Një milionere u mëson fëmijëve vlerat e vërteta të punës

5 Janar 2013, 12:53Lifestyle TEMA

Një milionere kineze po punon si pastruese rrugësh për shkak se ajo do që fëmijët e saj të mësojnë vlerat e vërteta të punës.

Yu Youzhen, 53 vjeç, pronare e 17 apartamenteve, u bë e pasur kur nisi bumi i ndërtimeve në Kinë.

Por në vend që të shijojë pasurinë e saj, ajo zgjohet në agim gjashtë ditë të javës për të pastruar rrugët në qytetin Wuhan.

“Dua të jem një model për djalin e vajzën time. Nuk dua të rri ulur dhe të shpenzoj pasurinë time,” tha ajo.

Ajo tha se nuk do t’u japë fëmijëve të saj përshtypjen se kur je i pasur, jeta është kaq e lehtë.

“Një stil i tillë jetese do i dëmtojë ata në periudha afatgjatë”.

Të dy fëmijët e saj punojnë. Djali është shofer dhe merr rreth 300 euro në muaj, kurse vajza e saj merr rreth 400 euro në javë.

Yu fiton rreth 160 euro nga puna që bën si pastruese.

7 komente në “Një milionere u mëson fëmijëve vlerat e vërteta të punës”

  1. Rrofte Shqiperia says:

    Ne bibel thuhet qe: Lemoshen qe jep me doren e majte, mos ja trego popullit me gishtat e dores se djathte. Kjo zonje ska cfare te fitoj me teper nga parate, dhe tani eshte duke kerkuar vetem fame nepermjet veprimeve te tilla.

    http:// gazetakuqezi.com/behuni-fansa-te-kuqezinjte/

    1. Keta jan komunista. Ti kisha qen un milioner e kisha fut vajzen me dhan msim e me fitue 10 euro n’muj. Kurse djalin e kisha ba konsulent konsulencash e fitue 400 milon ne vit. Duhet me mar shembull nga virtytet e Doktorit.

  2. GR says:

    E pergezoj zonjen me lart, mgjthse ajo nuk eshte e para per te dhene nje shm te atille , kryeministri yne e ka dhene ate shm shume para saj , duke qeverisur shqiptaret e “pandreqshem” dhe u ka dhene shm bijve te tij , se une qeveris vendin , ju vidheni ate , se pa korrupsion , vjedhje , mashtrime etj nuk shumohen leket .Pasi si zonja ne fjale , eshte i rendesishem ky shm per te ardhmen .Ama shm shqiptar ndryshon , pasi qe femijet e shm tone , nuk kane nevoje te punojne me per sa kohe te jene gjalle , madje madje as femijet e tyre .
    ZOTI e bekofte shqiperine dhe u ndricofte mendjet shqiptareve me 23 qershor .

  3. vlora 1912 says:

    Ndersa ne Shqiperi hajdutet pushtetar/politikan (Sale, Iliri…) pasi kane vjedhur popullin e kalojne kohen me pushime lluksoze, neper restorante duke pire dhe i mesojne femijeve te tyre te vjedhine me shume se cfare ata kane vjedhur.

  4. valter says:

    Shpresoj ta kuptojne edhe keta tanet…

  5. gallata says:

    Nena per 160 euro ne muaj pastron rruget.Djali shofer 300 euro ne muaj. Vajza 400 euro ne jave (!) fik e ndez semaforin ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje