret i Shqiptareve ( pra jo vetem i Shqiperise ) keshtu them duhet komentuar dhe jo hajde te gjejme shkak per kundershti . tung

    1. AY says:

      Pirdh, Pirdh se lirohesh!
      Rrnofte Larmadhnia e tij King Bird the First.

      1. adi N.Y says:

        Rroft naltmadhnia e tij Zogu i Pare, poshte komunistat e qelbur qe kalben ate vend,u flitni akoma me gjuhen Enveriste more mashtrusa ordinera.
        Bravo bac Saliut qe i pifsha uje per shendet qe po nderon keto figura te nalta,po nuk jeni ju more qe mbani era qepe qe thoshit Shqiperia e Madhe.
        PO arin qe vodhi Enver Hoxha te krishterve ne Shkoder dhe familjeve te medha ne SHkoder(Bushatllinjte), nuk i permendi. Ka ardhur koha qe rraca e mykur komuniste te zhduket, dhe une vete dua pasaporte Shqiptare, qe te votoj per ate vend qe kane luftu te paret e mi.

        Atdheu mbi te gjitha.

        1. naltmadhnia says:

          MEDERMADHNIA e tij gjyshi i gjinos ka

          mbreteruar ne kohen e injorances dhe

          dhe primitivitetit total por me sa duket

          gjinoja dhe babi i ri i tij jane akoma

          ne endra.

    2. dritani says:

      Ekzakt!
      Por ke harruar ta vazhdosh histtorine.
      Me procedure te statutit te 1928 me 12 Prill 1939 Asambleja Kushtetuese ia dorezoi kuroren Viktor Emanuelit te III i cili u be Mbret i Shqiperise me 16 Prill 1939.
      http://en.wikipedia.org/wiki/Victor_Emmanuel_III_of_Italy

      Pas Viktor Emanuelit III Mbret u be Umberto II. Mbreteria ra me 1948.

      Leka e di mire qe ligjerisht nuk i takon as teorikisht termi Mbret i Shqiptareve keshtu qe ta mbaje ate postin e keshilltarit dhe t’i beje yzmet pasurive qe i vuri gjyshi, Menermreti, me djersen e ballit.

  5. alban4eva says:

    koz dynjaja, Leka mund te jete mbreti jot, por jo i imi dhe i shumices se shqiptareve te tjere.. une nuk dua mbret pinjoll te nje legeni, langaraqi, qe ia mbathi kur filloi lufta, vodhi floririn.. per te mos folur pastaj per menyren si erdhi ne pushtet..

  6. Taulant says:

    Me pelqen vleresimi per Koco Danajn dhe ,idete e tij apo mbeshtetja per to ,meritonte nje artikull me vete.

  7. Koz Dynjaja says:

    Zogji ishte mbret i vete shpallur me mbeshtetjen e njerzve te Geraldines.Ishte mbret per matjanet e dibranet,jo per shqiptaret,or cup i leshit

    1. Koz Dynjaja says:

      Moderatori- mos lejoni te perdoret prezentimi nga tjeter person , ju e shikoni adresen-
      Per zoterijte me siper – Asambleja e 12 Prillit 1939 eshte nje mbledhje e profashisteve shqiptare qe antaret e saj nuk jane votuar asgjekundi- ato vendosen qe kurora e Mbretrise Shqiptare te shkoje tek Emanueli i Italise- me 9 Shtator 1943 Italia kapitulloj dhe nje asamble e zgjedhur kjo tani me 18 Tetor 1943 shpalli te rrezuara gjith veprimet e kryera nga Italia- ekzakt te jashteligjeshme -dhe kemi periudhen gjermane e pastaj . theksoj qe kam shkruar qe Leka i ri eshte bir Mbreti por nuk eshte bere asnje procedure trashegimije…….

      1. dritani says:

        Po Koz vazhdoje tek gjermanet.
        Zhbene cfare ishte bere para 1943 dhe njohen Mbret Zogun i cili rrinte pinte caj dhe luante kriket ne Londer?
        Hitleri c’thoshte?

        1. Koz Dynjaja says:

          Sakte vashdojme – Asambleja e Tetorit 1943 rishpalli Pavaresine dhe rikthej Statutin e 1928- Ne mungese te Mbretit u zgjodhen 4 personalitete qe u quajt Regjenca ku Mehdi Frasheri , Lef Nosi , Pater Anton Harapi dhe Cafo Ulqini keto jane Mbreti per 1944. Forcat gjermane deklaruan qe jane kalimtare dhe do hynin ne Shqiperi se nuk mund tew linin boshllek strategjik por nuk jane marre me problemet e dites ne shqiperi . Pra me ruajtje te rendit dhe administrim lokal etj- kjo ishte pyetja ?

  8. besman says:

    Shqiperia nuk ka tradite republikane o shtaze. Ajo u krijua si principate, pra monarki, dhe si e tille vazhdoi deri me 1925 kur Zogu e beri Republike. Ky qe dhe gabimi i tij i madh. Me 1928 u kthye ne Monarki me vendim te asamblese kushtetuese. pastaj vazhdoi monarki der me 1944. Defakto u kthye ne republike me 1946 pasi kuqalashet e tu vrane dhe deputetet jokomuniste qe dolen nga zgjedhjet e dhunuara te 1946. Tradita e republikes u be shume e forte gjate diktatures se perversit Hoxha dhe natyrisht ishte nje tradite shume e mire klasike republikane ku vendi votonte 99,9 per qind. Tradita e shkelqyer republikane vijoi me Ramiz Aline dhe natyrisht produkti iu pa me 1997, ku u desh te vinte Mbreti i shkrete dhe diten per diell t’i vidhej referendumi dhe te detyrohej te largohej me bajonetat greke te dreltuara ndaj tij. Rrofte rrumpallo-republika shqiptare qe ka krijuar mirqenje per popullin shqiptar.
    Sa per princin o kafshe qe e merrni neper goje do t’u keshilloja ti rrinit perballe dhe ta kuptoni sa te vegjel jeni dhe se ku i mberrini. Ju keshilloj te thirrni ne telefon dhe bisedoni me kongresmenet, senatoret dhe punonjesit e administrates amerikane qe takoi prillin e kaluar ne SHBA dhe do te kuptoni shkollimin e tij. Ai ka edukimin qe ka marre princ Harri me shoke o barinje inferiore qe do mbeteni te tille si gjysherit dhe baballaret tuaj

    hajde tung nga
    new york
    Besman Hoti

    1. Trupa says:

      O besman kafsha po per ty fillon Shqiperia kur serbet sollen monarkun zog si mbret Nga jugosllavia ! Injorant Muti keto. Edhe Ne Nje jork ti! Princ leshi me rroge shqiperie se I Mbaruan florinjt e vjedhur ! Sa mbreter e princa I erdhen n varriminn e te atit Ketij koqes qe adhuron ti malok Muti… Shko ore Bej shuren shtaze

    2. dritani says:

      Besman lexo edhe ti pak histori te kuptosh qe komunistet nuk hyjne fare ne rrezimin e mbretit:
      http://en.wikipedia.org/wiki/Victor_Emmanuel_III_of_Italy

      Komunistet madje para hyrjes ne Tirane e bombarduan godinen e Asamblese pikerisht per aktin tradhetar te dorezimit te Kurores Viktor Emanuelit III.

      Midis atyre “patrioteve” ishte edhe gjyshi i Zhelefines. Tani kjo po rishkruan historine e Shqiperise por ajo nuk ngjitet dot me peshtyme.

      1. Koz Dynjaja says:

        Je fshatar pa toke – Asambleja qe komunistet gjuajten me top eshte ajo e Tetorit 1943 qe po rishpallte pavaresine e Shqiperise dhe hidhte poshte bashkimin me Italine-pse nuk i pelqente komunisteve nuk e dijme ?….ndersa gjyshi i Jozefines ka qene Anetar i Keshillit Larte ne 1924 ku Mbretin e zevendsonin 4 vete dhe ky ishte njeri nga keto ,pra 1/4 e MBRETIT dhe ne 1925-1928 Senator i Republikes – ka vdekur ne 1942……..kaq

        1. dritani says:

          SI cdo kaur nga qyteti nuk kam si te kem toke. Helbete zyrtare te thjeshte…

          Keta ketu sipas teje rishpallen pavaresine!!! E beson seriozisht? Nga kush?

          http://imageshack.us/photo/my-images/115/lefnosimuhlzallarixhafe.jpg/
          http://imageshack.us/photo/my-images/115/lumoskendo.jpg/

          Po ata qe luftonin? (deri ne ate kohe nuk ishin vetem komuniste. apo jo?)

          Ajo kohe i dashur ishte kohe ku duheshe te pozicionoheshe. Per fat, prej atyre te malit dhe jo prej ketyre te fotos dhe ca me pak te atij qe pinte caj Cejloni e luante kriket ne Londer, Shqiperia kaloi ne anen e fituesve dhe jo te humbesve.
          Historite me mbreter mbaruan dhe fatin Menermreti e percaktoi vete. Te tjeret moren shperblimin qe ju takonte per luften qe bene.

          Per gjyshin e Zhelefines&”patriote” flas per 12 prill 1939 dhe jo tetor 1943.
          Pas kapitullimit te Italise “komunistet” (se nuk ishin vetem komuniste) iu afruan Tiranes por keta te fotos me ndihmen e “kalimtareve” u treguan te “shkathet” dhe rishpallen “pavaresine”. Per “komunistet” nuk kishte vend ne kete “feste” pasi ishin pozicionuar kunder “kalimtareve” keshtu qe i futen nje te bombarduar Asamblese dhe u kthyen ne mal.

          Jam dakort se nga keta te fotos ka edhe personalitete si psh Lef Nosi por me thuaj nje vend te Europes ku kolaboracionistet nuk u denuan?
          Fatin e caktuan vete ashtu si edhe Menermreti.
          Kush mendon se komunistet duhej te rikthenin Mbreterine ne rastin me te mire eshte naiv…

          1. Koz Dynjaja says:

            …po more cuno duhej rishpalle Pavaresia nga Vitor Emanueli dhe Italija. Cdo veprim ka procedura dhe ato qe ke ne foto e dinin kete gje. Dhe ato njoftuan nepermjet shtetit Zviceran qe “jemi asnjeanes ne luften boterore ” …kujto mire se ardhja e Anglezve ne Sarande ishte e mirepritur nga ato por jane ato qe mburr ti qe nuk lejuan anglezet te hyjne ne Shqiperi. Kujto filmin “Fortuna “Komunistet nuk lejuan anglezet dhe perfunduam ne Traktat te Varshaves se po te ishte per ato do ishim ne NATO qe atehere. ( lexova vone por do i perseris ne rast ma te pare ) tung

    3. profesori says:

      Sa per kuriozitet ai nuk ka as shkolle te mesme normale po nje shkolle per njerez me probleme mendore qe e ka mbaruar ne afrike te jugut.
      Dhe ai kolegji qe ai e nxjerr si mburoje duhet theksuar se flitet per nje kurs 1 vjecar qe absolutisht nuk mund te konsiderohet dipllome.
      Te sfidoj po me gjete ndonje cope leter qe flet per shkolla normale te ketij djali qe ti e quan princ

  9. x says:

    -oksidental
    -të natyralizuar
    -më bizare
    -të irelevancës
    -funeralit
    -evidente
    -monarku konstitucionalist
    -unitetin
    -abrogoj…etj,etj.

    Shumë njerëz mendojnë se tingëllojnë më të zgjuar nëqoftëse përdorin fjalë “të mëdha”, (nënkupto të huaja). Qëllimi i të shkruarit është të komunikosh me lexuesin. Nëqoftëse lexuesi nuk kupton atë që ti përpiqesh të shprehësh, atëherë nuk ka komunikim.
    Përdorimi i fjalëve të huaja (sidomos në rastin kur në shqip ka të barazvlefshme), s’përbën gjë tjetër, veçse shfaqje të një ngërçi përulësie diturore ose, (kompleks inferioriteti intelektual – mbase mund të kuptohet më mirë me huazime)

  10. x says:

    -oksidental
    -të natyralizuar
    -më bizare
    -të irelevancës
    -funeralit
    -evidente
    -monarku konstitucionalist
    -unitetin
    -abrogoj…etj,etj.

    Shumë njerëz mendojnë se tingëllojnë më të zgjuar nëqoftëse përdorin fjalë “të mëdha”, (nënkupto të huaja). Qëllimi i të shkruarit është komunikimi me lexuesin. Nëqoftëse lexuesi nuk kupton atë që ti përpiqesh të shprehësh, atëherë nuk ka komunikim.
    Përdorimi i fjalëve të huaja (sidomos në rastin kur në shqip ka të barazvlefshme), s’përbën gjë tjetër, veçse shfaqje të një nyjëngërçi përulësie diturore ose, (mbase mund të kuptohet më mirë me huazime – kompleks inferioriteti intelektual)

    Nenshkrim: Megjithëse nga ana drejtshkrimore nuk bie dakort, në përmbajtje ndaj të njëjtat pikëpamje me autorin.

    1. Y says:

      O x! Meqe qenka I marrosur pas drjetshkrimit Dhe meqe qenke I lexueshem si do e perdorim fjalen Facebook nenshqip si Facebook apo libersurrati ! Se mos me thuash Facebook se do me behec Edhe ti Nje nyje Gerc Perulesie diturore pastaj! Pres pergjigje !

      1. x says:

        – Pikë së pari: bëhet fjalë për fjalë te huaja të cilat kanë të barazvlefshmen e tyre ne shqip, përdorimi i të cilave bëhet me qëllim që autori te shfaqet sa më mendjendritur (shih mënyrën e të folurit të Fatos Nanos).
        – Së dyti: fjala “Facebook” është një risi teknologjike e cila duke qënë se është emër i përveçëm nuk ka nevojë të përkthehet, dhe si e tille eshte mbarëbotërore. Prandaj gjuha cilësohet si organizëm i gjallë sepse zhvillohet në çdo moment njëtrajtshmërisht me shoqërinë që e flet atë, me teknologjinë, kulturën, artin. Për këtë arsye është e nevojshme puna e akademikëve, prania e gjuhëtarëve në të gjitha institucionet shtetërore, por sidomos prania e gjuhëtarëve në shtyp, për të korrigjuar nga ana drejtëshkrimore dhe kuptimore, pasi jo të gjithë i kanë njohuritë përkatëse. Ky është një vënd punë që mungon dhe është i domosdoshëm.
        – Së treti: nuk kam vënë në dukje gabime te mirëfillta drejtëshkrimore por një dukuri të rrezikshme të rrënimit të gjuhës shqipe
        në të gjitha nivelet e shoqërise shqiptare, e cila tregon dukshëm zbrazëtine shpirtërore, cekëtine diturore, dhe mungesën e vetëdijes (identitetit nqs do) të shoqërisë sonë.

        1. Vesa says:

          Plotesisht pajtohem me ju, z.(a znj.)” X”. Keni shume te drejte dhe e keni sqarur bukur e sakt problemin, nder me madhoret ne kulturen tone kombetare.

  11. Dashi says:

    Presidenti Bujar Nishani Ju Uron “…. rruget plot kamiona, qiellin plot aviona…..” Gezuar

  12. alban4eva says:

    koz dynjaja, jam dakord me ato qe thua, qe Zogu ishte mbret i dibraneve dhe matjaneve.. por nese e ke me mua ate fjalen “cup i leshit”, besoj se e di vete ku ta fusesh cupin e leshit.. gjithmone nese e ke me mua, natyrisht,.

  13. edi says:

    Shoke dhe shoqe lavdi marksizem-leninizmit

  14. GJATOVINA says:

    O “GJATOVIN”, TI DO KAPUR DHE THYER NE DYSH SI ATO KALLAMAT.

    HARROJE ENDERREN E VETE-SHPALLUR SI PRINC.

    POPULLI NUK DO TE LERE TE HAPESH AS GOJEN, PRIT EDHE PAK SE DO TA
    SHIKOSH KU DO PERFUNDOSH, O HAJDUT TRADHETAR.

  15. banija01 says:

    besman…

    besman enderon sikur je ne New York,po do endren ta besh realitet kam ca te njohur dhe mund te te strehojne po vetem se ata jane komunist.

    Besman Hoti miqte e mi nuk e kan problem se mund te rine me nje tifoz monarkist po ti e ke problem te rish me komunist?

  16. martin says:

    po ky nuk eshte as me gjak shqiptar or mik,gjyshen amerikane hebre me origjine hungareze,nenen nje australiane dhe babe gjysem shqiptar,nuk dua ta mbroj as ta shaj se ky i shkreti nuk i din pabesite turke te shqiperise,po keta qe kemi puro shqiptare si sali serbi e kodoshat e tjere nuk jane me te mire se ky.ky vend ka ik per lesh qe kur vendosi nje karaduze fuks komunist ne kryeose nje qen spiun serb.

    1. e verteta says:

      O POPULL INJOEANR PERSE FLISNI KAQ ME URREJTJE PER KETE PRINC
      GJYNAH QE AI JETON PER HIRE TE GJAKUT SHQIPETAR NE SHQIPERI.
      AFTESITE INTELEKTUALE TE TIJ JANE TE HUMBURA KETU NE SGQIPERI.
      AI ESHTE MIDIS BUDALLENJEVE TE QEVERISE GJITHASHTU MIDIS NJE
      POPULLI AKOMA ME IDIOT DHE INJORANT

      KUR JE NE SHQIPERI NUK E KUPTON INJORANCEN W KETIJ POPULLI
      POR TANI QE JETOJ JASHTE DHE KAM MUNDESITE TE SHKOJ NE SHUME
      SHTETE VEREJ NJE NDRYSHIM SHUME TE MADH MIDIS SHQIPOVE ANADOLLAK
      DHE POPUJVE TE TJERE TE EURIPES SE CIVILIZUAR.
      NJE POPULL QE DIN VEREM TE SHAJ VEND E PA VEND.
      MJERE KY POPULL QE ESHTE KAQ I PA ZHVILLUAR
      SA LARG JENI JU NGA KY PRINC .KA NGELUR PRINCI TA DISKUTONI JU MATUFAT
      E TEMES SE KUSH ESHTE AI .

      1. WANTED KELMENDASI says:

        OR KELMENDAS PREJ TROPOJE I LUGUT TE ZI.
        ky fuck princi nuk di me shkrujt shqip qe eshte ofendimi me i madh qe i behet nje kombi dhe ti o felliqsire shika sa here e ke masakruargjuhen shqipe A MOS DI ME MIRE SERBISHT:
        1-INJOEANR
        2-SGQIPERI.
        3-W KETIJ
        4-TE EURIPES
        5-VEREM TE SHAJ

        JE KOMENTUESI QE BON MA SHUME HAJGARE NE KETE FORUM.DO JETE DITE ZIE PER LEXUESIT E TEMES KUR TE MOS SHKRUASH ME KETU SE MBARON HUMORI..thanks !

        hajde tung nga
        new york
        Hesman Koti

  17. albanian american eagle says:

    fakte nga enciklopedia angleze per pjatalarsi dhe qeneflarsin besmut huti

    King of the Albanians
    In 1939, Victor Emanuel assumed the crown of the King of the Albanians. Italian forces invaded the nearly defenseless monarchy across the Adriatic Sea and caused King Zog I to flee. The Italian invasion of Albania was generally seen as the act of a stronger nation taking unfair advantage of a weaker neighbour.

    In 1941, while in Tirana, the monarch escaped an assassination attempt by the 19-year-old Albanian patriot Vasil Laçi

  18. Gjatovina says:

    O “GJATOVIN”, TI DO KAPUR DHE THYER NE DYSH SI
    ATO KALLAMAT.

    HARROJE ENDERREN E VETE-SHPALLUR SI PRINC.

    POPULLI NUK DO TE LERE TE HAPESH AS GOJEN, PRIT EDHE PAK
    SE DO TA SHIKOSH KU DO PERFUNDOSH, O HAJDUT TRADHETAR.

  19. njeriu says:

    a mundet te shkruash me thjesht mor zotni. ti mire e ke po mos na lodh trurin te kuptojme fjalite e tua te nderlikuara, sikur ca po thua. bjeri shkurt plako.

    1. Njeriukafshe says:

      O ti qe quhesh Njeriu! Nuk Eshte gazeta tema vend per ty e para . E dyta ti je me kater klase shkolle Dhe e treta gazetaria Nuk Eshte Muhabet Kafeneje! Shko futi Nje teke lali se sje per ketu ti he te keqen! Naten

  20. mbreti i Brrakes says:

    FATKEQESIJA-Shtypi ka 22 vjet qe meret me princer,fatosa,ilire,pandelinj,berisha ,meksa e me the e te thashe.Kjo ben qe ata te ndihen mire e te mendojne qe pa ta jo vetem ky vend -fshat por tere Bota nuk mund te egzistoje.Per popullin e arratisur nuk flet me njeri prsandaj do na rrine hypur mbreterit ‘salih’

  21. udheheqesi says:

    Sot eshte ne plan te pare te quhesh PARAXHI,te tjerat jane per tu dukur e per ti bere qefin vetes.Edhe i madhi i legalitetit
    zoti Eqerem Efendiu eshte per mbreterine ,por eshte zv/minister i republikes. Kurse i ashtuquajturi princ qe nuk paguan dot dritat e ujin bene si i thone,po nbreterine s’ka per ta pare kurr me sy.Edhe
    sikur te vije ne krye te mbreterise si erdhi gjyshi i tij,e kane zene radhen te tjeret. Si perfundim dua te them se nuk ka rendesi ne je republikan apo mbreteri ,rendesi ka te te vijne leket ne shtepi.

  22. SKENDER BEU I VJETER says:

    PIRDH KOZI TE CFRYESH.THOTE ESHTE MBRET PO SKA KURORE.KURORA ESHTE NE VEND TJETER ,REND SI LYPES KY I GJORE,KUR TE GJITHE JEMI MBRETER.MRETER SHPALLEMI QE TE GJITHE PO TE DUAM ME TREQIND FIRMA.GJAK MBRETROR GJITHE SHQIPETARET,PER MBRETRI KEMI VEC VRIMA.DALLKAUKU BEHET MBRET KUR RETHOHET NGA DALLKAUKE,DHE NDROJME EMRIN DORA VET,NGA SALEP NE ZOGJ,FARUKE.BOLL DEGJUAT CMENDURIRA,DIGJNI FRONE EDHE KAREKLLA,QE KUSH RI ME SHUME NE KEMBE ,NE TU THEMI JENI MBRETRA.

  23. genci says:

    E VERTETA…..O E VERTETA …..
    Po sa rende qenke mi karadheshe…..po ai eshte idiot mi….po cfare ka ai qe te duket inteligjent, apo pse akoma ska mesuar shqip akoma….papapappa merreni me mend se cfare i keshillon atij loqes ne krye….hahahahahha shtet lecke, me brek neper kembe….Ai qe me shan ta mbaje mend ai qe shan shan veten hahahahhahaha
    O Leke qa ke ne brek nje revole nje fishek…..ska as dy trapi

  24. nastradini says:

    SA PERULJE PER MBRTERIT ANGLEZE DHE SA FYERJE PR MBRETERIT SHQIPTARE!

    I gjithe shkrimi i zotit Manaj duket si nje fjalim i Enver Hoxhes ne Kongreset e Partise se Punes. Qe duhet rilexuar disa here per te mare vesh se cfare ka dashur te thote. Sepse mileti nuk e ka kuptuar akoma gje a gjezen e zotit Manaj ne TEMA:

    ESHTE APO NUK ESHTE PRINC I SHQIPTAREVE LEKA ZOGU?

    Sepse o milet edhe pergjigja nuk eshte aq e thjeshte. Sepse pas Ahmet Zogut erdhi Italia Fashiste e Musolinit dhe solli Viktor Emanuelin, qe i hyri frika ne bark nga shqiptaret dashakeqe dhe atentatore psikopate me nam boteror dhe ja dha nga syte kembet. Mbreterine ja la ballistit Bahri Omari, kunatit te Enver Hoxhes, qe e vrau e vrau pabesisht sapo mori pushtetin dhe e shpalli Shqiperine si Republike Bolshevike me terror dhe hanxhar ne dore. Me pas u be Mbret i pashpallur dhe sundoi si nje feudal mesjetar per 50 vjet me radhe duke e lene ne fund te jetes Shqiperine krejt te falimentuar dhe shqiptaret si kafshe pylli. Pas Mbretit Enver Hoxha i vjen radha Mbretit Sali Berisha qe vazhdoi edhe ai me kauzen e Partise se Punes duke vrare, vjedhur dhe mashtruar si paraardhesi i tij. Ne 1997-n shqiptaret e rezuan kokeposhte dhe zgjodhen per Mbret Fatos Nanon, por te deshperuar nga zullumet e tij e flaken ne Vjene si pensionist dhe sollen Saliun perseri ne fronin Mbreteror. Dhe Sali Mbreti kete radhe i ra me top. Bashkoi ne nje kazan roajaliste dhe republikan, legaliste dhe ballliste, demokrate dhe komuniste dhe gatoi PD-ne e tij me gjithe spektrin politik. Te gjitheve u ka vene litarin ne qafe dhe u leshon nga nje kocke me pikatore. Kete po ben edhe me trashegimtaret e Ahmet Zogut per te te krijuar pershtypje ne Boten Konservative qe Mbreteria e tij eshte legjitime dhe trashegimtare e Mbretit te Pare shqiptar Ahmet Zogu. A eshte vertet keshtu? dhe Ka kush t’i besoje? Veshtire mund te gjesh, por Saliu ka durim derri si tropojan qe eshte dhe nuk tutet. Vetem pret rastin e volitshem. Se letrat jane fet e fet bejne FEBELET dhe SERVLET. Prandaj edhe nastradini thote qe:

    LEKA ZOGU NUK ESHTE PRINCI I SHQIPTAREVE TE SOTEM.

  25. misionari says:

    Z. manaj shkruaj shqip, e dime se kur baboai yt ishte ne oborrin e Enver Hoxhes ti studiove ne degen e preferuar te Aglishtes; tani, kthehu tek gjuah shqipe. Ne asnje fjalor te shqipes nuk e gjen fjalen: irrelevante

  26. lili says:

    kontradktat ne mendjen e autoori jane rezultat i edukimit nga baba i tij!mendje e intelekt alla enver Hoxha!
    kerkoni qe ky te jete vetem qytetar,ok, edhe ia mohoni te drejten per te marr pjese ne jeten shoqerore si qytetar!ky ka te drejte me votuar me u zgedh,si qytetar ne cdo post te republikes se shqiperise,sipas kushtet euvrpiane,zotni manaj,qofte me 100% gjak shqiptar,qofte me 0% derisa sa ka nje pashaport shqiptar,te cilin Shteti shqiptaria ka dhane(me ndihmen e socialisteve me duket!)…Pra ky ka drejte te jete keshilltar i presidentit ,ne qofte se presidenti e zgedh sipas legjeve shqiptare!Pra mesohuni pak me vepruar ligjerisht e jo me revanshizmin alla enver hoxha!Do te tregoni atehere ma evropian se me huazimet pa lidhje te fjaleve te huaja me na impresionuar….
    Ky eshte Princ ,pasi eshte pjese e Historise se Shqiperise,deshtet s’deshtet ju!U munduat shume_e sidomos baba juaj_ per me fshih kete pjese te Historise(Monarkine) edhe pas 70viteve prape po mundohenicka tregon se sa shume ju ka impresionuar kjo pjese e Historise-apo sa shume vuani pse s’ishit pjes e nomenklatures se saj ?__Ky sot eshte Princ per ata qe e njohin Shtetin e tyre edhe nderojne Historine e tyre,per zagaret pa histori ky eshte nje qytetar si ju,me te dretat si ju!Po ju nuk do arrin kur me fshi neper bote titullin e tij si Princ leka,deshtet s’deshtet!
    Sa per dyzim republike e mbreteri,trashigimtari i austrise,Otto i hasburgve,per ju informojme se ishte deputet i Parlamentit austriake edhe deputet ne Parlamentin evropian edhe sipas bindjeve pesonale disa e kane pas thirrur zotni hasburg,disa me titullin e tij te monarkut hasburgian;Pra nuk ju imponohet as juve t’i jepni titullin Princ(po duhet pak guxim qytetar !)
    ky ,thjesht,sa te jete gjalle do te jete princ per monarkistet shqiptare,deshti apo s’deshti edhe vete ky,sepse trashegimia e emerit i imponohet edhe ketij,si juve!
    edhe sa i perket kufive,cdo shqiptar duhet te kete kete preokupim_ edhe kjo nuk do me thane lufte pa tjeter_ po vetem kerkim te nje te drejte elementareqe i takon cdo kombi te drejten per vetevendosje,nje e drejte bazike ne kartat evropiane!pra ne qofte se nje dite kosova vendos me u bashkuar me shqiperine,kjo eshte nje e drejte qe vendosim bashke me kosoven edhe nuk pyetet grekia apo serbia…Pra ne punojme per kete arritje,qofte tu martuar bashke qe femijet tone t’i prin bashkimit,qofte to ba politike!!!
    sa per anglezet_ qe ndihmuan aq fort baben tuaj me ardhe ne pushtet,eshte vertet nje idiotia e radhes:te gjithe e dime se anglezet kishin planin me nda shqiperine ndermjet serbise edhe grekise(lexoni the great betrayal,te lord bethellit, edhe kujtimet e vete churchillit per te kuptuar pse ai ndihmoj komunistat!) Duket se prape ju kane gjetur juve,djali i bashkpunetorit te tyre dje per te vazhduar punen antishqiptari!
    Dje me kujtohet se shume si ju thojshin kufite e yougoslavise nuk ndryshohen:u ndryshuan e mire edhe ne fituam !edhe kufite e 1913shit do te ndryshohen nje dite,sepse jemi ne aty,jemi ne qe jetojme padrejtesisht neper 4 shtete,prandaj ne do luftojme per kete ndryshim kufijsh,me ndihmen tuaj e te Princit,apo pa ndihmen tuaj e te Princit!
    Edhe si pergjegje per DIY po ju tham USA:united states of Albania;)!

  27. Adhetari says:

    Po i drejtohem atyre qé kané humbé pusollén dhe mbajné llojé llojé parulla me discreditue njé pjestarin e familjes mretnor.Ju hala mendoni si né kohén e Enverit dhe té Nexhmijes.Mberni shembullat té Republikve european ku ish familiarét teshégimtar mbretnor kané mbajté titullat e tyre dhe respektohen nga publiku.Madhésiné e Francés e kané ba Mbretérit,.Sot disa antarét té familjave mbretnore n’Evrope jané né shérbim té poullit dhe me aftésité té tyre shérbojné shtetin amé.Né Shqipni kimi Princin e Ri qé punon né shérbimin e Shtetit shqiptar si Késhilltari té Presidentit;ajé dhe duhet té respektohet.Me shpifje dhe me shame ,ata qé pérdorin lugatin(fjaloren)e Enverit nuké ja mushni mendjen e njerzévet me kultur,vetém xhahiliet i mshtroni.Karshi té hujvet duhet qé ne Shqiptarét ta vlersojmé rolin e çdo bashkadheterit qé contribon né favor té zhvillimet kultural, economik dhe politik t’adheut toné.Pér té kaluemen historianté vetém jané né gjengje me ba barazime pér ritjes kombetare e kombit né kohén e monarqisé.

  28. mergim tari says:

    Shqiperia eshte Republike.

    Nese ky GOMAR sillet si trashegimtar i “FRONIT”
    atehere duhet te denohet ne baze te ligjit, edhe me
    burgim, pasi ka shkelur Kushtetuten e cila percakton
    se Shqiperia eshte REPUBLIKE…..

    Dikush duhet ti permende BURGUN ketij zarit, ti thone
    qe ti mase mire fjalet se do te pefundoje pas hekurave.
    Pastaj ta shikoni, a do te dale te flase me ky gerdalla
    e gjate si gjilpera me koke apo jo…..

    1. Matiani says:

      Mérgimtari,gomar je veté se nuké i di rregulat.Princi ashté trashgimtar i frontit mbretnore,né rasté se populli ,njé dité, voton pér monarkiné ,ajé doté plotésojé két detyre.Mbos harro se reforandumin e vjetit 1997 e vodhén miqté té tujé enverista-socialista,populli kishte voto né favor té Mbretnisé.Sot té githé mrbetnorét respektojné Republikén shqiptare. Ajé qé nuké pranon njé sistem ose tjetér ka drejté me e shprehé mendimin e tij,po jo si shoké té tujé qé po shajné dhe pérdorin shpifje dhe akuza pa bazé kundra personit té Mbretit Zog I dhe familjes tij.Qeveria shqiptare, aju pélqen ose nuké ju pélqen, e respektojé me nderime personazhén historiké té Mbretit Zog dhe i vlersojé veprat e tij.Kjo ashté fakté qé bota zhvillueme e ka pa (si shembull Republika franceze me 14/11/2012 né Paris pér transferimin e eshtrave té Mbretit Zog orgabizojé né varezat té Thiais njé seremini jashtézakunshém dhe nderrojé figurén e Mretit Zog me protokol ushtarak..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje